Memorie.al publikon historinë e panjohur të Sejfi Vllamasit me origjinë nga Kolonja, i cili pasi u shkollua fillimisht në vëndlindjen e tij dhe më pas në gjimnazin turk të Edrene-së ku u njoh dhe lidhi miqësi të ngushtë me Fan Nolin që studjonte në gjimnazin grek të atij qyteti, më pas ai i dërgoi një letër Portës së Lartë, ku i kërkonte një të drejtë studimi dhe ajo iu plotësua duke u dërguar në Vienë, ku ai u diplomua me rezultate të larta në Universitetin Bujqësor të atij qyteti duke iu akorduar titulli “Bej Diplom”, dhe pas diplomimit, Sejfiu u muar me kërkime shkencore në fushën e Veterinarisë dhe arriti të shpik një ilaç për sëmundjen e deles, për të cilën iu akordua titulli “Doktor në Shkencat Zooveterinare” dhe 2000 napolona ari si shpërblim, të cilat nuk i pranoi dhe i këmbeu me një muaj pushime, duke shkuar në një kamp me të fejuarën e tij.
Kthimi i Sejfiut në Shqipëri ku pasi punoi për disa kohë si veterinar i Tiranës, ai u angazhua në veprimtari patriotike në dobi të çështjes shqiptare, duke marrë pjesë edhe në mbledhjen e Komitetit të Manastirit në vitin 1905-së se bashku me Bajo Topullin, Fehim Zavalanin, Gjergji Qirjazin etj, si dhe në vitet që pasuan, duke bashkëpunuar ngushtë me Ismail Qemalin, Sait Najdenin, Spiro Dinen, Fuat Bej Dibrën etj., të cilët hartuan e përpiluan platformën politike që çoi në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912-të. Caktimi i Sejfiut në vitin 1914-të në detyrën e prefektit të Qarkut të Shkodrës dhe më pas në vitin 1918-të në Komitetin Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës, që kryesohej nga patrioti Hoxhë Kadri Prishtina, për të ardhur në vitn 1920-të ku ai morri pjesë në Kongresin e Lushnjes, ku u zgjodh dhe tre herë Senator, e më pas në vitet 1920-’24, ku ai u zgjodh deputet i Kolonjës në parlamentin e parë shqiptar dhe si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Popullore.
Largimi i Sejfiut nga Shqipëria pas dështimit të qeverisë së Fan Nolit e dalë nga “Revolucioni i Qershorit” dhe emigrimi i tij i gjatë si fanolist dhe antizogist në Itali e Francë, ku ai u njoh dhe mbajti disa kohë me shpenzimet e veta edhe Enver Hoxhën, pas kërkesës që i bëri miku i tij i ngushtë, Bahri Omari, kur Enverit iu pre bursa nga ana e Ministrisë së Arsimit e asaj kohe e kryesuar nga Mirash Ivanaj, për shkak se ai nuk kishte shlyer asnjë provim. Kthimi i Sejfiut në vitin 1942 në Shqipëri dhe arrestimi i tij në vitin 1947 pas një takimi që ai me vëllanë e tij, Muharremin, kishin bërë me Enver Hoxhën në vitin 1945-së kur po zhvillohej Gjyqi Special, duke i kërkuar që ai të mos e dënonte Bahri Omarin, duke i thënë se ai ishte një dipllomat dhe patriot i shquar dhe përgjigia e Enverit, që i tha: ‘Sejfi, shyqyr që nuk të gjetëm edhe ty ndonjë dokument kompromentues, se nuk do ta kishim kuryser plumbin’.
Arrestimi i Sejfiut në vitin 1947 dhe dënimi i tij me dhjetë vite në burgun e Burrelit ku ai shkroi kujtimet e tij të cilat pas daljes nga burgu do t’i daktilografonte dhe do t’i përmblidhte në një libër me titull, “Ballafaqime politike në Shqipëri, 1897-1942”. Dalja e Sejfiut nga burgu dhe internimi i tij në 1957-ën në Fermën e Gosës në Kavajë, ku ai i doli përpara Enver Hoxhës dhe i kërkoi që t’i jepej pensioni patriotik që ia kishin hequr me patëdrejtë. Vdekja e Sejfiut në qytetin e Fierit në vitin 1975-së në moshën 96 vjeçare, ku në varrimin e tij mes dhjetra qytetarëvë fierakë që shkuan për ta nderuar atë, ishte dhe profesor Aleks Buda, kryetari i Akademisë së Shkencave të Republikës Popullore të Shqipërisë.
Nga Dashnor Kaloçi
“Kur Enver Hoxha mbeti në gjëndje të mjerueshme ekonomike në Paris pasi iu pre bursa nga ana e Minisrit të Arsimit, Mirash Ivanaj, sepse ai nuk mundi që të merrte dot asnjë provim, kunati i tij, Bahri Omari, i telefonoi xhaxhait tim, Sejfi Vllamasit që asokohe ishte në Francë, dhe i tha; Sejfi, të lutem ma mbaj ca kohë atë rebelin tim, Enverin, sa ta rregullojmë gjëkundi në ndonjë punë’. Xhaxhai im e kishte mik të ngushtë Bariun dhe e mbajti për disa kohë Enverin me shpenzime e veta në apartamentin e tij në Paris, deri sa Omari me anë të disa miqve të tij, e rregulloi Enverin me punë pranë legatës shqiptare në Bruksel”.
Kështu dëshmon për Memorie.al, nipi i Sejfi Vllamasit, (djali i vëllait Aliut, të cilin Sejfiu e adoptoi si djalin e tij pasi ai nuk kishte fëmijë) i cili na tregon mbi jetën e xhaxhait të tij që nga periudha si emigrant antizogist në Francë, atë gjatë viteve të regjimit komunist, që nga takimi me Enver Hoxhën në Hotel “Dajti”, arrestimin e burgun e gjatë në Burrel pasi u akuzua si agjent i anglo-amerikanëve, dhe peripecitë e tij në internime e deri sa vdiq në gjendje të mjeruar në qytetin e Fierit në janarin e vitit 1975.
Kthimi në Shqipëri në 1942
Pas një kohe të gjatë prej 15 vitesh në emigracionin politik si fanolist, pasi i kishte refuzuar disa poste Mbretit Zog, në vitin 1942, Sejfi Vllamasi u kthye përfundimisht në Shqipëri. Lidhur me këtë, nipi i tij Faslli Vllamasi (ish inxhinier mekanik) kujton: “Sapo erdhi në Shqipëri, Sejfiu së bashku me gruan e tij Naxhije Angoni, u vendosën në shtëpinë e mikut të tij, Prof. Aleksandër Xhuvanit, i cili kishte një vilë tek rruga e Elbasanit. Gjatë periudhës së Luftës, Sejfiu nuk u përzie fare me asnjë forcë politike, por qëndroi krejtësisht indiferent, duke jetuar me një pension jetik të cilin ja kishte lidhur kryeministri Mustafa Kruja, për veprimtarinë e tij patriotike në vitet 1920-të. Ai pothuaj nuk dilte fare nga shtëpia e merrej vetëm me studime, pasi kishte një bibliotekë shumë të pasur. Pasi qëndroi disa kohë në shtëpinë e prof. Xhuvanit, Sejfiu mori një apartament me qera tek pallatet e Lanës, ku qëndroi deri në fillimin e vitit 1945, kur regjimi komunist që erdhi në fuqi, e përzuri që andej duke i konfiskuar dhe një pjesë të paisjeve të shtëpisë. Gjatë viteve të Luftës në Tiranë banonte dhe xhaxhai tjetër Muharremi, (si qeraxhi tek Halil Mëniku) që ishte më i vogli nga katër vëllezërit Vllamasi. Enver Hoxha ishte mik i ngushtë i familjes sonë Vllamasi dhe më kujtohet se aty nga viti 1942, xhaxhai Muharremi, e kishte thirrur atë për drekë në shtëpi, së bashku me Dr. Ymer Dishnicën. Gjatë asaj dreke Enveri i kërkoi babait tim Aliut, një nagant të bukur që ai e mbante me vete, por babai nuk ja dha, duke i thënë se e kishte kujtim nga vallai Muharremi. Pas kësaj, Enveri i tha: ‘Ali, mbaje nagantin, por ta përdorësh duke luftuar për ne’. Dhe kështu ndodhi, babai Aliu u bë Kryetar i Këshillit Nacional-Çlirimtar të fshatit Novoselë të Kolonjës dhe së bashku me Hajrulla Taren, dhe Ceno e Muharrem Malukën etj., organizuan Lëvizjen Antifashiste në fshatrat e krahinës sonë. Po kështu edhe ne djemtë e nipat e tij, u lidhëm me Lëvizjen e dolëm të gjithë partizanë. Atë drekë në shtëpinë e xhaxhait, Muharremit, në Tiranë, e prishi Halil Mëniku, pasi kur pa Enver Hoxhën aty iu drejtua xhaxhait duke i thënë: ‘Muharrem, ç’i ke këta që i ke mbledhur këtu…”?! rrëfen Faslliu, mbi miqësinë që kishte Enver Hoxha me familjen Vllamasi.
10 vjet në burgun e Burrelit
Po si rrodhën ngjarjet pas mbarimit të Luftës për emigrantin antizogist Sejfi Vllamasi, i cili dikur në Paris kishte ndihmuar duke e mbajtur me bukë Enver Hoxhën që tashmë ishte bërë kryeministri i Shqipërisë dhe me një pushtet apsolut? Lidhur me këtë Faslliu kujton: “Aty nga prilli i vitit 1945, Sejfiu së bashku me xhaxhënë tjetër Muharremin (dikur kishte qenë nënkryetar i Shoqatës “Bashkimi” me Avni Rustemin), shkuan në Hotel “Dajti” dhe takuan Enver Hoxhën. Gjatë bisedës ata i thanë atij se kishin shkuar vetëm për t’i thënë që të mos e pushkatonte Bahri Omarin, pasi ai kishte qenë një diplomat dhe patriot i shquar. Enveri pasi i dëgjoi deri në fund, iu përgjigj: ‘Sejfi, thuaj shyqyr që nuk të gjetëm dhe ty dokumenta kompromentuese, se nuk do ta kishim kursyer një plumb’?! Më pas biseda nuk vazhdoi më dhe ata u ndanë. Nuk kaloi më shumë se dy vite dhe në majin e 1947-ës, organet e Sigurimit të Shtetit e arrestuan edhe Sejfiun, duke e akuzuar se kishte bërë agjitacion e propagandë dhe se kishte pasur lidhje me misionet anglo-amerikane. Pasi e mbajtën për pak kohë në hetuesi në Tiranë, atë e nxorrën në gjyq me dyer të mbyllura dhe në përfundim e dënuan me dhjetë vite burg politik, duke i shtuar dhe akuzën se përse ai nuk i kishte denoncuar dy baxhanakët e tij, deputetin Riza Dani dhe ish ministrin Xhevat Korça, të cilët ishin arrestuar disa kohë para tij. Akuzat ndaj Sejfiut ishin të gjitha të sajuara, sepse ai nuk fliste kurrë me asnjeri, por arrestimi i tij erdhi si pasojë e dënimit të dy baxhanakëve, Riza Danit e Xhevat Korçës. Të gjithë dënimin prej dhjetë vitesh, Sejfiu e vuajti në burgun e Burrelit, ku në qelinë e tij kishte pranë, Sefedin Dumen (ish-komandant i Milicisë në Kolonjë, xhaxhai i Petrit Dumes dhe babai i Bakiut “Dëshmor i luftës”, i cili vdiq në burg), si edhe baxhanakun e tij Xhevat Korçën. Nga burgu i Burrelit Sejfiu u lirua në vitin 1957, duke e vuajtur dënimin e plotë, pa iu falur asnjë ditë. Gjatë atyre dhjetë viteve që Sejfiu qëndroi në qelitë e burgut të Burrelit, ai përpiloi dhe shkroi librin “Ballafaqime Politike në Shqipëri 1897-1942″ (që tashmë është bërë i njohur dhe i famëshëm duke u ribotuar dy herë në 1994 dhe 2000), në të cilën ai përshkruan me objektivitet ngjarjet kryesore dhe personazhet e politikës shqiptare të asaj kohe”, kujton Faslli Vllamasi.
Takimi me Enverin në stallën e derrave
Mbas mbarimit të dënimit sapo u lirua nga burgu i Burrelit në vitin 1957, Sejfiu erdhi dhe u vendos në një dhomë te Tirana e Re, ku e priste e shoqja e tij Naxhija, e cila e kishte ndjekur atë gjatë gjithë kohës së vuajtjes së dënimit në Burrel. Lidhur me këtë periudhë kohe, Faslli Vllamasi kujton: “Edhe pas daljes nga burgu, organet e Sigurimit të Shtetit nuk e lanë Sejfiun që të prehej i qetë në hallet e pleqërisë. Në atë apartament në Tiranën e Re, atë nuk e lanë më shumë se një vit, sepse mbasi ishte acaruar shumë ‘lufta e klasave’ (pas Konferencës së Tiranës), organet kopetente i “sugjeruan” atij që për t’i shpëtuar ndonjë burgu të dytë, të largohej dhe të shkonte në Gosë të Kavajës për të punaur në stallat e derravee në profesionin e tij për të cilin ishte diplomuar në Vjenë. Sejfiu iu bind “sugjerimit” që i’u bë dhe së bashku me gruan u vendos në Gosë të Kavajës, duke punuar si veteriner në stallën e derrave të asaj Ndërrmarje Bujqësore. Gjatë atyre viteve që ai punonte aty si veteriner, në ato stalla vajti për një vizitë Enver Hoxha, të cilit Sejfiu i doli përpara dhe i kërkoi që atij t’i jepnin pensionin që ja kishin ndërprerë padrejtësisht kur e kishin futur në burg, pasi ai ishte në moshën 80 vjeçare dhe nuk kishte mundësi të punonte dot. Enveri iu përgjigj Sejfiut, duke i thënë: ‘Puno Sejfi, se nuk të takon pension’. Mbas asaj vizite që bëri Enveri aty në Fermën e Gosës, Sejfiun e hoqën që andej dhe e internuan për shumë vjet fshatrave të Elbasanit në Cërrik e Belsh, si dhe në Ballsh të Fierit. Gjatë viteve të fundit të jetës së tij të gjatë, të cilën Sejfiu e kaloi në qytetin e Fierit, ai shoqërohej dhe pinte kafenë e mëgjezit me babain e Pirro Gushos, Sekretarit të Parë të Fierit, i cili sapo ishte riatdhesuar nga mërgimi i gjatë i SHBA-së. Kjo periudhë kohe korespondon dhe me një udhëtim të Enver Hoxhës për në Gjirokastër, për të cilin në kujtimet e tij të botuara në vitin 1984 në librin “Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së Re”, midis të tjerash ai shkruan: ‘Teksa isha duke udhëtuar për në Gjirokastër, aty në të hyrë të Fierit, pashë në rrugë Sejfi Vllamasin, i cili ishte përkulur nga një pleqëri e thellë dhe i thashë: Vuaj se ke shëtitur të gjithë botën”. Po kështu në atë libër Enver Hoxha shkruan afro 15 faqe për Sejfiun dhe vëllanë e tij, Muharrem Vllamasin, duke i sharë ata dhe i etiketuar si ‘borgjezë e bixhozçij’ etj., dhe më pas i lavdëron ata”, kujton Faslliu, nipi i Sejfi Vllamasit, në lidhje me qëndrimin që Enver Hoxha mbante ndaj ish mikut të tij të dikurshëm, që e kishte mbajtur me bukë gjatë viteve kur ai mbeti pa asnjë të ardhur në Paris, të cilin herë e shante dhe herë e lavdëronte në kujtimet e tija.
Vdes në Fier, Aleks Buda në varrim
Sejfiu ndonëse kaloi shumë peripecia në jetën e tij me vitet e gjata të burgut e internimeve të herëpasherëshme, ai mundi të jetoi shumë gjatë dhe vdiq në moshën 97 vjeçare, në banesën e tij në qytetin e Fierit, ku kaloi vitet e fundit të jetës. Lidhur me këtë, nipi Faslliu, kujton: “Pas shumë internimeve nëpër fshatrate Elbasanit dhe të Fierit, më në fund në një moshë të thellë Sejfiun e lanë të banonte në qytetin e Fierit. Në ato vite ai u muar dhe me librin e tij “Ballafaqime Politike në Shqipëri 1897-1942″ të cilin e kishte shkruar në burgun e Burrelit dhe nga dorëshkrim e shtypi vetë atë në tre kopje. Një kopje ai e dorzoi në Institutin e Historisë, një kopje tjetër ja dha vëllait tim të madh, Novruzit, dhe kopjen e tretë e mbajti për vete. Megjithse Sejfiu ishte një kundërshtarë i vendosur i komunizmit, ai nuk fliste dhe nuk shante kurrë regjimin në fuqi. Me miqtë e tij të ngushtë ai bisedonte dhe ju thoshte shpesh: ‘Djema, mbajuni fort e qëndroni, se komunizmi dogmatik në Shqipëri ka rënë në një humnerë të thellë’. Kundërshtia e tij ndaj komunizmit, nuk kishte ardhur për shkak të trajtimit që iu bë atij personalisht, ajo e kishte zanafillën që në mesin e viteve ‘20-të kur ai debatoi gjatë me Fan Nolin, se përse ai ishte vënë në krye të KONARE-së dhe pse kishte shkuar në Krime me delegacionin e saj. Në qytetin e Fierit ku Faslliu kaloi vitet e fundit të jetës në një mjerim të tejskajshëm, atë e donin dhe e respektonin të gjithë. Kjo gjë u vërtetua kur ai vdiq në janarin e vitit 1975, ku në varrimin e tij, megjithse nga ne pjestarët e familjes nuk mundi që të shkonte asnjeri, (pasi na kishte njoftuar vetë më përpara me telegrame, që të mos i shkonim, pasi e dinte se pushteti na përndiqte prej tij), morën pjesë me qindra vetë, në shenjë respekti që kishin pasur për të. Po ashtu në varrimin e tij, mori pjesë dhe ish Kryetari i Akademisë së Shkencave Prof. Alekas Buda, duke e nderuar si një nga miqtë e tij më të afërt. Kur nuk kishin kaluar më shumë se dy vjet nga vdekja e tij, organet e policisë me urdhër nga lart, tentuan të nxirrin nga shtëpia gruan e tij, Naxhijen, që kishte mbetur krejt e vetme (pasi ata nuk patën fëmijë). Nga mërzitsia e madhe se mos ajo do të përfundonte përsëri internimeve, në një gjendje shpirtërore të turbullt, i dha fund jetës, duke u varuar veten në shtëpi, me kollaren e të shoqit, të cilin e kishte dashur aq shumë dhe nuk e kishte braktisur kurrë edhe në çastet më të vështira të jetës”, kujton Faslliu fundin tragjik të familjes së xhaxhait të tij, Sejfi Vllamasi, njerit prej personazheve dhe aktorëve kryesorë të politikës shqiptare së gjysmës së parë të shekullit të XX-të, i emigruar për 15 vjet jashtë Shqipërisë si kundërshtarë i Zogut, i cili u persekutua edhe nga Enver Hoxha, njeriu me të cilin kishte ndarë kafshatën e gojës në Paris.
Kush ishte Sejfi Vllamasi?
Sejfiu u lind në fshatin Novoselë të Kolonjës në 24 shtator të vitit 1879. Arsimin fillor ai e kreu në fshatin e lindjes në gjuhën turke dhe më pas me ndihmën e xhaxhait të tij, Ademit, ai vazhdoi gjimnazin në Edrene, që asokohe ishte kryeqendra e Turqisë. Pas vdekjes së xhaxhait të tij, për Sejfiun u kujdesën duke e ndihmuar edhe financiarisht, bashkëpatriotët e tij, atdhetarë nga më të njohurit e Kolonjës e më gjerë, si Neim Demisha (Topollaj), Shahin Kolonja dhe Veliko Mesika. Gjatë viteve të gjimnazit turk, Sejfiu u njoh dhe me bashkatdhetarin e tij, Fan Nolin, që studjonte në gjimnazin grek të Edrenesë, me të cilin lidhi një miqësi të ngushtë. Pas mbarimit të gjimnazit me rezultate të larta, Sejfiu i bëri një letër Portës së Lartë, duke i kërkuar një të drejtë studimi, gjë e cila ju plotësua nga qeveria turke, e cila e dërgoi për të vazhduar studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Vjenës në Austri, në degën e Veterinarisë. Sejfiu i mbaroi studimet e larta me rezultate të shkëlqyera dhe në përfundim ju akordua titulli “Bej Diplom”. Edhe gjatë periudhës së studimeve në Vjenë, Sejfiun e ndimuan finaciarisht, Nasuf Bej Novosela dhe Shahin Kolonja. Mbas diplomimit, Sejfiu u muar me kërkime shkencore në fushën e Veterinararisë dhe arriti të shpik një ilaç për sëmundjen e deles, për të cilën iu akordua titulli “Doktor në Shkencat Zoo-veterinare” dhe 2000 napolona ari, të cilat nuk i pranoi dhe i këmbeu me një muaj pushime, duke shkuar në një kamp me të fejuarën e tij. Në vitin 1905, Sejfiu e la Vjenën dhe u kthye në Shqipëri, ku u emërua kryeveteriner i Tiranës. Në vitin 1905, ai mori pjesë në Komitetin e Manastirit se bashku me Bajo Topullin, Fehim Zavalanin, Gjergji Qirjazin etj.Për aktivitetin e tij atdhetar në ato vite, ai u arrestua nga Porta e Lartë së bashku me Halit Bërzeshtën dhe u internuan në Anadoll, ku qëndroi tre vjet deri në 1908-ën, nga ku mundi të lirohet me trazirat e Hyrjetit. Gjatë viteve 1908-1912, Sejfiu zhvilloi një aktivitet të dendur patriotik në dobi të çështjes shqiptare, duke bashkpunuar ngushtë me Ismail Qemalin, Seit Najdenin, Fuat Bej Dibrën, Spiro Dinen etj., të cilët përpunuan platformën e politikës e cila çoi në shpalljen e pavarsisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Në Luftën e Parë Botërore, me ndërhyrjen e Sejfiut pranë konsullit anglez, u bë e mundur të ndaloheshin masakrat e dy batalioneve greke tek popullsia myslymane e Kolonjës, për të cilën Fan Noli kritikoi Kishën Ortodokse greke, si të implikuar në ato ngjarje. Në vitin 1914-të, Sejfi Vllamasi u emërua Prefekt i Shkodrës dhe gjatë asaj kohe mori pjesë në luftën e Koplikut dhe më pas u zgjodh në Komitetin që u formua në Shkodër për Mbrojtjen e Kufirit Kombëtar. Po kështu në vitin 1918-të, ai u zgjodh edhe në Komitetin për Mbrojtjen e Kosovës, ndërsa në vitin 1920-të, Sejfiu mori pjesë në Kongresin e Lushnjes, si një ndër figurat kryesore nga ku u zgjodh tre herë Senator. Më pas gjatë viteve 1920-1924, ai u zgjodh si deputet i Kolonjës në Parlamentin shqiptar, duke qenë dhe kryetar i grupit parlamentar të Partisë Popullore. Mbas vitit 1924, me dështimin e qeverisë së Fan Nolit, Sejfiu emigroi jashtë Shqipërisë me grupin e politikanëve të njohur si fanolistë e antizogistë, si: Bahri Omari, Sheh Karbunara, Qazim Koculi, Qazim Mulleti, Hasan Prishtina etj. Nga viti 1924 deri në vitin 1942 ai u vendos në disa shtete të Europës, si Francë, Austri, Zvicër, Itali etj. Në vitin 1942, ai u rikthye në Shqipëri dhe u mbyll në jetën e tij private duke u shmangur plotësisht nga politika, për t’i përkushtuar shkrimit të kujtimeve të tij të cilat vite më pas i përmblodhi në librin, “Ballafaqime Politike në Shqipëri 1897-1942”. Libër i cili u botua vetëm pas viteve ’90-të dhe konsiderohet si një nga veprat më të mira dhe me objektivitet të ngjarjeve të asaj periudhe kohe në të cilat i përshkruan Vllamasi.
mire ja ka bere se edhe xhaja jote hajdut ishte,sa per kete gjysem kulaci dashnor bytha nuk eshte i besueshem,ka ngelur ne luften e dyte boterore
Na keni ca trapin …
E morem vesh qe Enveri ka qene nje plere dhe per me teper nje kriminel. Sahyne ne pune? Nexhmija dhe familja jetoi dhe jetojne sikur nuk ka ndodhur asgje. Jemi poppull pa din e iman.
Ti je pa din e pa iman o toc!
‘Drejtësia’ nuk e morëm vesh tani se kush ishte qoftëlargu enver. .ja njihnim fytyrën që kur ishte gjallë por nuk kishim se ç bënim sepse ai të dënonte edhe ëndërrat dhe jo më të shpreheshe apo të bëje diçka që nuk i shkonte përshtat partisë. .nuk e di se çmoshë ke por unë personalisht e kam njohur shumë mirë se çfarë shpirt kazëm njeri që ishte pavarësisht se isha fëmijë arrija të kuptoja frikën që i kishte futur këtij populli ky diktator sadist. .të diskutosh se kush ishte dhe çfarë ishte enver qoftëlargu nuk ke fare pse i referohesh qindra mijëra fakteve kundra tij. .mjafton të shikosh që i ati i tij e bëri hasha dhe e kupton se çfarë robi ishte përbindëshi enver tobestafurullah hoxha. . (ju trashtë hallka atje ku është do thoshte gjyshja ime po të ishte gjallë..hallkat janë ato unazat e zinxhirëve të ferrit nga mitologjia që mbajnë të lidhur ata persona që kanë bërë mëkate në jetë dhe i torturojnë sa më shumë,pra të jetë sa më i trashë zinxhiri ku është lidhur qoftëlargu enver se mos shpëton qeni se na mori më qafë. .)
Sa për Nexhmijen dhe familjen e diktatorit ndofta ke njëfarë të drejte që nuk u ndëshkuan por duhet të dish sepse qeveritë e këtyre 30 viteve të fundit janë një vazhdimësi e oborrtarëve të qoftëlargut të cilët në asnjë mënyrë nuk e lëshojnë pushtetin në duart e popullit sepse kanë frikën e hakmarrjes. .pra ata duke u zvarritur duke u zvarritur dhe duke i prishur mëndjen me lloj lloj mënyrash këtij populli vazhdojnë dhe qeverrisin. .mjafton të dëgjosh edi ramën kur u referohet ish ballistëve si ‘pulaxhinj’ dhe e kupton se ç janë dhe interesat e kujt përfaqësojnë këta sharlatanë. .
Kjo tregon per te nje milionten here qe Enveri kishte parime.Jo po do bente si Sali qeni qe per te fituar para i biri i vet hodhi neere Gerdecin apo si ai tjetri Like muti qe per te mbajtur pidhin pale pale Monika pa punuar vajti vodhi thesarin e shtetit.O mendje thartuar kur do te kuptoni ndonjehere madheshtine e Enverit ju more derra se as pa shtet e me koronavirus neper kembe nuk po ju vijne mendet e kokes.
Kishte parime?
Enveri ka qene nje sociopat, dhe kete e vertetojne deshmi dhe fakte te ndryshme qe nga femijeria dhe deri kur vdiq.
Nje njeri qe i jep “dhurate” nje nene qe i kerkon te mos ja denonin me vdekje te birin (me te cilin ishte shok femijerie dhe nuk kishte bere asnje krim), rroba te zeza nderkohe qe i jepte shpresa te kota, eshte gjeja me cinike dhe me sadiste qe kam degjuar.
Nje psikopat qe u nxirrte syte zogjve kur ishte i vogel, nje katil qe vrau shoket me te ngushte qe i kishin shpetuar jeten, si Beqir Balluku dhe Kadri Hazbiu etj. Te gjithe figurat kryesore te PKSH u eleminuan qe ne vitet e para pas luftes. Me pas zhduku dhe eleminoi edhe figurat dytesore dhe te dores se trete, dhe ne 1985 kur vdiq, vetem Ramiz Alia dhe Nexhmija mbeten pa u shpallur armiq dhe disa figura Lym Peza, Xhelil Gjoni dhe “Baca” qe ishin njerez te mykur dhe pa asnje shprese per ti marre pushtetin. Njerez te cilet i perbuzte gjithsesi.
Nje monster qe vrau kunatin i cili e kishte mbajtur me buke dhe e kishte bere njeri. Nje njeri qe xhaxhait i thoshte baba dhe babait xhaxha, eshte nje njeri me probleme te renda psiqike.
Nje shtaze qe urdheronte qe “ti dekoronin me nje plumb mbas qafe” bashkepuntore te afert qe gjate luftes. Qe urdheroi pushkatimin dhe persekutimin e shume intelektualeve qe edhe pse nuk ishin perfshire fare ne politike bezdisnin egon e tij te semure. Njerez qe paten fatin e keq ta njihnin gjate femijerise apo rinise qe u hoqen qafe pa asnje arsye, mbase thjeshte ngaqe njihnin “Enverin” e vertete, ate pa pushtet por me vese.
Nje njeri i keq, qe nuk kishte asnje ideal, dhe asnje lidhje me komunizmin, qe u afrua me komunistet fillimisht si informator i SIM-it dhe me pas si oportunist qe ishte per te dale ne krye te qeverisjes.
P.S: Per ata qe do hidhen te shajne, nuk kam qene kurre i persekuptuar nga ai regjim, babai ka qene komunist deri ne fund ne 1990 (dhe me pas ne koke). Kam 3 partizane ne familje qe luftuan perkrah M.Shehut ne Brigaden e Pare nder ta 1 deshmor. Por disa gjera te verteta duhen thene ashtu sic jane…
Ke thene te verteten, por shume ketu nuk e mendojne se aq te vogel e kane Intelektin, jane persona qe nuk kane hapur ndonjehere te lexojne nje liber deri ne fund dhe te hidhen ne mendime per te kuptuar ato qe kane lexuar.
Pra jane persona qe vetem dine se si futen ne facebook dhe fillojne te shkruajne apo shajne te themi me mire me te gjitha format dhe nga me te ndyrat ne vend qe te komentojne , pra te japin mendimin e tyre mbi Artikullin, apo Komentin e dikujt.
Respect per Sefiun si njeri i ditur dhe patriot por duke dashur te nxini me injorance thoni roje tek titulli I shkrimit dhe dhe me poshte lexojme veteriner ne Gose te Kavajes. Ai ishte njeri I ditur dhe meritonte te ishte shume larte por ju me injorancen tuaj I beni dem.
Budallalleqe ,,legen dheqe ,,
Akoma keta djem ,,Burra,,Niper ,e sterniper me keto lloje mostrash Intervista ..Apo ata te Presekutuarit gjoja !! Ku ishit ketu e 30 vjece ,,duke.ketkuar pjaten e Supes..akoma ..Diktatori Ramiz me Panteren e zeze Nexhmijen etj..vdiqen Si Bossa..
Juve AS nje te beshtyre nuk kishit mundesi ta benit…
IK more moracak,,vetem fjale e schafe.
Si sju vjen Turp…apo legendhiku ska Turp se prete shperblimin e pjates te Supes ..
Po gjithe keta intelektuale te “shqyer” qe ka pas Shqiperia; me diplomime te shkelqyera ne Vjene, Paris, Londer e ku ta di une…
Po si nuk bene dicka per popullin me te sakatuar te Evropes ?
Si nuk moren fatet e ketij populli ne dore dhe ta nxirrnin nga padija, nga injoranca, nga erresira, nga skamja, nga uria, nga semundjet, nga kandili, nga balta, nga mocali, nga konupi, nga malarja, nga dembelizmi, nga qelbesirlliku ?
Si more dalin sot keta plehra dhe flasin pa ju dridhur qerpiku per diploma ekselence neper bote dhe kur qe koha nuk ndertuan nje kolibe me kashte ne fshatin e tyre, qe te shkonin femijet te mesonin ?
Si more dalin keta plehra dhe flasin sot per mijra florinj, qe u paska marre komunizmi, dhe nuk ndertuan nje çezem ne fshatin e tyre te shkonin njerzit te mbushnin uje.
Si more dalin keta plehra dhe flasin per patriotizem dhe kur qe koha nuk hodhen nje pushke kunder okupatorit, por u fshinin çizmet dhe lepiheshin per kocka.
Thoshte mire Enveri: I hodhi historia ne koshin e plehrave, se atje e kishin vendin, shumica e tyre.
kane dale nja 100 vete deri tani qe kane mbajt Enverin me buke ne Paris…po kush eshte i verteti se 100 nuk mund te jene
MASHTRUES ORIDINIER TI DHE NIPI I SEJFI VLLAMASIT
Pse: Së pari, Sejfi Vllamasi, si dëshmon në librin e tij, nuk ka ardhur në Shqipëri në vitin 1942, por në maj të vitit 1939.
Nga Franca ku ishte emigrant dërgoi një telegram Duçes, bashkë me Mustafa Krujën etj, ku përkrahte pushtimin fashist.
Zgjidhet anëtar i Këshillit të Lartë Fashist, si pohon ai vetë, pasi, sipas librit të tij, e pranoi këtë detyrë se nuk kishte mundësi jetese.
Mashtrues:
Shkran se e mbajti Enverin me paratë e tij.
Cilat para? Sejfi Vllamasi e pranon në librin e tij se që nga janari i vitit 1924 dhe deri në prill 1939, pra rreth 14 vite, janë paguar nga qeveria e beogradit, sipas një marrëveshje me ish konsullin jugosllav në Shkodër, dhe tregon edhe se si u bë kjo marrëveshje.
Sejfi Vllamasi është organizator ktryesor i atentatit kundër Ahmet Zogut në Vjenë. Pas këtij atentati qeveria austriake i dëboi në Francë.
Mashtruesi Kaloshi nuk e përmend qëndrimin e tij në Austri, sepse duhej të kishte dhënë edhe të tjera.
Në vitin 1914 ai nuk ka qenë prefekt në Shkodër…ka qenë i emigruar në Shkodër. Është koha kur vritet Çerçiz Topulli nga forcat malazeze.
Ka qenë zevendesministër dhe për një kohë të shkurtër ministër dhe ka meritë në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Anglisë për naftën.
Nuk është dënuar si anglo amerikan, por si antar i Këshillit të Lartë Fashist…lexo shenimet e Vllamasit.
Nuk ka marrë pension nga regjenca gjermane në Shqipëri e drejtuar nga Mehdi Frashëri, se kjo u krijua në fund të vitit 1943.
Nuk ka qenë anëtar i Ballit Kombëtar.
Shkruan “pasi i ka refezuar disa poste ministrore mbretit Zog… mashtrin.. kur Zogu u bë mbret Sejfi Vllamasi ishte i dënuar me vdekje nga Zogu. Këtë e shkruan vetë ai.
Vllamasi nuk ka patur kurrë debat me Fan Nolin, por e adhuronte atë.
INTERESANT . NË VARRIMIN E TIJ SHKON KRYETARI I AKADEMISË SË SHKENCAVE ALEKS BUDA, POR ASNJËRI NGA FAMILJA E TIJ NUK SHKON, GJOJA SE I KA LAJMËRUAR ME TELEGRAM VETË AI.
KANË PASUR FRIKË DHE PIKË DHE TANI DUAN TË LAJNË MËKATI E ZTYRE
SELFI VLLAMASI ISHTE AHDTETAR DERI NË JANARIN E VITIT 1924, PASTAJ MORI 15 VITE RROGË NGA SERBIA, SI DËSHMON VETË AI, DHE U PRISH.
Shënimi se thuhet është në librin e EH ” kur hidheshin themelet..” nuk ekziston.
O shqiptar, nje pyetje kisha une? Ne shajme ate kohe dhe mire bejme, po sot nuk po bejne te njenjten gje keta pseudodemokrat qe no sollen demokracine?
Me thone te drejten une nuk e njoh kete dhe nuk mund te flas, por per dicka ku thuhet se enveri here pas here i quante bixhozxhinj, po ju tregoj dicka, se kjo eshte edhe aresyeja se perse e pushkatoi kunatin e tij zotin Omari.
Aty tek Pazari i Ri tek Rruga Qemal Stafa, ka qene nje shtepi perdhese me tjegulla te rame, pra edhe mbas viteve 90, tani eshte bere ndertim aty.
Por po vazhdoj, kjo shtepi ka qene e Qazim Mulletit, dhe ky ja pati dhene me qera Bahri Omarit.
Bahriu kishte per grua motren e enverit, ka qene nje grua shume e mire qe une e kam njohur personalisht bile kam qene edhe tek shtepia aty afer Pallatit te pioniereve ku eshte sot selia e PD.
Tek Shtepia e Qazimit, Bahriu strehonte edhe enverin se familja e enverit ishin te ardhur e te varfer se i ati nuk punonte por merrej me punet e xhamise.
Tek kjo shtepi mblidheshin darkave pasaniket e Tirones dhe shqiperise dhe luanin edhe bixhoz, dhe enveri i nxirrte kafe apo caj, sigurisht ata i leshonin dicka ne dore per sherbimin.
Kur u clirua Shqiperia, a mendoni ju se me te vertete enveri do e bente ate gabim e ti linte te gjalle keta qe ja dinin anet e zeza te tij?. Qazim Mulleti prej ketij problemi iku nga Shqiperia dhe ta dini se Qazim Mulleti ka qene trim i modh. Une e kam njohur edhe Shikun cunin e Qazimit, dhe ai ishte nje njeri i zgjuar por qe jeta dhe prejardhja e lane ne varferi neper internime se enveri nuk donte ti dilnin te palarat ne shesh.
Prandaj nuk eshte per tu cuditur qe ky tipi thote te verteten.
Historia e Shqiperise duhet te shkruhet nga e para, se shume gjera jane shkruar e trumbetuar sipas interesave te enverit. Eshte derdhur gjak i pafajshem per te ngritur lart figuren e nje njeriu si enver hoxha qe ska qene gje tjeter por nje alabak e pa karakter.
O Tiroc katunari, e ke degjuar ate batuten : BABA M’KA THON, SE GJYSHI IM, KA QENE TRIM I MADH ? ? ? ? ?
Nese historia do vleresohej nga teveqele si puna jote o Tironcic, njerezimi akoma do ishte maje pemeve o kaqol ?
Ja pra ku jemi. .nuk e ka shkruar as Tironci as tropojani e as unë historinë. ..ju qeverrisni këtu e 75 vjet dhe ju e keni shkruajtur historinë paturpësisht ashtu sikurse ju vinte përshtat dhe ku arritët? e keni zbrazur paturpësisht Shqipërinë si të jemi në vitet 30-të dhe e keni katandisur si mos më keq. .më e bukura. ..kërkoni që të mos ndihemi. .jeni me shumë fat që ia keni arritur ditës që sot të replikoni në këtë forum. .
More shurrabajge kolaboracionste, o pinjoll i maskarenjve te ketij vendi, u be bytha jote e neveritshme te na tregoje “fatin”!!! Fati yne eshte vendosur me gjakun e luftetareve te lirise se atdheut dhe ashtu do mbese ne jete te jeteve. Fati juaj eshte vulosur me shurren e frikacakut, si TRADHETARE te interesave te atdheut! Ashtu do mbeteni perjetesisht ne histori, sic ka mbetur Hamzai …
Po u krruajtet prape, prape do ju’a tregojme ate “fatin” …