"Pas dëshpërimit ka shpresë", shprehja e poetit turk te pakot e ndihmave të Turqisë për Italinë

1 Prill 2020, 20:55Bota TEMA
"Pas dëshpërimit ka shpresë", shprehja e poetit turk te

Turqia i ka dërguar produkte të ndihmës mjekësore Spanjës dhe Italisë, dy vendet që janë duke vuajtur më shumë nga koronavirusi.

Avioni A400M i Forcave Ajrore Turke i dërguar me koordinim të Ministrisë turke të Mbrojtjes ka arritur në Itali pasi fillimisht ndaloi në Spanjë, ku gjithashtu u dërguan ndihma, shkruan Anadolu Agenncy.

“Avioni Forcave të Armatosura Turke me pajisje mjekësore që u ngrit nga Madridi, Spanjë, arriti në qytetin e Romës në Itali”, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Ndihma e dërguar nga Turqia, ndër të tjera, përfshin maska të prodhuara në Turqi, maska anatomike, syze mbrojtëse, veshje mbrojtëse dhe lëng antibakterial.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, i cili ka dalë për të pritur avionin, shprehu falënderime ndaj Turqisë për mbështetjen.

“Ndihma juaj e sotme është shumë e rëndësishme për ne. Falënderojmë presidentin (Recep Tayyip) Erdoğan, ministrin e Jashtëm (Mevlüt) Çavuşoğlu dhe popullin turk për solidaritetin”, tha Di Maio.

Një detaj që ra në sy ishte se mbi kutitë e ndihmës është vendosur një letër ku është shkruar në gjuhën italiane dhe spanjolle një shprehje e poetit dhe dijetarit turk Xhelaludin Mevlana (Rumi) ku thuhej: “Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”.

7 komente në ““Pas dëshpërimit ka shpresë”, shprehja e poetit turk te pakot e ndihmave të Turqisë për Italinë”

  1. Loran shehu says:

    Bravo Turqis

  2. o tourkos nuk ka vend ne Evrope..... says:

    gezuar ramazonin……..

    1. Dikush says:

      Po pse i shan Turqit edhe kur shperndajne ndigma ne vendet Krishtere o cop e debilit. Un jam i Krishter vete, po injorant si puna jote nuk duhen lejuar te komentojne ose te shprehin opinionin e tyre te qelbur.

    2. grek kurve says:

      o jorgo po cte ka bere turku te ka qire vasiliqine?

  3. Zagan Pasha says:

    Thuaji injorantit qe e ka shkru kete artikull ( i huaj apo shqiptar) qe Xhelahudin Mevlana ishte irano – afghan ne origjine dhe thjesht ka jetu nje pjese te jetes se tij dhe vdiq ne nje pjese te Turqise se sotshme ne 1273, ne nje kohe kur Turqia nuk ekzistonte.

  4. janullaqi me uj te bekuar vadit lulet says:

    Gezuar janullen 300 dharrmi opo euro o palikar

  5. them une says:

    Po kaq e vështirë është të indentifikoni këtë plerën më sipër ” O turkos…” nje i semur; psiqik që hedh helm midis popujve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje