Koronavirusi: Edhe francezët aplikim online për të dalë nga shtëpia

3 Prill 2020, 09:22Bota TEMA

Qytetarët francezë së shpejti do të jenë në gjendje të deklarojnë arsyen e tyre për të lënë shtëpinë, pas bllokimit nga koronavirusi, përmes një platforme online në internet, deklaroi ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner.

Njoftimi vjen si një lehtësim për shumë njerëz pa një printer në shtëpi, të cilët deri tani ishin të detyruar të kopjonin me dorë formularin e deklaratës.

Qytetarët pa printer në shtëpi janë paralajmëruar gjithashtu që nuk mund të kopjojnë një herë formularin, më pas ta nënshkruajnë dhe më pas ta ripërdorin për daljet pasuese.

Zyrtarët fillimisht kishin thënë se varianti në internet ishte më i miri, por më pas u tërhoqën dhe këmbëngulën që të gjithë duhet të kishin një version të printuar ose të shkruar me dorë.

Castaner i tha gazetës ”Le Parisien” se forma në internet do të gjeneronte një kod QR që patrullimet e policisë mund të skanonin pa pasur nevojë të rrezikonin infektimin.

”Do të ishte gjithashtu më i sigurt se disa aplikacione private që fillimisht ofruan forma në internet, pasi nuk ekzistonte rreziku i vjedhjes së të dhënave’, tha ai.

”Forma e re do të jetë në dispozicion nga e hëna”, tha Castaner.

Sipas rregullave të bllokimit të Francës, qytetarët mund të lënë shtëpitë e tyre vetëm për një numër të vogël arsyesh, duke përfshirë punën, blerjen e mallrave thelbësore, marrëveshjet e kujdesit për fëmijët, vizitat mjekësore dhe ushtrimet e kufizuara pranë shtëpisë së tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje