Ambasada gjermane ka falënderuar qeverinë shqiptare për ndihmën në riatdhesimin e turistëve gjermanë të bllokuar në Shqipëri.
Në një shënim në facebook ambasada gjermane bën me dije se Gjermania dhe BE-ja qëndrojnë në krah të Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të mbështesin vendin edhe në përballimin e krizës së Corona-Virus dhe pasojave të saj.
“Bashkëpunimi gjermano-shqiptar në menaxhimin e krizave
Ne duhet të jemi të bashkuar në këtë pandemi, e cila po prek të gjitha vendet e botës. Veçanërisht e rëndësishme është që secili prej nesh të zbatojë masat për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Por ne gjithashtu kemi nevojë për kohezion midis vendeve tona.
Falënderojmë qeverinë shqiptare për ndihmën në riatdhesimin e turistëve gjermanë të bllokuar në Shqipëri. Një fluturim i Air Albania u nis dje drejt Memmingen. Shumë faleminderit!
Gjermania dhe BE-ja qëndrojnë në krah të Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të mbështesin vendin edhe në përballimin e krizës së Corona-Virus dhe pasojave të saj. Së bashku jemi më të fortë!”- shkruan ambasada. (TemA)
Ashtuuuuuu?!?!? Po ku janë avionët gjigandë me ndihma mjekësore si ata që po i çoni Serbisë?!?!?
Ju lutem motra e vëllezër kërkoni në google për eu medical help to serbia…ose EU for Serbia….ose Sam Fabrizi
Ta kuptoni me zë dhe me figurë se sa afër nesh ndihen BE, Gjermania, Norvegjia, Zvicra dhe OKB…
Do jetë e dhimbshme po më mirë me plagë në shpirt se sa të verbër