Pas “frymëzimit” të revoltës në Shqipëri, Andi Bushati letër militantëve të Vetëvendosjes për revoltë në Kosovë

29 Mars 2020, 21:10Politika TEMA

Andi Bushati, mbështetës i hapur i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, është një ndër njerëzit më të zhgënjyer për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Kurti.

Ai iu ka bërë një letër mbështetësve të Vetëvendosjes, duke thënë se e kupton reagimin e tyre agresiv në rrjetet sociale dhe i fton ata që të revoltohen.

Kujtojmë që Bushati ka qenë “frymëzim” edhe për revoltat dhe rrugën e ashpër të opozitës në Shqipëri, rrugë që u la në mes nga Lulzim Basha.

Shkrimi i Bushatit

Që kur koalicioni i maska(renj)ve vendosi të rrëzojë me anë një mocioni absurd, qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, të gjithë juve që nuk nuk u pajtuat më këtë akt të neveritshëm, jeni vënë në bankën e të akuzuarit, nga një luzmë intelektualësh kafenesh.

Ata po ju kritikojnë për gjithçka.

Disa ju krahasojnë me besimtarë të verbër të një profeti të rremë, disa me militantët bolivarianë të Hugo Chavezit, disa me falangat fashiste që mbjellin terror.

Dhe cili është faji që ju vënë mbi shpinë?

Ai se nuk qëndroni dot të heshtur para një padrejtësie ulëritëse.

Ai se nuk përkulni shtyllën kurrizore ndaj një kaste, që ose i ka duart me gjak, ose xhepat me euro, ose të dyja këto së bashku.

Ai se shprehni hidhërimin dhe dufin tuaj, se si kjo pakicë, me një grusht të ndyrë shteti parlamentar, përmbysi vullnetin për ndryshim të votuesve të 6 tetorit.

Ai se nuk pranoni dot, që kjo bandë të korruptuarish, të dojë sërish të shmangë zgjedhjet, duke e lënë Kosovën peng të një qeverie të pavotuar dhe duke rifutur në institucione të njëjtat fosile që zvarriten aty prej dy dekadash.

Natyrisht edhe unë, ashtu si kushdo, e kam parë lumin e zhgënjimit tuaj në rrjetet sociale. I kam lexuar etetiketimet e forta që i keni vënë gjithësejcilit, i kam ndjekur denoncimet për ata që i ndryshojnë qëndrimet sipas flladit të parë që fryn në horizont.

Pikërisht për këto po ju akuzojnë, duke u shqetësuar se, në origjinë të dhunës është fjala, se në gjenezë të fashizmit është gjuha e urrejtjes, se në fund të fundit, diktaturat kanë në bazë atmosferën e një linçimi publik.

Por, ata që e bëjnë këtë, shtiren sikur harrojnë se, në këtë rast, gjuha e ashpër është vetëm reagim ndaj dhunës së një kaste, se revolta është kundërshtim ndaj instalimit të regjimit të një pakice, se po, historia njeh vërtet edhe raste kur diktatura mund të vijë nga fjala, por se rëndom ajo buron nga vullneti i një grushti maskarenjsh, për të mos lëshuar me asnjë mjet privilegjet e tyre.

Pra, të gjithë ata që janë përfshirë në këtë ballo me maska, ju përshkruajnë ju si rrezikun më të madh, pasi duan të fshehin krimin e vërtetë. Ju etiketojnë ju si fajtorët kryesorë, pasi s’kanë forcë morale, pavarësi intelektuale dhe ndershmëri financiare, për të vënë gishtin mbi djajtë realë.

Po për çfarë ju kërkojnë të heshni, të mos buçisni, të mos revoltoheni?

Duan që rrini squk, kur vota popullore hidhet në koshin e plehrave.

Kur, e vetmja qeveri e porsa zgjedhur në glob, rrëzohet në kohë pandemie.

Kur, një parti, nxjer tjetër figurë për të mashtruar ekektoratin dhe pastaj rikthen të njëjtit pleq të pavotuar për të marrë vendimet.

Kur, që prej gushtit 2008 është gati plani për të coptuar Kosovën.

Kur, SHBA nuk e ka përgënjeshtruar kurrë doktrinën e saj për të përkrahur çdo marëveshje për të cilën dakordësohen palët.

Kur, Gjermania dhe shumë shtete të rajonit, kanë vënë alarmin për hapjen e kutisë së Pandorës.

Kur dëgjoni ambasadorin Grenell, që ka harruar të gjitha kushtet ndaj Vuçiçit, të mbysë me ultimatume Prishtinën.

Kur shikoni se si shndërrohet në gogol edhe pinjolli më i parëndësishëm i dinastisë Trump, për të ngjallur frikë dhe terror.

Po, për këto ju kërkojnë të mbyllni gojën dhe nëse nuk e bëni, jeni ose komunistë, ose fashistë, ose islamistë.

Nëse nuk duroni me nofullat shtrënguar, i kanë gati etiketimet për ti’u akuzuar qoftë si amerikanofobë, qoftë si homofobë.

Natyrisht, unë e di se kjo fortunë në gotë, e stisur në sallonet meskine të Prishtinës, nuk ju bën aspak përshtypje.

Ju që keni parë shokët tuaj të bien në tokë nga plumbat, ju qe ende s’keni mbyllur plagën e gjetjes së vrasësve të tyre, ju që jeni mbytur nëpër burgje dhe që keni parë njerzit tuaj më të dashur të prangosen duke protestuar kundër krimeve të pushtetit, as që doni ti’a dini për këto masturbime pseudo -intelektuale.

Ato as ju ndalin, as ju frikësojnë.

Prandaj, kjo letër për ju, nuk është një mbështetje, në kohë të vështrirë, sepse për të nuk keni nevojë.

Ajo është më tepër një thirrje për të hapur sytë ndaj atyre që nuk kuptojnë. Për të shkundur nga përgjumja idiotët e dobishëm, që e shohin të keqen tek gjuha dhe zemërimi juaj. Për të ndërgjegjësuar ata që nuk e dallojnë dot kontradiktën e vërtetë, atë të rikapjes së shtetit prej një grushti uzurpatorësh dhe rezistencës suaj të çfarëdollojshme për të ngritur barikada ndaj kësaj.

Në këtë kuptim revolta juaj, me çdo kosto dhe me çdo çmim, është një nga vlerat e rralla të asaj shoqërie të re që po tentoni të ndërtoni.

Në çdo formë të saj, ajo është një aspiratë dhe një shpresë.

Ajo përbën një rast unik, jo vetëm për Kosovën, por pothuajse për të gjithë këtë rajon që po tregon se e ka më të lehtë të nënshtrohet, sesa të mendojë.

Ajo është një reze drite edhe për shqiptarët e pjesës tjetër të kombit, të nështruar ndaj rotacioneve që s’pjellin ndryshim edhe për serbët që kalojnë me lehtësi nga diktatura e Millosheviçit tek regjimi i Vuçiçit edhe për malazezët që durojnë prej tre dekadash sundimin e një familjeje të vetme.

Ndryshe nga ç’ndodh përreth, ju keni shansin real dhe privilegjin historik për të qenë faktor i ndryshimit.

Prandaj, revoltë dhe rebelim të mbarë, sepse dëmet kolaterale të aksionit tuaj, janë ku e ku më të vogla se e keqja që “viktimat” e tij po i bëjnë Kosovës.

 

48 komente në “Pas “frymëzimit” të revoltës në Shqipëri, Andi Bushati letër militantëve të Vetëvendosjes për revoltë në Kosovë”

  1. Bolshevizmi revolucionar nuk punon - Duhen vota per Albinin says:

    Sa bukur qe i keshilloke ore bolshevik i radheve te fundit. Jo revolte or tej, por me shume vota per Albin Kurtin ne zgjedhjet e ardheshme. Te marre ‘timonin’ si Rama ne Shqiperi. KJo eshte keshilla dhe jo lufte dhe me shume lufte me rebelime dhe me revolta Andushka.

    1. majtist says:

      Dakort, VOTA REVOLUCIONARE per Albinin, se ndryshe nuk vjen ndryshimi!!!

      1. bujari says:

        Antaret e Birose Politike Gjyshi e gjyshja do tja kishin ZILI ! Cfare idioti i rezikshem . pirdhu majmun(po ofendoj majmunin)

    2. Kapit Tupalla says:

      Mos ke merak. Ra ky mort dhe u panë të gjithë. Votimet e ardshme do e përmysin skenën politike në Kosovë !

    3. Z says:

      Po ky njeri spurdhjak ku e gjen te drejten te shkruaje keto lloj idiotesish! Keta plehra dhe ne kohe morti nuk pushojne se lehure! Race muti!

  2. koci says:

    I lëshoi ky anatemat!!
    Ky i thotë kastës së vjetër politike në Kosovë fosil!!
    Po fy është FOSIL për vete!!
    Shan muti kakën!!

    1. ec aty says:

      Rendesi ka qe edhe nje mut si Andi e ka kuptuar sesa KAK jane ata te tjeret …
      Pushteti buron nga populli dhe i takon popullit – Enver

      1. PEPJA says:

        PSHIU O TE PSHIFTE KERBIQA.

  3. Timi says:

    Ky jari eshte jar fare.

  4. vlora says:

    Ky eshte anarshist.Qeveri e ligjshme u rezua me forme ligjore,mocion,te cilin e njef kushtetuta.Cka ketu per tu revoltuar?Ti zoteri je shpifes.Ku eshte dokumenti qe eshte propozuar ndarja e kosoves?Ambasadori Grenell e mohoi kategorikisht kete opsion .Mereni te gjithe me teori konspirative.Si te shpetoi qe nuk fute dhe Ramen ne mocionin e LDK .Se fundmi ti je nje injorant ku fjalori jot nuk i kalon 100fjalet

    1. Linda says:

      Oj Vlora oj budallaqe por qe kur dike ti qeshte politika…ti skje shqiptare po shkinjo kurv..bushter e hajdukave

      1. bujari says:

        Cfare Idiote o’linda’ shtylle kurrizore te shtypur!…. tru shperlare …… rrezik jo vec per fmiljen ..virus i keq

      2. bujari says:

        Cfare Idiote o’linda’ shtylle kurrizore te shtypur!…. tru shperlare …… rrezik jo vec per familjen ..virus i keq

  5. Lani says:

    Tamam nipi i shokut Hysni, derrmen imperializmit amerikan.
    Diktatori Edi Rama nuk do tu japi shperblime gaze(p)tareve si puna e ketij qe na rritin optimizmin ne kete kohe virusi. Keta qofshin per trute qe kane.

  6. Lanabregesi says:

    Edhe ne Janar 2019 nxite dhunen e opozites ne Shqiperi,ku eshte ajo sot?! Tani i rekomandon te njejten gje ww-es,ajo nuk ka nevoj per nxitjen tende,ajo nepermjet dhunes ka lindur,per Albin Kurtin kundershtari eshte me I keq se serbi.

  7. Salbeu says:

    Letër këpushës së kapove : Hajde qiu , mos harro të marësh me vete dhe lubonjoviçin.

  8. Likja Monës says:

    Hibrid më të keq, se ky Bushati, nuk ka.
    Kryqëzim i atistokracisë shkodrane, nga halli, për të rregulluar biografinë, me kryekomunistin te
    tërbaçjot, kryespiunin Hysni Kapo, dhe del një mutacion si ky, Andi Bushati, i biri Mediut dhe i Verës Kapo.
    Kush është prejardhja ?
    Nga i jati, denbabaden, aristokratë shkodre. Fisnikë. Për rregjimin komunist, me “njollë”.
    Mediu vetë, oficer sigurimi, Kryetar i deges 8-të tl M.P.Brendëshme, që ndiqte elementët antiparti.
    Gjyshi, Hysni Kapo, anetar i byrosë politike. Shefi i sigurimit shtetit. I dyti pas Enver Hoxhës. Mehmet Shehu, dridhej para tijë.
    Gjyshja,Vito Kapo, anëtare komitetit qendror të PPSH. Ministre. Kyetare e BGSH.
    Daja imadh, Pëllumb Kapo, oficer sigurimi. Kryetar Dege.
    Daja mamasë, Pirro Kondi, anëtar i komitetit qendror të PPSH.
    Gaqo Nesho, burri i motrës Vito Kapos, anëtar i Komitetit qendror të PPSH, sekretar i pare i Tiranes.
    Xhelil Gjoni, burri motrës Hysni Kapos. Anëtar i Byrosë Politike të PPSH.
    E plot, e plot të tjerë, që kanë bërë këtë popull, të dhjesë në brekë.
    A ka fytyrë, ky njeri, të bëjë thirrje për revolucion ?
    Njeri i skrupullt. Pa moral. Pa dinjitet.
    Është përfaqësues tipik i forcave më të errëta të popullit shqiptar.

    1. ik ere pirdhu says:

      O BUDALL, ne fakt ky Andi eshte muti i atyre te gjitheve, se ata ishin dhe jane figura te nderuara historike. Kupton o koktrash?

  9. Babale says:

    Ky fillosofi dhe ideatori i “revolucioneve” ne tavoline, mbaroi pune me “revolucionin” ne Shqiperi, tani kerkon te bej revolucion ne kKosove!? Mos u merni me kete te tredhurin nga koqet dhe nga trute o njerez.

  10. morseta says:

    Meqe i rregulloi kto ne Shqiperi ky
    Po i jep mend dhe Kosoves tani !

  11. Atdhetari says:

    Analist më Pështiroset ta quaj këtë SHARLATAN që për ç’do Aksion, Veprim etj., Politik në Shqipëri e Kosovë e ka Gati “Analizën” e Dy Krahëve. Pra për ç’do Po-je dhe ç’do Jo-je ndaj Shtetit apo Qeverisë. Ai e di mirë që ASKUSH nuk e dëgjon apo e lexon, por ka Sponsora (ndoshta dhe nga jashtë s’e në Shqipëri sa të jetë Berisha ai e ka mbështetjen!!!!????) të cilët ua nxjerrin shqiptarëve jo paqelllim ç’do ditë në Media Vizive dhe të Shkruar. Megjithatë ç’do ditë që kalon Më I URRYER për shqiptarët është bërë.

  12. Mashkullori says:

    O trimi I xha Husniut!
    Ne se ta mban bytha te thuash te drejten duhet te kesh dhe kurajon te shpjegosh:
    -A ka Kushtetute Kosova?
    -A u be mocion mosbesimi,ne perputhje me kete Kushtetute?
    Mbasi te thuash te verteten e ketyre dy pyetjeve,kethehe ndaj vetes ate fjalen (maskarenjve),sepse I tille je vete ti.
    Mocioni nuk ishte absurd,nuk ishte ne kundershtim me Kushtetuten,sepse edhe zonja Osmani,e cila votoj kunder mocionit,por nuk kishte mbeshtetje Kushtetuese ta ndalonte….
    Ishte koha,ishte I dommosdoshem etj,jane ceshtje qe vijne mbas e kerkojne analiza te qarta,pa anesi partijake,por mbeshtetur ne fakte,konkrete qe ti dhe ne te tjeret nuk dime asgje,dime vetem trimerine e Kurtit qe pa u bere kryeminister 3 muaj me parer.Harron te na analizosh dy gjera jo me shume:
    -U betua se nuk do njihte tjeter Flamur pervec atij te Shqiperise.
    -U betua se do bente bashkimin e shqiptareve.
    Te dyja I hoqi nga rendi I dites.
    PSE?
    Na e thuaj ti…..

  13. s’i paskan ngel me burra shqipnis e kosovs
    me ja cpu kafkat ktyre bijve te rropsive serbogreke
    qe bojn gjasme edhe patriotin ose
    bythen e zgjut ,qi japin gjasme zgjidhje probleme te politikes etj
    robt kta duhen terhjek zvarre te gjithe ky etj analiste e poltikane si salia bash pederi etj
    gjithe bishtat e shkaut ne shqipni e kosove

  14. Roberto says:

    Ketij llumi nuk ke c’fare ti lexosh.Shikoja fytyren qe nxin.Mua me vjen cudi sepse vjen nga nje familje qe nuk besoj se pajtohet me shkarjen e tij mendore dhe perkrahjen deri ne vdekje ndaj KRIMINELIT ME TE MADH TE SHQIPERISE Sali Ram Berisha. Kjo nuk ka lidhje me c’fare do te thote Bushati por nuk mund ta anashkaloja kete hyrje sepse Andi meriton c’do gje ti thuash.Albin Kurti?? Kalama grindavec qe “nuk pyet per njeri”kokeforte njesoj si Ramush Karalloi.Andi ndoshta shpresonte se nje dite do ishte krahu ne mos i majte apo i djathte do ishte Ai i qendres por poshte hahahaha dhe jam i bindur se do i sherbente me zell.E ka shume qejf ta beje prandaj.Tani i ben thirrje Albin Kurtit te ngrihet ne revolta popullore qe ta fundose pergjithmone hahahahah.O loqe nuk ju dhjet asnje e mos ushqeni iluzione kot.

  15. qytetar i pa anshëm says:

    Ky opinionisti nga Tirana shkruan thirrje per revolta ne Kosove ashtu si siamezi i tij B. Buzhala qe shkruan nga Prishtina kunder qeverise shqiptare te votuar me mbi 50%.

  16. Lush berbali says:

    Kjo drite qe uron ti Bushat,nuk mund te vije kurre ne Shqiperi,edhe po te marrresh ti persiper udheheqjen e VV.
    Vjen era lindje,komunisto -arabe ajo drite.
    E kemi fikur prej kohesh…
    Edhe per plumbat….
    Uçk i fishkellyen mbi supe plumbat e armikut kur VV fshihej skutave.
    Financimet e dyshimta arabe gjeten terren vone ne Kosove,pas çlirimit e pas Pavaresise.
    Ti Bushat e udhehoqe fushaten e mediave pro djegies se mandateve ne Shqiperi.
    Kur deshtove e mohove.
    Kerkon te hedhesh ne lufte VV ne Kosove.E pse ?
    Sepse u rrezuan ne nje mocion.
    Ti je komunist blloku Bushat .Flet e vepron si komunist.
    Si munden 32 deputete te mbajne peng 82 te tjere ?
    Ku eshte pare qe nje qeveri pakice me 26 deputete te sillet si fituese ?
    Partia e dyte 25.Partia e trete 23. Krejt afer….
    Ja do te marrin armet 26 %.
    Do t’i marrin edhe 74 % kunder tyre.
    Keshtu thua ti ,Bushat !!
    Ja qenkan 26% + 1 Bushat.
    Po Bushati fshihet neser.Se eshte pelivan…
    Ai vetem hedh gurin e fsheh doren.
    Eshte ngaterrestar ky Bushati komunist ,o ju kosovare.
    Ne Shqiperi s’e pjerdh me njeri.Ka vite bile…
    Edhe ketu u be me Bashen,me Meten pasi Edi s’e perfilli kurre.
    Eh ,po te njihnit ,ju si ne !

  17. Ani says:

    Bushat o shtaza o kafshe e papare.
    E dogje Shqiperine cfare fitove more lavire vetem se u shkaterrua cdo gje dhe bota na pa me nje sy tjeter . Ti dhe disa derra si puna jote prishet imazhin e Shqiperise the te shqipetareve.
    Nuk u futem ne BE nga Ty more ndyresire e felliqur.
    Ty po te pret SPAK.
    Cdo ne Kosoven pse e shkaterron popullin e Kosoves o qen i zgjebosur. Ata nuk duan mend nga ty kane Kushtetuten e vet.
    82 apo 85 deputete perfaqesojme shumicen e popullit.
    Populli nepermjet te zgjedheve te tyre vendosi.
    Jo me 61 vota por 82 vota.
    Kujt populli i drejtohesh ti kriminal dagllaut i qelbur.
    Populli i Kosoves, ju qe mund ta lexoni kete shkrim injoroheni Bushatin, per ne shqiptaret eshe nje limon i shtrydhur ne koshin e plehrave. Nje mi i ndyre banjash.

  18. xhela says:

    Ja ky kerma e komunizmit, te jesh nip i kryekomunistit Hysni Kapo, bir i sigurimsit Medi Bushati lindur e rritur ne bllok dhe te japi mene eshte paftyresi e tmerrshme. Prandaj nuk ka ecur demokracia ne vendin tone nga keta Saliste te ndyre.

  19. Vlora says:

    Bythec tallavaje. Pederast. Po te kishte vetem pak burreri nuk bente sic po bejne me lubonjen qe per inat te Edvinit, kane ulur koken dhe ushqehen nga zorra e trashe eShkerdhenit, teveqelit qe shesin per lider dhe Sali kermes, qe i zhvarrosi dhe perrmorri gjyshin, qe deri dje i kishte sherbyer si dhjaks.

    1. Silva Pusic says:

      – Vetevendosja fitoi shumicen ne zgjedhje.
      – LDK, fale Vjosa Osmanit, direkt pas Vetevendosjes. — Si Kurti, ashtu edhe Osmani qendrojne per lufte ndaj korrupsionit, per ndryshim.

      Rrjedhimisht: sigurisht qe votuesit kosovar, i cili i tha po virtytit dhe jo vesit, iu “vodh” kjo vote, nga ata te cilet personifikojne vjedhjen qe prej 20 vitesh. Fjalen “vodh” e ve ne thonjeza se nga formale sigurisht qe ishte ne perputhje me procedurat. Vetem nga ana formale ama. Nga ana morale mbetet vjedhje. Mbetet shkelje me kembe e vullnetit te votuesit. Shpresoj qe populli fisnik kosovar ne zgjedhjet e ardhshme te mos i harroje keta hajdute te pafytyre e te zgjedhe serish virtytin e t’i thote serishmi “jo” vesit.

      Edhe nje ze pro Albin Kurtit, pro politikanit qe na riktheu shpresen, qe na kujton burrat e shtetit te vertete.

  20. P says:

    Koqe tere jeten. Kush pjerdh per porosite e ketij legeni.

  21. Shqiptar Kosove says:

    revolucionar i vonuar, mbetje komuniste, mendësi që dogji e pjeku shqipërinë për 50 vite, turp për gjuhën që flet, për këshillën që jep. qen!!!

  22. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Mos u merakos ore Bushat se Albini eshte i specializuar per revolta. Per trazira te dhunshme ai nuk e ka shokun, eshte i pari.

  23. Vjosani says:

    Foli nipi i Hysni Kapos me te njejeten gjuhe qe fliste gjyshi… Proletare te te gjithe vendeve, bashkohuni per ne lufte. O zot, mjere Kosova po degjoi nje llum kanali si ky.

  24. Gipa says:

    O aman mos na u perziej me keto idete kunderrevolucionare o Bushat por trus bythen se nuk je ne kosove te i dish hallet e kosoves dhe se me idete tua ne shqiperi nuk te shkoi tani perzihesh ne kosove e ti me kete i ben dam shum Vv sepse neve analistet deshtak sa anej sa anej nuk na nevoiten prandaj trus bythen se i dijme punet tona me mire se ti.

  25. Zeni says:

    Ky mut cobani, ky strateg i madh i dhekullit 21, mbas kryespiunit dhe kryekriminelit Sali Berish Vdekja, Neveria e Shkretimit, eshte ideatori i “Revolucionit” te Lul Dhalngjiturit te PD se SHQUP-it, dhe sipas direktivave te tij, tani Luli, Mona, Ilir Floriri, po i hane mutin Edi Rames! Do Zoti Albin Fodull Karabush Kurti (qe fluturon me presh ne bythe, e degjon kete mut, qe edhe Kurti te mbetet me presh ne bythe, si Tritani i PD ne Lushnje me 1997!
    Tung!

  26. Ladi says:

    Me beri pershtypje ku thoshte per Malin e Zi qe ka dy dekada qe qeveriset nga nje familje.Ok.se pari Mali i zi ka stabilitet mos do ky dobiç te destabilizohet edhe Mali i zi nga Serbet qe jane ne opozit se kjo ështe thirrje edhe për ata, së dyti edhe udherrefyesi dhe bashkeagjenturori yt i serbeve DOKTOR VDEKJA drejtoj per afro dy dekada e shkaterroi e vrau e vodhi e perdhunoi kete popull funizoi Milosheviçin me naftd te vriste kosovaret i futi tmerrin popullit shqiptar deklaronte hapur terror dhe ti akoma i lepihesh dhe zbaton udhezimet e ti dhe kurr nuk shkrojte kunder veprimeve te tija pinoçetiste,se treti ne po durojme 30 vjet llomotitjet e te njenteve fytyra te qelbura si ti e lloj lloj analistsh palaço pa moral si Lubonja Rakipi Zhej Fevzu Karakurva Eni Sonila etjetj qe na jini bër hal ne sy mo pjell muti.Zhdukhni mor fare e mutit mor agjeti serbeve.ptu te dhjefsha rracen.

  27. Dardani says:

    Ne ne Kosove, nuk e dijme nga vjen e nga shkon ky gazetari, natyrisht e kemi pa ne disa studio televizive, por per ne ne Kosove ky gazetar nuk asht se terheq ndonji vemendje, apo te ngjalle ndonji interesim per ta ndjeke. Ne nuk i a vejme mendjen ketij gazetari, pikerisht per cektesine e mendimeve, per paaftesine nd analizimin e situatave e ne menyre te vecante ne paaftesine per te parashikue se cfar po mendohet se si do rrjedhin ngjarjet e pastutjeshme.
    Une po vecoj komentin e Anit, por e verteta asht se ne nuk na intereson kurrsesi ky person, nuk kena cka te marrim mend prej tij, nder te tjera sepse eshte pjese e majes se nomenklatures komuniste ne Shqiperi, pjese e atij klani qe e ka gjakose populliun shqiptar dhe nje pjese te qytetareve te Kosoves, perndryshe edhe si gazetar i nje krahut teper ekstremist te opozites shqiptare e cila gjithnje ka nderhyre per te krijuar tollovi tek na ne Kosove sa here kan qene ne hall per vedi.
    Edhe nga ana e Kosoves ka gazetare qe u sherbejne disa qarqeve te paidentifikueme si ne Tirane e ne Prishtine, qe i fryjne do zjarmeve qe ndizen cuditerisht njiherit si ne Tirane e ne Prishtine, cka len me kuptue se qendra te ndryshme antishqiptare sulmojne njiheresh ne te dy anet e kufirit per te destabilizuar Shqiperine e Kosoven, pikerisht ne ato momente kur punet duket se po shkojne mire.
    E vertea asht se si ne Shqiperi dhe ne Kosove ka politikane, analiste, gazetare, akademike dhe interlektuale me vlera te cilet kane njohje te bollshme te momentit politik qe kalojne dy shtetet tona dhe kane aftesi qe mbi bazen e analizave te thella, te ideojne perspektiven e afert dhe te larget si dhe rruget per realizimnt e interesit te perbashket te shqiptarve.
    Megjithate, ne nje rrugetim te ri drejt demokracise si ne Shqiperi dhe ne Kosove, pasja e gazetareve te tille si ky Bushati me sojin e vet ne Shqiperi, apo si Buzhala me sojin e vet ne Prishtine, ata sherbejne per nje rritje te metutjeshme te kujdesit te te gjith atyre qe analizojne situatat ne dy anet e kufirit, por sidomos politikaneve vendim-marres qe te ruhen nga kurthet e prapaskenat e atyre qendrave antishqiptare per te cilat punojne gazetar, analiste apo politikane si puna e e ketyre njerezve pa vlere qe vec presin te perfitojne pikerisht nga turbullirat e deri larg qoftenga ndonje konflikt civil ne Shqiperi apo Kosove qe do na kthenin 50 vjet mbrapa.
    Per keto aresye edhe duhet te jemi vigjilent, pavaresisht se keta perfaqesojne nje pjese krejt te paperfillshme nder shqiptaret.
    Perndryshe, momentet qe po kalojme, jam i bindur se ne te dy kraket e kufirit, shqiptaret ne saje edhe te miqve te medhenj te shqiptareve SHBA e miqve perendimore, tashme jane te orientuem drejte se kujt i duhet besue e kujt jo per te qeverisur si Kosoven ashtu edhe Shqiperine.

  28. Pelioni says:

    Qëllimi i këtij liliputit prej blloku me këtë thirrjen paçavure që i bën VV në kosovë është një dhe vetëm një , destabilizimi i kosovës , nxjerrja e saj jasht binarëve të demokracisë ,shmangia nga çështja e kosovës e Sh B A .Por kjo çështje pa faktorin amerikan ta harrojnë këta gazetarucët e saliut se zgjidhet,dhe jo vetem kaq por indirekt këta pseudo patriotë i shërbejnë sërbit,sikurse i ka porsitur babai i tyre shpirtëror agjenti i kahershëmi UDB. sali ram berisha

  29. Arber iliri says:

    Bravoooo Andi ja kalove gjyshit.

  30. PEPJA says:

    PSHIU O TE PSHIFTE KERBIQA.

  31. Vera says:

    I eci keto kopilit te bllokut duke ia rekomanduar Lulit,Sliut dhe se fundemi toto Likes ky revolucion,po ngeli ta beje ne Kosove!

  32. bliri says:

    Nje za I mekur pe te shpetuar nje kauze te vdekur

  33. iksi says:

    O rrot po kjo ishte porosi e Amerikes more rrot mulliri dhe i thu vehtes analist . Aj skenar u organizu ne amerik me kalin e trojes Mustafen e L.D.K se . Po hajt pra priju ti dhe vazhdo revolucjonin se ti je teper i afte , ty nuk ta mban bytha te dalesh nga studjot po jo me te organizosh nje tubim , ti je mesuar ne zyra me kondicjoner e te shpeton shurra po te futesh ne mes te turmave po le me ti organizosh ti ato .

  34. Lako Dejani says:

    Ky Andi Bushati, pinjolli me i vogel publik i tarafit KAPO, qe ka dhene dhe jep kushtrime per qendrime ekstreme: vjet per Vendin e tij dhe sivjet per Kosoven, o eshte vertet ÇYRYK (i manget) nga mendja dhe dikush duhet ta bindij te kurohet tek psikiatri, ose eshte nje terrorist disi i kamufluar nen petkun e “gazetarit” , te cilin me çfar thote, jo vetem kosovaret duhet ta urrejne per anarkizmin qe predikon, por edhe shteti shqiptar mbase duhet ta shohij me kujdes si njeri nxites i perçarjes, dhunes dhe veprimeve antikushtetuese, ketej dhe andej kufirit, sidomos ne keto kohra. Jam i bindur qe opinioni i shendoshe kosovar nuk mund te ndikohet nga nje njeri ordiner, shpirtlig, aventurier, dhe pinjolli me tipik i tarafit KAPO (dje komunist te thekur dhe sot ngjan me shume fashist), i perfaesuar jo vetem nga dy gjyshete tij Hysniu dhe Vitua por edhe nga prinderit dhe mjaft te tjere. Mes emrave te njohur qe perfaqesojne ose kane lidhje te ngushta me tarafin e siperthene dhe qe vazhdojne te jetojne e qe besoj se kane ndikim tek ai per ta keshilluar kete si njeri te mos i japij gjuhes me shume se duhet, do te permendja Xhelil Gjonin, qe kane per grua motraen e gjysh Hysniut dhe Profesoret Rexhep Mejdani e Ismail Lleshi,qe kane per gra mbesat e ketij gjyshi, pa folur per babane e tij Mediun dhe dajo Pellumbin , te cilet kana qene kuadro me rendesi te sigurimit te djeshem te shtetit shqiptar. Pavaresisht “lirise se fjales” me te cilen spekullohet shpesh, dikush prej ketyre si njerez te njohur ne publik nese nuk jane ne nje mendje me te, le te prononcohen publikisht.Ne te kunderten edhe keta bejne pjese tek perkrahesit e tij. Nderkohe, Ja vlen te kete nje qerndrim edhe nga Unioni i gazetareve shqiptare. Besoj se e vlen per keta qendrimi i gazetarit kosovar Halil Matoshi.
    Si mund t;i lejohet nje njeriu qe e quan veten te shkolluar te quaj nje mocion kuhtetues “padrejtesi uleritese”,”grusht te ndyre shteti parlamentar”,”falange fashiste” etj qe dashkan te ndryshojne vullnetin per ndryshim te votuesve…”etj, kur ata qe votuan pro renies se qeverise Kurti ishin 82 deputete, gati 2/3 e parlamentit?! Si e do ky defiçitar nga mendje demokracine, te sundoje pakica? Po çfare vullneti i spikatur e votoi Vetvendosjen kur ajo ka me pak se nje te treten e deputeteve te parlamentit dhe eshte e detyruar te jete ne qeveri me nje e me shume parti te tjera? Per çfare qendrese i keshillon ky miu i vrimave Albinistet qe ata “te qendrojne” neper revolta kur ai ka me pak se 30 deputete nga 120 gjithsej? Po per ndonje vend tjeter ne bote, a mund ta beje dot kete interpretim? Apo mer direktiva nga Berisha dhe Meta, me te cilet i bashkon qendrimi anti Thaçi e anti Rama, qe perputhen edhe me ato te Albin Kurtit, nje delirant dhe ekstremist ashiqare qe kujton se “u be deti kos ” dhe atij i mbeti luga veç per ta ngrene!!

  35. klajdi says:

    I vETRMI ZE I ARESYESHEM NE sHQIPERI RETH C’NDODHI NE pRISHTINE, KERKOHET TE DISKREDITOHET!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje