Eliot Engel kritikon trajtimin e Kosovës nga presidenti Donald Trump: Diçka nuk shkon

28 Mars 2020, 09:32Rajoni TEMA

“Diçka nuk është në rregull me politikën amerikane ndaj Kosovës dhe kjo duhet të ndryshojë”, thotë kongresisti i shquar pro-shqiptar.

Nga Ruben Avxhiu

Në një deklaratë të lëshuar të premten në darkë, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, Eliot Engel kritikoi presionin që qeveria amerikane ka ushtruar ndaj Kosovës, në një kohë që nuk ka marrë asnjë qendrim ndaj Serbisë, pavarësisht prej blerjeve të armatimeve të rënda ruse dhe fushatës së anullimit të njohjeve të Kosovës.

Pasi ka folur për miqësinë e palëkundshme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, kongresisti Engel ka nënvizuar se për të nuk ka rëndësi kush e qeveris Kosovën, sepse ai është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë.

“Kjo është edhe pse kam qenë gjithnjë e më i shqetësuar me taktikat e dorës së rëndë të përdorura nga Administrata Trump ndaj Prishtinës. Departamenti i Shtetit ka kërkuar prej kohësh që Kosova të heqë tarifat e saj ndaj Serbisë. Mirëpo, kjo Administratë vendosi të përdorë ndëshkimet ekonomike vetëm pak javë pasi qeveria Kurti kishte filluar punën. Në vend që ta lejonte qeverinë e re që po përballej me pandeminë, që të emëronte njerëzit e saj në agjensitë dhe të instalonte procedurat e saj të brendshme, SHBA kontribuoi në një krizë politike në Prishtinë për shkak të tarifave ndaj Serbisë”, tha Engel.

“Ka arsye të mira që Kosova të heqë tarifat, sidomos ngaqë ato më shumë po e dëmtojnë Kosovën sesa po i japin influencë për të arritur një marrëveshje paqeje me Serbinë. Mirëpo, pavarësisht nga këto, tarifat janë një mjet legjitim i çdo vendi sovran. Si të tilla, ato imponohen në mbarë botën nga vetë Presidenti Trump si ndaj miqve ashtu edhe ndaj armiqve për arsye ekonomike e politike”.

“Në vend që të përdorte taktika shtrënguese ndaj një vendi mik që mbështetet te përkrahja jonë, Shtetet e Bashkuara duhej të kishin punuar me durim me qeverinë tani-në-largim të Kosovës – ashtu si kërkoi të punonte me qeverinë e mëparshme – për të përmirësuar politikat që sjellin begati dhe një paqe jetëgjatë. T’i imponohesh një demokracie të vogël është një sjellje prej bulli, jo prej partneri të pjekur. Pavarësisht nga kjo, unë do të vijoj të bashkëpunoj me çfarëdo qeverie që do të zgjedhë populli i Kosovës, tani dhe në të ardhmen”, tha kongresisti.

“Për më tepër presioni i ushtruar mbi Prishtinën për tarifat e saj është qartësisht i njëanshëm. Diplomatët serbë po bredhin në mbarë botën duke i shtyrë vendet që të anulojnë njohjet e Kosovës, ndërsa Serbia është duke thelluar marrëdhëniet me Moskën duke blerë armatike të shumta ruse. Në fakt, sipas Aktit të Përballimit të Kundërshtarëve të Amerikës Nëpërmjet Sanksioneve (CAATSA) të miratuar nga Kogresi në vijim të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016, këto blerje armësh kërkojnë që Administrata t’i vendosë sanksione Serbisë. Jo vetëm që nuk i kemi vendosur sanksione, por as që i kemi kërkuar Serbisë që të ndalojë përpjekjet për anullimin e njohjeve “.

“Diçka nuk është në rregull me politikën e SHBA-së dhe na duhet ta korrigjojmë. Mund ta fillojmë duke drejtpeshuar qendrimet tona ndaj Serbisë dhe Kosovës. Duhet të punojmë me aleatët tanë europianë që t’i trajtojnë të dy vendet si partnerë të pavarur dhe sovranë. “Më tej, SHBA duhet të rifillojë menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet Koroporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC). Modeli MCC është bazuar në një objektiv, tregues të mbështetur nga të dhënat, dhe një kompakti të rënë dakord së bashku ndërmjet SHBA-së dhe vendit përfitues. Përdorimi i kësaj ndihme sim jet shantazhi për punë që nuk kanë të bëjnë fare me MCC-në apo misionin e tij e shtrembërron këtë agjensi thjesht në një mjet tjetër presioni për të përfituar – pikërisht e kundërta enarsyes së ekzistencës së saj.” u shpreh në deklaratën e tij kongresisti Engel.

15 komente në “Eliot Engel kritikon trajtimin e Kosovës nga presidenti Donald Trump: Diçka nuk shkon”

  1. Eri says:

    Kokparrukja eshte rrezik jo vetem per Kosoven po per gjithe globin.Vete Amerika duhet ta heqe nga posti i presidentit se do te kete pasoja per vete amerikanet nga ai psikopat.

    1. Ilir says:

      Mero dhe te tjeret qe… per arsye qe i dini ju, sulmoni Albinin… Meditoni! (nése interesat e kombit i keni primare). Albini ka gabim vetem lidhjet ne Shqiperi, per te tjerat ka 100 % te drejte.

  2. Albi says:

    Engel ka shume te drejte. Objektivi i Trump eshte nje marreveshje Kosove Serbi para zgjedhjeve, qe ta shese si arritje gjate fushates, pasi ne politike te jashtme nuk ka per cfare te mburret. Dhe kete do qe ta arrije me sjellje prej bulli sic thote saktesisht Engel. Kush mendon se Trump ka qellime te tjera pervec perfitimit personal politik, nuk e njeh dhe nuk e kupton. Duhet pritur me cdo kusht Nentori, me shprese qe Trump te largohet. Perndryshe na presin edhe 4 vjet te veshtira, me dike ne Shtepine e Bardhe qe nuk i behet minimalisht vone per shqiptaret, perkundrazi, i shikon si mall shkembimi per objektivat e tij.
    Mos e njehsoni Ameriken me Trumpin, dhe mos thoni qe Kurti po i kundervihet Amerikes. Kurti po i kundervihet Trumpit qe eshte gati te beje gjithcka qe te kete kapital politik ne nentor.

    1. vang says:

      Ne shume mbeshtetemi dhe mburremi me te drejte me Ameriken por kur veme re ndihmat ne Serbi shkojne jashtzakonisht shume lart ne krahasim me ato qe i japin Shqiperise dhe Kosoves vecanerisht.Shifrat jane aq te medha ne ndryshim me Serbine sa qe nuk justifikohen aspak me aq banore me shume qe ka ne dallim me ne.Pale ti vene sanksione per armet nga Rusia;per prishjen e njohjeve te Kosoves nga shtetet e tjera;nga pabarazia ne kete tregti mallrash dhe shume te tjera me gjate.Kjo nuk ndodh vetem me Ameriken por dhe me BE.

    2. Baton DR says:

      Jo tërësisht i saktë: Trump ne dhe boshnjakët na sheh si koronavirusi mysliman në Evropë….ndërsa serbëy si vaksinën

  3. Aleks says:

    Bravo Engel por fatkeqesisht US jane tashme te pushtuara indirekt nga Rusia dhe gjasme politika business oriented qe eshte nje politike ekspansioni ruso-sllav ne bote. Imagjino kur dhe Grenell nje homoseksual serioz nuk ka asnje problem qe Serbia biznesin kryesor e ka me Rusine dhe Kinen. Kjo eshte fatkeqesisht koha e nje njeriu të keq edukuar, te paditur dhe arrogant si Donaldi.

  4. Liri says:

    KY MUSTAQE MIU ESHTE KONGRESMENI ME MATUF.KUR ISHTE SALIU VINTE CDO MUAJ NE SHQIPERI DUKE I THURUR LAVDE DHE MORI TENDERA NE RRUGEN E KOMBIT.ORTAK ME VUKAJT NE BRONX NE NDRTIME POR JA MBYLLEN SKANDALIN SE ESHTE I MAJTE,DIHET.TANI I VJEN KEQ PER KURTIN.HA HA,TRUMPI I KA NXERE NGA SHINAT KETA BUROKRATE TE KORUPTUAR QE KANE 50 VJET NE POLITIKE.VETEM LLOGJE DINE TE BEJNE.BOTES I DUHEN SA ME SHUME BURRA SI TRUMPI NE KETO KOHE TE VESHTIRA.

    1. çudi says:

      Kush t’i ka pjerdhur kaq keq trute or mik?

  5. Cudia says:

    Ke te drejte vella por keta qe drejtojne Kosoven dine vevse te vjedhin dhe politike wuaj e si te fshehin vjedhjet apo si te ecin rruges te krekosur kur jane dru i kalbet nga mbrenda.

  6. Olimpia says:

    Per fare SHBA eshte shume me e madhe se Trump.Por Kurti duhet te ndiqte keshillat e atyre qe jane realisht te barazpeshuar,si Engel,Merkel etj.Dihet qe politika e Trump eshte per nje Europe te coptuar dhe te dobet,pasi ekonomikisht pas Kines ,eshte BE konkurenti i SHBA…s.Por Kosova dhe Shqiperia duhet ti bejne mire llogarite,pa BE jane ne rruge pa fund.Dhe jam i sigurte qe BE ,pavaresisht nga presionet e politikanet e te caktuar,qofte edhe amerikane,nuk do te lejoje kurre ndryshim kufijsh midis Kosoves dhe Serbise.Ne te kunderten ,do te hapej nje spirale me pasoja katastrofike sepse pothuaj te gjithe shtetet europiane kane hapsira te diskutueshme ndershteterore shume here me te medha se sa ato midis Kosoves dhe Serbise..Nderkohe edhe ne se amerikanet largohen ,serbet nuk do te guxonin kurre te preknin Kosoven pas se ciles eshte Shqiperia,nje pjese e MV dhe BE do ta bllokonte totalisht dhe Turqia do te nderhynte direkte ne konflikt te mundeshem.Prandaj politikanet kosovare duhet te lene besim sodomos ne keshillat gjermane dhe britanike…

    1. Ndroqi says:

      Engel ka plotesisht te drejt,Trump nuk ja ndjen fare per Kosoven,por Albini eshte amator ne politik,dhe delirant me hu ne bythe.Para nje viti u bashkua me opoziten shqiptare per te rrezuar Edi Ramen,dhe eshte i pabesueshem ne bisedime se I nxjer te gjitha ne pazar.

  7. Kozmos says:

    GRUAJA E TRAMPIT ,ESHTE SLLOVENE , QE FLASIN NJE GJUHE ME SERBET . KROATET DHE SLLOVONET, MALI I ZI , JANE RRACE SERBE , PANVARSISHT SE JANE NDARE .

  8. sheshi says:

    Ky kongresmen na eshte bere si Doris Pakc ne ketu!Kam pasur respekt per kete sepse vertet eshte marre me çeshtjen shqipetare ne ballkan por qe kur eshte deklaruar si mbeshtetes i nje fare Rudina Hajdari i kam vene vizen per nivelin e ulet e medioker qe kjo pseudopolitikane e zbritur nga qelli pa mbritur ne toke ka pesuar nje paralize parciale ndaj edhe po ta shikosh ne foltore jo vetem qe mendimi i vjen pas te shprehurit por edhe e shqeron ate me nje perendim te trishtuar drejt qiellit!
    Pra qe kur adhurues i Rudines nuk eshte per tia ndegjuar fjalen e aq me pak per te marre receta nga ai!Ai ose eshte i rrjedhur ose i ka rjedhur dhe e quan se jo politika por populli shqipetar eshte nen nivelin e Rudines duke i munguar informacioni i duhur!

  9. taso kume says:

    PO me ne funde doli njeri qe u heq masken kukulles stermadhe TRAMP ,dhe bashke komentuesve te mi qe ngelen duke share ne komente sa te ulet jane ne nivele kane ngele shume prapa ne mendim dhe shprehje, dhe nje here AMERIKA eshte e madhe dhe pro SHqiptareve,por jo Trapi qe per kolltukun e shtepise se bardhe ledhaton armiqte tane shume shekullore SERBET,shikoni qe kur Trampi ka ipur ne pushtet sa kane ikur nga kabineti i tije si munde te iki dhe GRENELL qe thote nuk ka kembim teritoresh qe un nuk e besoj,se kur imadhi ben gabime trashanike e pagon i vogli si koke TURKUT ,dhe GRENELL eshte nje nga keta duhet te jete piketuar per te ikur si koke TURKU pasi te te behet çudia e madhe ,te ngelet jashte MITROVICA DHE LIQENI UJMANIT,dhe njehere ALBINI eshte politika e re dhe e pa koruptuar e KOSOVES.

  10. Lesh me tresh says:

    …kur lezoi juve qe komentoni si expert te politikes botere me vine te uluras njekohesisht te deshperohem se si e kaloni dhe vrisni mendjet kot , meruni me gjerat qe i risin imunitetin si psh gjimnastik ne shtepi per ritjen e mases muskolare.etj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje