‘’Shumë persona punojnë në të zezë’’, Nazarko: Të përdoret strategjia e SHBA në 1964, tollon ose çek për ushqime

30 Mars 2020, 22:56Sociale TEMA

Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin e Sokol Ballës Real Story në News24 ka thënë se Shqipëria duhet të ndërrojë strategji që të kompensojë edhe personat që punojnë në të zezë.

Me këtë strategji sipas tij shumë punonjës që punojnë në të zezë mund të ngelen pa bukë dhe shprehet se të gjithëve duhet t’u jepet tollon ose çek për ushqime në supermarket.

Sipas Nazarkos kjo është mënyrë që eleminon korrupsionin dhe i jep dinjitet të gjithëve në këtë moment fatkeqësie pasi këtë ka bërë Lindon Johnson në vitin 1964 në SHBA.

”Duhet një strategji tjetër, kjo mund të çojë në revoltë sociale. Kemi ekonomi informale, kemi 400 mijë në informalitet

Në momentin që Ministria e Financave për këtë punë do çojë listën e pagave të luftës. Nëse e ka menaxhuar Ahmetaj e ka bërë gabim.

Nëse do çosh pagën e luftës, atëhere shumë persona janë në të zezë. Tani o do i kërkosh llogari pronarit ose do vrasësh pronarin.

Ka shumë ndryshim. Nëse nuk është regjistruar do e hajë. Kur çon listën në Ministri, 300 mijë s’kanë të hanë bukë.

Siç e ka bërë SHBA në ’64, siç na e kanë bërë refugjatëve në Gjermani. Merre tollonin, dhe ti shko në supermarket dhe bli ato që dëshiron dhe je brenda dinjitetit tënd, je brenda ndihmës së shtetit tënd. Dhe heq korrupsionin.

Nuk kemi vetëm ata që mbledhin kanaçe, ata me mistri, biznesi i vogël sepse pa bërë cinikun e madh. Në fillim të populli pastaj biznesi i madh. Një pjesë e biznesit të madh edhe mund t ëiki. S’ka çfarë i do gjithë ato pika karburantesh, farmaci.

Mund të ndërtojnë një strategji që e ka bërë Lindon Johnson në SHBA në 1964 në masën 58 miliardë dollarë. Kjo e sistematizon shtetin, dhe ti vazhdon të merresh vesh. Për t’i hedhur gjëra njerëzve nga drtarja është propagandë komuniste e ’60.”- tha Nazarko.

12 komente në “‘’Shumë persona punojnë në të zezë’’, Nazarko: Të përdoret strategjia e SHBA në 1964, tollon ose çek për ushqime”

  1. Leo says:

    Hallall shpetim kjo eshte nje zgjidhje e sakte mbeten duke shkuar me trasta dhe kamera dere me dere Perpos masave te marra dhe shume mire ka bere kjo do te ishte zgjidhja ideale

    1. Kroger says:

      Sipas raportit te BB te vitit te kaluar ne vend gati gjysma e bizneseve jane informale dhe 37% e te punesuarve punojne ne te zeze!
      Keto jane shifra katastrofike,qe vertetojne mos ekzistencen e shtetit ligjor,rrenimin e administrates publike dhe te demokracise dhe shkallen e larte te korrupsionit!
      Nisur nga keto te dhena,ne se Rama nuk eshte i perzier ne kete krim shteteror,duhet te analizoje urgjentisht situaten ,te gjeje shkaktaret duke i cuar para drejtesise!
      Ata qe e cuan degradimin e shtetit ne kete shkalle nuk mund ta ndreqin ate!
      Por as Rama nuk eshte i lare nga kjo gje sepse minimalja duhet te japer llogari i pari se pse e ka lene situaten te shkoje deri ketu!
      Por Rama ka dhene prova se nuk pranon asnje keshille e jo me fajin!

  2. morseta says:

    Bravo Nazarko !
    Te lumte, je shume konkret !
    Ajo esht nji shtrese qe ka shume nevoje !

  3. Leo says:

    Hallall shpetim kjo eshte nje zgjidhje e sakte mbeten duke shkuar me trasta dhe kamera dere me dere Perpos masave te marra dhe shume mire ka bere kjo do te ishte zgjidhja ideale

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Me pelqen…

  5. Luli says:

    Mos Leh shume per budallaeqet qe thua tani ne kete kohe,po te jesh I Zoti dhe Shkencetar shpik ndonje sistem tjeter dhe mos Lexo dhe kopjo te tjeret se cfare kane bere ne shtetet e tyre 40 dhe 50 vjet perpara
    Shoqeria, njerzimi,dhe kushtet e reja nuk mund te jene njesoje si 50 vite perpara ???
    Por duhet shikuar per ndonje gje te re, dhe mos e lidhe gjitheshka me Politiken Shqipetare
    Veji Gishtin kokes

  6. Buka duhet ne qdo kohe says:

    Bravo zoti Nazarko…

  7. Dull Qinonat says:

    Tolloni varjant amerikan?!
    Po pse s thu ti qe Dull Hoxha kur na vuni tallonat,paska ken komplet proamerikan!!

  8. miu says:

    pse vertet nuk e dine sa punojne ne te zeze dhe ku?! por punojne atje ku kane interesat e tyre!

  9. Neri says:

    Shume e sakte:shume punojne ne pune te zeze,shume nuk sigurohen dhe ngelen pa pension,shume nuk sigurojne pronen dhe ne fatkeqesi mbeten me gisht ne goje.Sigurojme nje makine te vjeter qe e bjejme 80000 lek dhe nuk sigurojme shtepine qe ben 8000000 lek.Ne raste te kur ka fatkeqsi pasi nuk bejme kete mbetemi pa hic fare.Cdo kish ndodhur kur ra termeti po ti kishim siguruar shtepite,ja del problemi tani per pagese per ata qe punojne ne te zeze,ja del problemi per fermerin qe nuk subvesionohet per prodhimet pasi nuk regjistrohet ne organet tatimoree keshtu me radhe.Po edukohemi jo me rregulla dhe me ligje por me cna dale perpara.Po meremi te gjithe me politik,po degjojme cthone partite dhe analistet dhe tani ngrejme duarte dhe ankohemi qe nuk na ndihmon qeveria,se keto ndihma jane lemosha se nuk na plotesoje nevojat etj.Ta ni dalin opozitare,analiste dhe te tjere qe skane haber fare dhe thone po te isha une k/m do te prisja leket me gershere.

  10. Nikollë says:

    Nazarko është për ministër ekonomie dhe financash,jo këta që nuk marrin vesh nga ekonomia,nga administrimi i saj.Km duhet t’i dëgjoj dhe të veproj në bazë të mendjeve të ndritura.

  11. fariu says:

    Pershendetje Shpetim.
    Nuk te njof dhe nuk me njef, por vazhdimisht kam patur dhe kam nje respekt per Ty si analist.
    Ti, vertet ke te drejte per ate qe thua dhe per ate mendim rezultativ qe jep, por po te veprohej ashtu si thoni Ju, si do ja benin te korruptuarit qe e kane metode pune menyren fitimit me ane te vjedhjes?.
    Po te veprohej si thoni Ju, do na dilte kjo pjese e administrates dhe sidomos ne pushtet vendore, te cilet do thoshin “KEMI NGELUR PA BUKE, DUAM NDIHMA, JU LUTEMI NA NDIHMONI”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje