Holandë: 101-vjeçarja mposht koronavirusin

1 Prill 2020, 13:39Bota TEMA
Holandë: 101-vjeçarja mposht koronavirusin

Një grua 101-vjeçare nga Hollanda është shëruar nga koronavirusi. Kështu raporton për mediat vendase spitali i IJsseland, afër Roterdamit, duke shpjeguar se ky rast përfaqëson një “dritë shprese”.

Gruaja e moshuar ishte shtruar në spital një javë e gjysmë më parë, me vështirësi në frymëmarrje dhe kishte testuar pozitive në Covid-19.

Gruaja, e cila jeton vetëm, do të qëndrojë në një shtëpi pushimi për disa ditë, përpara se të kthehet në shtëpinë e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje