Basha fyen ekspertët e Komitetit Teknik kundër Covid-19: Ata s'thonë të vërtetën, në mbledhje flasin atë që u thotë shefi”

3 Prill 2020, 20:58Politika TEMA

“Ne në Shqipëri jetojmë, e dimë që po të flasësh në mbledhje me shefin do të thuash atë çfarë thotë shefi”. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka fyer sot ekspertët e Komitetit Teknik për Covid 19 duke thënë se ata nuk japin mndimin e tyre në mbledhje, por “thonë atë që u thotë shefi”.

Basha i bëri këto komente në një intervistë me Mirela Milorin, e cila pas deklaratës së Bashës se Shqipëria nuk bën testime dhe po fsheh numrin e vërtetë të të prekurve nga Covid, i kujtoi kryetarit të PD-së se vetë ekspertët e Komitetit Teknik ishin shprehur se kjo është strategjia që duht ndjekur.

Kryetari i PD nuk ka patur argumenta, por është hedhur menjëherë në sulm duke akuzuar ekspertët e Komitetit Teknik, që sipas tij nuk flasin atë që mendojnë.

Një akuzë e rëndë kjo, për ekspertët e nderuar të shëndetit publik, si Doktoreshë Silva Bino, për mjekët e nderuar si Najada Çomo dhe Tritan Kalo, apo shefin e Urgjencës Kombëtare, Z. Skënder Brataj, të cilët prej më shumë se dy muajsh janë në vijën e parë të frontit, që me shfaqjen e Coronavirusit në Kinë.

Në fund, i pyetur për akuzat e tij se nuk bëhen teste sa duhet, nëse kishte informacion nga palë të treta, apo ky ishte thjesht një deduksion i tij, Basha u përgjigj si gjithmonë: “Të dyja”.

3 komente në “Basha fyen ekspertët e Komitetit Teknik kundër Covid-19: Ata s’thonë të vërtetën, në mbledhje flasin atë që u thotë shefi””

  1. Juri says:

    Imagjino te krahasosh Isuf Kalon me kete cope jashteqitje derri! lol

  2. Agron says:

    Bashaliq serbertor i abtishqiptarit Salih Karaxhic

  3. Timi says:

    Ik mr daj fleeeee ik se do kesh pasoja ne tru. Ik e mr daj fleere. Nigjoje dajen. U bone telef per familjen mafioze Berisha…ik fle a te keqen daja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje