“Laboratori Intermedica” ka marrë iniciativën që të kryejë falas disa analiza për pacientet e shtruar me koronavirus.
Njoftimi:
I nderuar Z.Kryeminister.
E nderuar Zj. Ministre e Shendetsise.
Per dijeni: Prof . Pellumb Pipero ,Prof . Tritan Kalo ( si shok te mi te klases ne Fakultetin e Mjekesise) prane Spitalit Infektiv dhe Prof. Perlat Kapisyzi , prane Spitalit “Shefqet Ndroqi”-Tirane.
Jemi perpara nje beteje te veshtire me koronavirusin , nje armik i padukshem por real.Cdo kontribut sado i paket dhe nga kushdo eshte nje arme me shume ne kete beteje.
Me ndjenjen e solidaritetit qytetar dua t’Ju bej me dije se :
“Laboratori Intermedica” do te kryej falas ,qe sot,dt.30 Mars e deri 30 Prill 2020,per pacientet e shtruar me koronavirus ne Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”( Sanatoriumi) analizat e meposhtme:
1.Prokalcitonina ( PCT)
2.D-Dimeri
3.Ferritina
4.Proteina C Reaktive.
Person kontakti prane Laboratorit Intermedica :
Thoma Vasili , telefon
+355 69 702 9735,
e-mail : [email protected]
Duke ju falenderuar per vemendjen Tuaj,
Me respekt
Dr. Vasil LLajo
Tel. +355686010110