Për Italinë, gjithmonë PO!

29 Mars 2020, 22:00Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

Nuk duhet ta nisja nga Edi Rama, por po e nis gjithsesi.

Kryeministri ka marrë shumë ‘twitte përshëndetëse sot dhe duket se për herë të parë, ndoshta, është i vetmi prej nesh që ndihet sikur ecën mbi trëndafila, për shkak të famës që një gjest i vogël, thellësisht politik e në foto human, i jep një vendi dhe statuset e artikujt thonë: Grazie Rama!, Grazie Tirana! Në këto kohë të zymta kush nuk do donte të merrte pak frymëzim. Të tjerat, edhe po t’i kesh, nuk të hyjnë në punë. As liria, as paratë, as makina e jahtet e as toka që punon.

Në fakt, këtu diamantinët janë ata 30 mjekët (pa i hequr kryeministrit të drejtën e vendimit politik).

Burime të sigurta nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se ka bërë jo pak përshtypje telefonata me gjithsecilin.

E dini si janë përgjigjur ata? Po! Menjëherë! Nuk kanë kërkuar kohë si Merkel dhe G20. Nuk e kanë bërë këtë gjest se kanë njohuri gjeopolitike. Kanë thënë “po” pa menduar për interesa personale apo historike. Kanë thënë “po” se janë të mirë, se janë shqiptarë.

Asnjëri s’e di si do të kthehet dhe kjo siç është kuptuar është një luftë. Ata morën avionin për në betejë dhe do duhej që përpara nëpër foto mos t’u rrinin qeveritarët – ndoshta për çështje protokolli ose tradite, s’e di mirë me siguri! Shqiptarët kudo ku jetojnë janë të mallëngjyer me këtë moment që kulmoi si një nga lëvizjet më dinamike dhe të zgjuara të qeverisë, e cila po komentohet nëpër statuse si ai shembulli i vogël nga një vend i vogël përballë imazhit të dobësuar të vendeve të fuqishme, që po mendohen pak se çfarë mund të bëjnë për Italinë, ndërkohë që ajo është duke vdekur në buzë greminë.

Shembull: Gjermania në ditën më të zezë, kur s’kishte as 10 të vdekur në shtëpi, vendosi t’i mbyllë Italisë eksportin e maskave. Brukseli ajror! Ursula Von Der Leyen u shfaq tre javë pas Barbara D’Ursos duke larë duart me sapun.

Apo mbledhja e G20-ës, që këtë javë u mbyll pa asnjë rezultat. Do të mendohemi e do t’ju themi! Në Gjermani kjo metodë e fitimit të kohës thirret me emrin “Merkeln” – sjellje politike tipike e kancelares. Koha dhe hapësira janë dy nocionet e jetës dhe Conte u përgjigj matanë. Koha kohë s’ka më. O sot o kurrë e dashur Europë.

Me pak fjalë, BE-ja e ka lënë Italinë duke dhënë shpirt e duke përplasur krahët si flutur e trembur!  Tani që secili është në shtëpinë e vet e beson se veç ajo ka rëndësi nuk ka plotësisht të drejtë. Siç e shohim shtëpia s’po na mjafton dhe jeta me të tjerët është ç’ka më shumë po shpresojmë. Një pyetje:-

Po pse ekziston BE-ja atëherë? Pse ka një monedhë, rregulla tregu e lehtësira të përbashkëta? Fundja pse u krijua si bashkim, për të parë secili prapanicën e vet?! Shqipëria nuk ka kaluar ylberin dhe për ndonjë komentues që shkruan se ka merak kush do na kurojë ne, ne mos u bëfshim aq shumë sa Italia, është e vetmja shpresë!

Italisë, Shqipëria dhe shqiptarët i kanë detyrime historike dhe mund të tingëllojë e cekët, por edhe kur na kanë pushtuar e kanë bërë duke na ndërtuar. Shihni të vetmet ndërtesa që kemi në bulevard.

Ky vend i vogël nuk lahet me Italinë me 30 mjekë, por gjesti është mishërim dhe që mbahet mend. Me 12 apostuj udhëhoqi edhe Jezu Krishti.

Në këtë pikë kryeministri e bëri shumë mirë koshin e tij!

Tani duhet të ketë kuptuar që nuk lipset shumë rreptësi për shqiptarët në këtë kohë pandemie të cilët s’kanë lënë vend për ta bërë dhunën të domosdoshme për të mirën e tyre.

Kam parë video nga Nju Jorku në Lion duke u kapur për flokësh për një Nutella në supermarket dhe jo sikur jetojnë në shtete sociale, me sindikata, dinjitet e integritet. Ata po që po lënë nam me frikën për urinë.

Gjeni një rast tek shqiptarët?!

Në Shqipëri nuk ka pasur asnjë video turpëruese, asnjë zbrazje raftesh, asnjë sjellje (veç tregtarit të pazarit me të moshuarin) që të japë shenja injorantësh.

Shqiptarët kanë treguar të gjjthë se janë si ata 30 mjekët që thanë “po” sapo ua kërkoi shteti dhe ikën me divizën e tyre të bardhë e të qeshur me lehtësinë e papërballueshme të krenarisë. Ne nxëmë dhe bindeni për të mirën e përbashkët dhe e kemi zemrën mal me dashuri. Themi “po” me lehtësinë e qytetarisë!

41 komente në “Për Italinë, gjithmonë PO!”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Bravo. Me italine nuk lahemi.

    1. vang says:

      ME pelqen shkrimi i KAZHANIT.BRAVO.

  2. Gjithmone Krenare Per Vendin Tim says:

    “Se jane te mire,se jane shqiptare”….mjaftojne vetem keto fjale❤

  3. I pagabueshmi says:

    Artikull i shkelqyer! Mira shkelqen gjithmone! Mekat qe shkruan rralle!

  4. Arber iliri says:

    Komb i lashte i forte me beteja mbijetese si pak kombe ne bote dhe me nje fisnikeri terralle. I vetmi komb gjate luftes se 2 boterore qe. i ndimoi cifutet si asnje. tjeter.Tani ne kete moment nje tjeter gjest i madh human dhe fisnik.Respekte o komb i madh ne fisnikeri.

  5. ela says:

    Brava Mira,shum qart je shprehur.te gezon fakti qe ;ne kete bote ka dhe njerez,njerez qe vertet duan te bejne gjera , vertet ndihmojne dhe e shofin jeten me pergjegjesi,jo si plehrat multimilardier. Dymetershi tok nuk do tja dije per miliardat mer pa pyetur,nje falenderim per 30-mjekeve dhe nje sherim te shpejte te dy popujve

  6. Shkodrani says:

    Ti vajze e ke mire ato qe shkruan edhe ai palloshi i gjate nuk beri asgje keq per ket rast sepse e gjith njerzimi asht ne problem edhe italise vertet i kemi borxh per ato qe the ti e te tjera gjana per ato 500 mij bashkombas tane atje qe jetojn atje po problemi moj vajze nuk asht ky rast sepse ai palloshi cdo gja ne jeten e vet e ka fasade pse e them kte po gjith njerzimi po vuan edhe shtetaret e vet po bejn gjithcka per popullin e vet cka po bon ky pallosh per njerzit e vet pervec presionit qe kta dobica qe kane qeverise kto vite un jetoj ne gjermani kam plot 30 vite ktu edhe ne mund te levizim si njerez te lire me vetdeklarim per nevojat e ndryshme qe ka cdo familja plus shteti na ka ofruar gjithcka ktu per lehtesira qe ka nevoj cdo qytetar i lire megjith kufizimet qe jane te pranueshme edhe per te miren tone ndersa aty cdo gja me dhune edhe presion sepse fytyra reale e tyre asht ajo a me tregon cfare po ndihmohen njerzit cfare buxheti ka ofruar por vec presion edhe gjoba po fundi i fundit vet e keni fajin qe i votoni kta kodosha kelysha komunista qe nga sekretari i partise sali udb e pastaj me rras dhe nano meta rama basha sipas kokes edhe kapelja kjo asht reale edhe mos jetoni me fasadat e ktij palloshi se ky edhe politikanet aty i kane cu miliardat ne ofshore edhe aty jane vecse per vjedh cdo qindark qe ekziston mase u zgjata shum por me kuptoni jam shum ok me ndihmen per cdo shtet ne raste te tilla po mua me duhet cfare po bon per shtepine time pastaj cfare mundemi per te ndihmu te tjeret jo vec fasade nuk asht jeta fasade por jeta reale duhet tju shqetsoj hajde tung shpresoj mos te hapet virusi aty se italia do duket lule sepse atje kane shtet e do dalin nga ai problem por shqipja mos te ket ate trend sepse do zhduket nga harta e globit do ngelet vec fasada e ktij palloshit kelysh i kuq

    1. Llesh says:

      Nuk e di ne je shkodran por idjot safi qenke. Nuk eshte momenti per tu marre me politike por so gjithmone vendi yne ka injorante si puna jote qe dhe kur eshte per te falenderuar ate qe te gjithe pershendesin gjen mynyren per te share…italiani ka nje thenie (la mamma dei imbecilli e sempre in cinta) dhe ti besoj se je nje i tille…tung cogloine..

      1. bujari says:

        Eshte ‘shkodran’ prej……………gjermanise ! Shkodra e nderuarsi te tjerat, mund te kete edhe zvarranik tru thate injorant hajdute qe ne Gjermani shikojne per pune te pista….tash ne izolim mund te mos veprojne…. dhe ‘shkruajne’ idiotlleqe ‘ te dala nga erresira! E forte !se u duket vehtja ‘te medhenj’ te ‘pa diskutueshem’ se’vetem ata i japin vulen’ dhe se perfaqsojne jo vetem VEHTEN…por edhe QYTETE TE KULTUTR !!!!! Cmenduri te kohes

      2. mik says:

        O Llesh, nuk ka logjike me percaktu dike me terma boshe e me citate pa argumenta ( idjot safi ). Pse nuk perqendrohesh tek realiteti pa militantizem ? Gjyko interresin e vendit dhe jo te partise. Mos endani kombin ne dysh, nje pjese asht prone e Sales e pjesa tjeter prone e Rames. Kombi asht i joni, i te gjitheve.
        PS : E admiroj vendimin e qeverise per stafin mjeksor ne ndihme te Italise. Asht veprim fisnik.
        Asht me t’ardhe keq, nje vend i vogel dhe i varfer me i dhane kete shembull human Evropes se pasur.

    2. Alniku says:

      Na mor ta marsha ulu pak në tok se shumë je verbuar nga ndjenja partiake ??
      Është një mrekulli që në këtë kohë të vështirë është ku palloshi që ju e quani por vetëm diçka është e sigurt që kushdo nga ata që kemi kaluar pasur do ishte në tragjedi për Shqipërinë.

  7. Per mira Katunaren says:

    O mira karja sle rast pa fut turinjte e shpif dhe pa ja honger mutin atyre qe te japin ndonje kocke qe na jep mend ketu ti, turpin e ke honger me buke moj femer e lodhur qe dhe ajo karja tjeter te la vetem se gjeti nje burre po ti per te vdek vetem do jesh

    do zoti i la haqet qe ke honger mut me keto shkrimet e tua dhe ska zot me te dal ne mbrojtje !!!!!!

    1. bujari says:

      OO ‘Katundar’ JO ti sje katundar ,ti nuk perfaqson katundin,lagjen familjen..as vehten;se duket je kthyer e degraduar skajshem sa nuk je njeri… as kafshet nuk dua ti fyej! ke pa kafshe te veprojne me kete agresivit ne kopene e vet?

  8. Luani says:

    Po po po po po………..po z.
    E vërtetë e madhe dhe e pa kundërshtushme nga asnjë qënie njerëzore. Flm…..Flm

  9. Salbeu says:

    Ky është kombi ky është atdheu ky është populli Shqiptar . Përbuzje dhe neveritje përplerat e pd dhe zagarët e tyre.

  10. Lani Xhabija says:

    Mira, të lumtë.
    Analizë korekte, reale, humane dhe largpamëse.
    Meriton fjalët më të mira.
    Desha të shtoj se, tani që na u dha, ne si Shqipëri, miratimi për hapjen e negociatave me BE, shënja të forta, mbas Anglisë, po jep edhe Italia, për shkëputje nga kjo organizatë, sidomos tani, me lënien pa ndihma dhe vetëm, në mëshirë të coronavirusit kovid, të shtetit Apenin.
    Dhe, në këto kushte, mu kujtua një shprehje nga koha jonë, kur pushtetin e mori Ramiz Alia. Njerëzit, talleshin mes vedit, për të, duke thënë që e mori pushtetin në fund të 15/ditëshit.
    Kështu edhe puna e jonë për në BE, më duket se jemi në fund të 15/ditëshit të këtijë organizmi.

  11. Shkodranoooooo. says:

    Hajd Shkodron,mqn te gjitha i bon
    Nuk te vje keq me ta von.
    Ti je zgjat shum,e shof se te pelqen I gjati.Hajd pra ne trrume ty e cke perqark shkerdhat demokrat.Prej jush kurva shqipja nuk flitet mire e paster duke e basardu,ndaj Shko mso iher,pastaj na ca trapin per Komunistat.

    1. E èma e Zeqos says:

      Lexoje mirè shkodranin, O KLLUF, sepse mund tè tè ndihmojè tè hapèsh sytè. Nxirre kokèn nga bytha e kryetarit.

  12. Nikolla says:

    Shko qethu o shkodran se ju ju ka ngelur ora dhe veshtire ta merrni veten dhe per 10 vite…

  13. Vjosani says:

    Shkodran,
    po vur ndonje pike a presje te kuptojme c’ke shkruar mor mavri! Pastaj jep mend per politike e gjera te medha…. O zot, hap ndonje liber cfaredo te mesosh se si shkruhet shqip…o katran me boje.

    1. Qetësusi says:

      Me Italine do laemi kur te na ktheje grate dhe femijet qe na vravi ne kanalin e Otrantos me urdher te ministres , si dhe demshperblimin prej 250 milione€ te cilat u vodhen nga qeverite perkatese. Nje populli qe arron istorine eshte i destinuar tja perseritin prape.

  14. Shpendi says:

    O komentues me emrin SHKODRAN, ti jo qe nuk je shkodran, por nuk je as shqiptar. Paske 30 vjet ne Gjermani por vec ke punue si gomari e ke hanger si lopa, pasi nuk paske pa Europe me sy. Shih cfar marrinash shkruan.
    Askush ne Shqiperi, pervec opozites famekeqe, nuk eshte kunder masave kufizuese qe ka vendose Qeveria, biles Edi Rama, eshte ai qe i ka marre i pari ne europe masat kufizuese te levizjeve kur qeverite e tjera talleshin. Aftesia e etij qendron se e kuptoi me heret se te tjeret rrezikun, i u drejtua specialisteve, eshte ne konsulte te panderprere me ta dhe, shyqyr Zotit deri me tani shpresat jane te kemi sa ma pak deme ne njerez.
    Kemi besim tek Edi Rama dhe pike.
    Ti je shqupist. Ne rregull. Vazhdo, nuk te ndalon njeri. Demokraci eshte, por ne fund ti dhe qenefat e shqupit do dilni te turperuar dhe shqiptaret do u a japin rracionin ashtu sic e meritoni.
    Shqiperia do behet domosdo.
    Ne fund, jemi te emocionuar nga xhesti i 30 mjekeve e infermiereve, ata jane motrat e vellezerit tane, ata tani jane drita e syve tane sepse na perfaqesojne denjesisht ne ate front te veshtire e per kete urojme te na kthehen shendosh e mire prane gjirit te familjes se tyre dhe te familjes se MADHE SHQIPTARE.
    Me kete rast u dergojme pershendetjet me te perzemerta familjareve te tyre ne Shqiperi.
    Ti komentues me emrin shkodran, ,mos na caj shume bythen, edepsez, se kemi hallet tona.

  15. Të flas si motër says:

    bravo Mira më pëlqen gjuha dhe hartimi yt kuptimplotë
    por kam një frikë se njerëzit me shumë sharm kanë zakonisht edhe probleme të mbartura nga fëmijëria
    uroj të mos jetë kështu me ty !!
    më trembin pak edhe sytë e tu

  16. Të flas si motër, mos ma mer për keq says:

    bravo Mira më pëlqen gjuha dhe hartimi yt kuptimplotë
    por kam një frikë se njerëzit me shumë sharm kanë zakonisht edhe probleme të mbartura nga fëmijëria
    uroj të mos jetë kështu me ty !!
    më trembin pak edhe sytë e tu

    1. Altin says:

      Cfare idiote je qe shkruan keto pallavra. Si je kaq ziliqare ndaj nje personi me kulture dhe zemerhapur.

  17. Geri says:

    Te lumte Mira! Fjale nga zemra, fjale te nje mendjeje te ndritur. Falemnderit!

    1. Altin says:

      Cfare idiote je qe shkruan keto pallavra. Si je kaq ziliqare ndaj nje personi me kulture dhe zemerhapur.

  18. Bardhyl says:

    Te lumte shume bukur..

  19. Niku says:

    POLITIKANET E SHITEN ITALINE KE KINEZET DHE E MBUSHEN ME ARABE DHE AFRIKENE,O MIRA QE PERPELITESH DHE NUK THUA DOT THELBIN E PROBLEMIT.ME MIRE MOS SHKRUAJ FARE.

  20. Kolonj gj says:

    Bravo Mira kolona

  21. Shqiptar says:

    Mira Kazhani paska marrè daullen e Xhelal Mziut, pèr tè bèrè zhurmè.
    Janè reflekset e njerèzve tè vegjèl, inferioriteti i tyre, qè i bèn tè godasin me forcè daullen e provincès. Iu duket sikur bota nuk lèviz mè, vetèm thèrret emrin e shqiptarève si shpètimtarè nga ferri.
    Qetèsohuni zonjè, merreni shtruar dhe pèr mè tepèr, ti lèmè tè tjerèt tè na lèvdojnè dhe jo ne veten.
    Mos hyni aq thellè nè “analizat” tuaja paneuropiane, ku Gjermania bllokoka maskat pèr Italinè sepse me gjèra tè tila mund tè shtysh bisedèn nè kafenenè e fshatit, por pèr njè artikull nè shtyp, èshtè pesè me hiç.
    Le tè lutemi pèr ata 30 shqiptarè qè i janè ekspozuar rrezikut nè Itali. Tè lutemi pèr Italinè dhe italianèt qè na janè gjèndur ne shqiptarève nè kohè tè vèshtira.
    Tè lutemi mbase edhe pèr Shqipèrinè dhe shqiptarèt, qè edhe ata tè ndjehen tè ndihmuar nè spitalet shqiptare, nga njè personel qè èshtè i dashur me ta dhe qè nuk i rrjep sè gjalli.
    Ajo daullja e Xhelalit, nuk na hyn nè punè, zonjè.

  22. Mondi shkreta says:

    Ja ç’do te thote te jeshe gazetare, por mbi te
    gjitha njeri.

  23. qytetari says:

    Po perse nuk qenka human veprimi i Rames,por i gjithe politik,,me kete treguar qe je nje bagatell,pasi je trembur nga lehjet e tufes se malokeve injorant dhe te eger.
    Nqse i thua vetes gazetare,duhet se pari te kesh bythe te forta dhe aspak dashuri te semure per veten.
    Na mbyten narcistet dhe frikacaket e neveritshem.
    Veperimi i Rames,eshte i gjithi HUMAN dhe HUMAN HISTORIK.

  24. Messerschmitt says:

    kjo cupka fluturon me presh ……. beri sikur harroi apo qysh e tytje !!!!!

    viktimat e pafjshme te otrantos qe u vrane ne det shqiptar
    ato gjasme 500 mije Shqiptare u mbajten me forcat e veta dhe u integruan po me forcat e veta dhe nuk kane pare asnje te ire nga shetit alabak italian qe snegli arrixh pa marre …vetem shqiptaret i lufton !!!!!!

  25. labi says:

    Mira si gjithmone 1,je nga te paktat gazetare qe nuk ke rene ne llumin e kazanit,jane shume Shqiptare ne Zvicer qe te rrespektojne si gazetare dhe si njeri.

  26. Jimi says:

    Vajtja e 30 mjekeve sot ne Itali, ne kulmin e luftes kunder virusit, eshte detyrim per te gjitha vendet. Ashtu si ne 1936 ne luften e Spanjes, qe nga shum vende te botes u rreshtuan ne brigadat internacionale, per te luftuar kunder fashizmit dhe Frankos. Ne mes te betejave te ashpra degjohej kushtrimi i luftetare te brigadave internacionale! Fashistet nuk do te kalojne. No passaran! Nuk do te kalojne! Edhe sot Italia per kete solidaritet ka nevoje
    Mos u tund Itali, se bijt e tu nuk do te lejojne te perkulen nga Korona . No passaran!

  27. labi says:

    Messerchmitt,po llogarita se cfare i kane bere disa Shqiptare Italise i ke bere ndonjehere,nuk ka pas dite qe nuk degjoje per Shqiptaret,duke filluar nga droga e deri te shitja e grave,qe ne disa raste ishin dhe gra te mashtruara duke i kerkuar martese ne familje.E pashe qe komentin e ke fillu me presh,si duket ta ka lene amanet Tritan Shehu se ai ja ka ndier lezetin,mbaje shtrengoje fort preshin se i shef hajrin.

  28. Plaku i mocem says:

    Gjesti vlerësohet më shumë, sepse, ata 30 mjekë nuk do bëjnë çudinë, por ata do ngrenë edhe më lart moralin e mijra, e qindra mijra, mjekëve dhe personelit shëndetsor italian.. Lëreni Mirën-gazetaren në mirësinë e saj, ajo ka shkruar me shpirt dhe jo me dorë. Ajo ka thënë një të vërtetë: Edhe kur na kanë pushtuar italianët kanë ndërtuar, nuk lahemi me italianët, Fat që i kemi komshinj. Italia një nga partnerët tanë srategjik.

  29. E èma e Zeqos says:

    Lexoje mirè shkodranin, O KLLUF, sepse mund tè tè ndihmojè tè hapèsh sytè. Nxirre kokèn nga bytha e kryetarit.

  30. bujari says:

    OO ‘Katundar’ JO ti sje katundar ,ti nuk perfaqson katundin,lagjen familjen..as vehten;se duket je kthyer e degraduar skajshem sa nuk je njeri… as kafshet nuk dua ti fyej! ke pa kafshe te veprojne me kete agresivit ne kopene e vet?

  31. Pak rekllame per Ali Baben says:

    Secili po luan cortometrazhin e tij. I gjati (ne delir) i ben filma Italise dhe EU-se duke perfituar qe Italia eshte maja – maja me EU per ceshtje parash dhe ndihmash. Italia levdon gjatoshin sepse i bie pragut te degjoje dera. Kjo qe shkruan i ben elozhe gjatoshit per interesat e veta dhe me nje gur vret dy zogj; se behet e pranueshme edhe per publikun me argumentin e pakundershtueshem Pro Italise. Perfituesi i fundit eshte edhe doravete Baze, pasi ku ka me mire qe here here te alternohen zerat i pare me te dyte pro Aliut Tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje