Statistikat në Itali: Numri më i madh i viktimave, meshkuj mbi 74 vjeç

2 Prill 2020, 09:07Bota TEMA

Në 21 ditët e para të marsit në veri të Italisë, numri i vdekjeve është dyfish më i lartë krahasuar me mesataren e periudhës 2015-2019.

Të dhënat dalin nga shënimi shpjegues i Istat, i cili shoqëron të dhënat mbi vdekshmërinë në Itali.

Analiza, e cila merr parasysh 1 084 bashki, nxjerr në pah situatën në Bergamo në veçanti, ku vdekjet pothuajse janë katërfishuar “duke shkuar nga një mesatare prej 91 rastesh në periudhën 2015-2019, në 398 në 2020”.

“Rritjet me të njëjtin intensitet, prekin shumicën e bashkive në provincën e Bergamos”.

“Situata veçanërisht alarmante – nënvizon Instat – gjenden edhe në provincën e Brescia, ku vdekjet në tre javët e para të marsit janë më shumë se dyfishuar: nga 134 në 2015-2019, në 381 në vitin 2020. Duhet theksuar se rritja me më shumë se 200% është e pranishme në Piacenza ose Pesaro”.

Shifrat zyrtare konfirmojnë “rritjen e madhe të vdekjeve sidomos te meshkujt dhe moshat mbi 74 vjeç”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje