UEFA është e qartë: Të kenë përfunduar kampionatet deri në këtë datë!

2 Prill 2020, 13:39Sport TEMA

Synimi nga ana e UEFA-s është i qartë. Kampionatet kombëtarë duhen përfunduar, ndërsa dy kompeticionet europiane, Liga e Kampionëve dhe Europa League, do të shqyrtohen në një tjetër moment, atëherë kur edhe udhëtimet e klubeve të jenë të sigurta.

Sakaq, në mbledhjen e djeshme, duket se është vendosur edhe një datë limit për përfundimin e kampionateve.

UEFA kërkon që kampionatet të përfundojnë deri më datë 3 gusht, pasi çdo datë tjetër, mund të kompromentojë edhe më shumë sezonin pasardhës.

Megjithatë, çdo vendim do varet nga COVID-19, i cili deri këto momente është treguar i pamëshirshëm. Sa i përket stadiumeve, ato pritet të jenë të boshatisura pasi askush nuk kërkon të rrezikojë një përhapje tjetër të virusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje