E akuzoi se ka tre shtëpi, dy prej të cilave të Kurtit! Këshilltari i kryeministrit në largim: Padi për shpifje ndaj Ramush Haradinajt

28 Mars 2020, 11:37Rajoni TEMA

Luan Dalipi, këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, raporton Express.

Përmes një postimi në Faceboo, Dalipi ka thënë se arsye për këtë është deklarata e Haradinajt se “Dalipi është një njeri i akuzuar për korrupsion, madje ai ka tri shtëpi në lagjen Marigona, dhe se dy prej tyre janë të Kurtit”.

“Ramushi ka shpif dy herë ndaj meje. Shpifja e parë është se unë jam i akuzuar dhe gjykuar nga BE-ja. Kjo është gënjeshtër. Sa për informim, aktakuza që po i referohet Ramushi nuk ka qenë për korrupsion si dhe është rrëzuar para hyrjes në shqyrtim gjyqësor, rrjedhimisht nuk është konfirmuar aktakuza. Kjo aktakuzë ishte ngritur përkundër konstatimit paraprak zyrtar të agjencisë relevante të Komisionit Evropian se nuk është gjetur asnjë dëshmi për parregullsi për çështjen”, shkruan Dalipi në Facebook.

“Shpifja e dytë është se unë jam pronar i tri shtëpive në lagjen Marigona, edhe kjo është gënjeshtër. E kam vetëm një shtëpi. Pasuria ime eshte e deklaruar në organet kompetente. Mburrem me arritjet e mija në sektorin privat (mbi 20 vite punë në Kosovë dhe SHBA), ku të gjitha të hyrat janë të audituara nga shteti dhe kompanitë e auditimit. Mua nuk më vjen marre nga pasuria, sepse e kam fitu me punë, mendje dhe trashëgimi. Veç e kam njoftuar Ramushin që do ta padisë për këto shpifje”, ka shkuar ai.

11 komente në “E akuzoi se ka tre shtëpi, dy prej të cilave të Kurtit! Këshilltari i kryeministrit në largim: Padi për shpifje ndaj Ramush Haradinajt”

  1. L.R says:

    Hajredin bree….. po e marre me u ngaterrue me te gjithe ata qe drejtojne vendin ose me mire me ato njerez te zgjedhur nga vota popullore dmth per ata qe gezojne respekt nga Qytetaret te cilet votohe dhe per kete kane me shume vota se ajo koka jote me dy peshqi te kuq ne koke…. rrin more djale urte… mor goje pis se dhe ti s’je pa prona….. behu pak DEMOKRATE dhe jo harrakate-halabak per te miren e Qytetareve Kosovare pasi po e tepron.

  2. nord.al says:

    Thohet “tri shtepi” dhe jo “tre shtepi”.

  3. Lona says:

    Bravo ne tribunal dergoje .

    1. Tironsi says:

      Ca bohet mor jahu,ka Kosova njerez sakllam apo jo,keta jane kake njeri,dhe mut tjetri! Gjeni mo nje njeri sakllam,qe dhe punen ta boj,po dhe sherret ti shmang,keta dy jo vetem jane sherrxhinj po dhe genjeshtar.

  4. Rema says:

    Haradinaj është një muskul dhe si berishjan që është di vetëm të akuzoi pa baza e pa nder

  5. gloria says:

    RAMUSH IDJOTI VETEM TE FA FA NE GOLEM KA NJE KAT KOMPLET….

  6. stark says:

    Ramushi eshte be Ramut…

  7. Johani says:

    Ne kete kohe lufte mjerisht lideret tane gjejne kohe e kane ftyre te shajne e sulmojne njeritjetrin si asku ne bote,se sa lehte i gjejne pisllaqet njeritjetrit vertet eshte e quditshme,kjo na kujton nje kohe kur nje i aferm imi thoshte se ” me lehte i ban bashk nje grusht pleshta se sa d’y shqiptar” , keshtu e patem edhe ne lufte kur amiku i pare ndaj njani tjetrit ishte shqiptari kurse ai qe n’a vriste e masakronte e qe besa edhe n’a dhunonte nanat,motrat,grate por edhe vajzat ishte i dyti ose me mik se nje shqiptar, andaj vertet e quditshme se si te gjithe pa prejashtim kane ftyre, psh.Albini ka vite qe shane,fyen,akuzon Thaqin edhe ne kohen kur VV ishte ojq kur Demaqi beri thirrje per bashkim, Albini me kryeneqesi te pa pare doli kunder, kjo dihet pse,sepse afer veti kishte dhe ka mjerisht shume fmijaq si konjufca e ahmak si abazi, pastaj sulmoj isa mustafen deri edhe me mollotov, iku kjo erdhi koha e mbetjes pa asnje mik e shok dhe ja harroj te gjitha ato qe thoshte per isa mustafen,ja fali te gjitha dhe u dashuruan por qe perdja qe i kishte rene sysh per pushtet dhe per te shpallur armik çdo ke afer veti nuk i dha mundesi te kuptoj se mustafa per autostop i kishte nxjerr osmanken duke u kapur per te si i mbyturi per fije bari pasi kishte kallur te gjitha deget rreth veti,e tash kinse per tu treguar me i paster se tjetri dhe me i menqur se tjetri te gjithe pa prejashtim dalin ne rrjete sociale dhe duke share e fyer njani tjetrin mundohen te deshmohen te menqur ! Nderkohe qe edhe vuliqi i serbise ju bani thirrje te bashkohen kunder virusit, merreni me mend shqiptar te dashur ku kemi perfunduar.

  8. Pelioni says:

    Ky Haradinaj , kam bindjen se vlen vetëm për ta mbrehur në zgjedhë dhe ti vësh plugun (martinelin) mbrapa për të pluguar tokat.

  9. Dajti says:

    Ka gjet tenxherja kapakun,Haradini dhe Albini qe te dy bejne akuza pa fakte,bisedat konfidenciale i nxjerin ne pazar,kane vetem nje ndryshim,Haradinaj eshte injorant qe ka lexuar vetem abetaren,kurse Albini i lexuar por tmerresisht i lig.

  10. Ndroqi says:

    Epo ne shekullin e 21 te drejtoj punet e shtetit nje hajvan si ky Ramuti eshte lemeri,ju qofshi o vellezer kosovar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje