Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 43 082 të vdekur në botë që prej shfaqjes së tij në dhjetor në Kinë, sipas të dhënave zyrtare në orën 11:00 GMT.
Më shumë se 865 970 raste të infektuar janë diagnostikuar zyrtarisht në 186 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë.
Ky numër rastesh nuk reflekton një numër real të kontaminuarish pasi një numër i madh vendesh kryejnë teste vetëm për rastet që iu nevojitet shërbimi spitalor.
Mes këtyre rasteve, të paktën 172 500 konsiderohen sot të shëruar.
Italia, që ka regjistruar të vdekurin e pare si pasojë e koronavirusit në fund të shkurtit, është vendi më i prekur për nga numri i të vdekurve me 12 428 të vdekur për 105 792 raste dhe 15 729 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet shëndetësore italiane.
Pas Italisë, vendet më të prekura janë Spanja me 9 053 të vdekur për 102 136 raste, SHBA-ja me 4 081 të vdekur për 189 633 raste, Franca me 3 523 të vdekur për 52 128 raste dhe Kina kontinentale me 3 305 të vdekur për 81 554.
Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 81 554 raste mes të cilëve 3 305 të vdekur dhe 76 238 të shëruar.
Për nga numri i rasteve, SHBA-ja është vendi më i prekur me 189 633 të kontaminuar të regjistruar, mes të cilëve 4 081
kanë humbur jetën dhe 7 138 janë shëruar.
Që prej ditës së djeshme, Tanzania dhe Bregu i Fildishtë kanë njoftuar të vdekurit e pare si pasojë e koronavirusit në vendet e tyre. Sudani i Jugut njoftoi se kishte diagnostikuar rastin e pare..
Europa regjistroi sot në orën 10:00 GMT 31 083 të vdekur për 468 792 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 4 179 të vdekur për 198 119 raste, Azia 3 938 të vdekur për 110 069 raste, Lindja e Mesme 3 147 të vdekur për 58 831 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 513 të vdekur për 19 160 raste, Afrika 200 të vdekur për 5 778 raste dhe Oqeania 22 të vdekur për 5 224 raste.