DETAJET: 550 mijë lekë për leje për dyqanin brenda burgut, zbardhet pse u arrestua drejtori i burgut 313 në Tiranë

3 Prill 2020, 19:48Kronika TEMA

Zbulohet shkaku i arrestimit të Eduart Strugës, drejtorit të burgut 313 në Tiranë. Arrestimi i Eduart Strugës dhe 2 personave të tjerë ka ardhur pasi dyshohet se kanë kryer favorizim për marrjen në zotërim të një dyqani në brendësi të burgut. Çdo burg ka nga 1 dyqan dhe pikërisht leja që i është dhënë shtetasit E.K, është bërë kundrejt pagesës prej 550 mijë lek të reja.

Eduart Struga së bashku me vartësin e tij, shefin e logjistikës me inicialet F.A. dhe E.K janë pjesë e kësaj skeme. SPAK njofton se hetimet nisën pas kallëzimit nga një person lidhur me aferën. Sipas SPAK, drejtori dhe vartësi i tiji arrestuar kanë kërkuar shuma të konsiderueshme dhe kanë marrë rreth 550 mijë lekë të reja, personit që kishte dyqanin në ambientet e burgut në këmbim të favoreve për t’i dhënë leje. Në momentin e arrestimit shefit të logjistikës i janë sekuestruar 100 mijë lekë, që sipas SPAK-ut janë përfitim i parregullt nga personi që kishte dyqanin brenda burgut.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 09.03.2020, mbi bazën e kallëzimit të një shtetasi, ka regjistruar procedimin penal nr.89/2020, për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Pas regjistrimit të procedimit penal u përdorën metoda proaktive dhe tradicionale të hetimit, falë të cilave, sot me datën 03.04.2020, strukturat e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Eduard Struga, me detyrë Drejtor i IEVP-së ″Jordan Misja″, Tiranë; shtetasin F. A., me detyrë Shef i Logjistikës i IEPV-së ″Jordan Misja″, Tiranë dhe shtetasin E. K., përfaqësues i një subjekti tregtar. Shtetasit F.A., iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, shuma prej 100 mijë lek, objekt përfitimi të parregullt.

Funksionarët publikë të arrestuar në flagrancë në kuadër të këtij hetimi, në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar dhe marrë shuma të konsiderueshme parash, (rreth 550 mijë lek) si përfitim i parregullt, në këmbim të krijimit të favoreve për të ushtruar aktivitet tregtar në ambientet e brendshme të IEVP-së ″Jordan Misja″, Tiranë.

Ndërkohë shtetasi E.K., i arrestuar në flagrancë, i ka dhënë funksionarëve publikë, si përfitim të parregullt, shuma të konsiderueshme parash.
Prokuroria e Posaçme falënderon kallëzuesin për kurajën dhe inkurajon çdo shtetas që të bëjë kallëzim në rastet kur zyrtarë publik abuzojnë me detyrën dhe kërkojnë përfitime të parregullta.

Prokuroria e Posaçme falënderon gjithashtu dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit të përfshira në hetimin e këtij rasti për profesionalizmin, seriozitetin dhe angazhimin e treguar. Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vazhdojnë.

4 komente në “DETAJET: 550 mijë lekë për leje për dyqanin brenda burgut, zbardhet pse u arrestua drejtori i burgut 313 në Tiranë”

  1. Fredi says:

    Po tani a do ti vihet vize ne librezen e punes per te mos punuar asnjehere ne administrate?Si eshte ligji ne keto raste? Kush ben korrupsion dhe mitmarrje mendoj se duhet ti hiqet e drejta per te punuar ne administrate publike perjete.Vetem keshtu mund te luftohet korrupsioni.

  2. Timi says:

    Ju lutem na shpetoni te pakten ju gazetat nga leke te vjetra apo leke te reja…ja gjysme shekulli qe leken jane nderruar. Perdorni nje standard se nuk jemi ne pazarin e fshatit ku njetexit jane brryla dhe nuk dijne te njohin leket. Eshte shume me bukur standardi 550 000 leke. Kaq.

  3. futja kot. says:

    C’te keqe do te kishte qe edhe familjaret e zyrtarit te kishin te njejten mase. Pse familja e zyrtarit a nuk perfitonte nga korrupsioni i itij? A nuk e dinte gruaja sa e kishte rrogen burri dhe nga i vinin parate e teprta, po femijet mbi 16 vjec nuk perfitonin nga keto para korrupsioni? Do te thoni ju, po te drejtat e njeriut? Shakaja me banale eshte kjo formule e gateshme e shekullit 20? Po a nuk duhen pare edhe te drejtat e femijeve te familjarit qe pagoi per licensen? Po atyre a nuk ju paksuan te ardhurat nga pagesa qe beri k/familjari? Po ata femijet e familjarit qe pagoi a nuk kane te drejta te mbrojne pasurine e tyre? Pra edhe familjari ka shkelur mbi te drejtat e femijve te vet, duhet te ndeshkohet edhe ai me mos pjesmarrje ne admistraten shterore.

  4. S- New York says:

    Timi,
    Je shume i sakt.Eshte turp I madh qe kaloj gjysem shekulli dhe akoma flasim me lek te reja apo te vjetra.E keqja me e madhe eshte se qe nga Kryeminisri apo Ministrija e finance japin shembullin negativ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje