Ilir Meta i shqetësuar për BE-në: Në një moment të vështirë për shkak të COVID-19, por ka kaluar dy Luftëra Botërore

29 Mars 2020, 21:13Politika TEMA

Bashkimi Evropian po përjeton një periudhë të shënjuar nga “vështirësi të mëdha”, por në të kaluarën ka përjetuar periudha “shumë më të vështira” sesa kjo aktuale me pandeminë Covid-19, përfshirë dy Luftëra Botërore”.

Këtë nënvizoi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një interviste për AdnKronos.

Vendi i Shqiponjave së fundmi ka marrë OK-in pë fillimin e negociatave të anëtarit në BE, nga Këshilli Europian, së bashku me Maqedoninë Veriore.

Tani BE-ja, përballë pandemisë, po përballet me tensione shumë të forta: “Unë e kuptoj keqardhjen – nënvizon Meta – dhe ndryshimet që po ndodhin në këtë periudhë të vështirësive të mëdha”.

“Por, më lejoni t’ju them – vazhdon ai – se Europa ka kaluar periudha shumë më të vështira, përfshirë dy Luftëra Botërore në shekullin e kaluar.

Është e domosdoshme që në projektin europian të kishte hapësirë, si për të mirat që sjell integrimi dhe tregu i përbashkët, por gjithashtu do të ishte e nevojshme të ruhen traditat dhe kultura, të gjitha në emër të lirisë dhe demokracisë”, përfundon Meta.

3 komente në “Ilir Meta i shqetësuar për BE-në: Në një moment të vështirë për shkak të COVID-19, por ka kaluar dy Luftëra Botërore”

  1. Ndroqi says:

    Bene mire qe flete,jep mesazhin qe po “punon”!

  2. Lymi Tutit says:

    Shume injorance……… Cfare lidhje kane dy luftrat boterore me BE’ne e sotme ??!!Asnje rrethane apo faktor historik dhe politik, shtete dhe kombe me rregjime te ndryshme,etj.,etj. Paralelizma qesharake…. No more comments. Lymi Tutit

  3. Shpendi says:

    Aman more popull sa i ahqetesuar eshte ky burre, pak se kemi hallet tona, por nuk do na zeri gjumi se kemi te shqetesuar Likes per BE-ne. Sa halle i kane rene ketij njeriu mbi koke….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje