Ministri i Jashtëm Maas: NATO dhe BE duhet të trajtojnë dezinformimin lidhur me COVID-19

2 Prill 2020, 18:10Politika TEMA
Ministri i Jashtëm Maas: NATO dhe BE duhet të trajtojnë

NATO ka rol të rëndësishëm në trajtimin e dezinformimit rreth pandemisë së koronavirusit, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas para një videokonference me 29 homologët e tij në aleancën trans-Atlantike.

“Disa po e shfrytëzojnë këtë situatë për qëllime propagande, për ta vënë veten në vëmendje”, theksoi Maas.

“Në rastet kur dyshohet se pas një dezinformimi të tillë qëndrojnë shtete, është e përshtatshme që NATO dhe Bashkimi Europian ta kundërshtojnë këtë dhe të sigurojnë që informacioni të jetë i bazuar në fakte dhe jo në lajme të rreme”, shtoi ai.

Maas theksoi se çështja do të diskutohet nga ministrat e jashtëm të NATO-s, së bashku me mënyrat me anë të së cilave aleanca mund të forcojë më tej përpjekjet për të luftuar virusin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje