Kryebashkiaku gjerman infektohet qëllimisht me koronavirus: Ishte më keq nga sa mendoja

3 Prill 2020, 18:25Bota TEMA

Kreu i një bashkie të vogël në Gjermani i habiti të gjithë me deklaratën e tij në mediat lokale se u infektua qëllimisht me koronavirus nga partnerja e tij, për të krijuar imunitet, por shton se virusi ishte më keq nga sa e kishte menduar.

Stephan von Dassel, drejtuesi i bashkisë së Mitte, tha për televizionit RBB se e shikonte infektimin me koronavirus si një “kontribut”, përballë qëllimit final për uljen e kurbës dhe shton se sëmundja ishte më e vështirë dhe e mundimshme nga sa ai mendonte.

“Qëndrova sëmurë më gjatë. U infektova pothuajse qëllimisht për të krijuar imunitet dhe mendoja se do të qëndroja në shtrat për tre ditë e më pas do të isha imun. Por ishte shumë më keq nga sa e kisha imagjinuar”, u shpreh Dassel.

Ai shtoi se do të respektojë urdhrat e autoriteteve shëndetësore dhe se do të qëndrojë në shtëpi deri sa të jetë shëruar plotësisht.

1 komente në “Kryebashkiaku gjerman infektohet qëllimisht me koronavirus: Ishte më keq nga sa mendoja”

  1. Dea says:

    Ky zoteria mbase ka lluksin te eksperimentoje me “te keqen” pasi jeton ne nje vend si Gjermania, (e per me teper eshte dhe kryebashkiak) me nje sistem shendetesor te konsoliduar qe deri tani rezulton I suksesshem edhe ne keto kushte “kercenuese” edhe per te ardhmen e sistemit shendetesor gjerman. Nese veprimi do ishte kryer nga ndonje mjek “I krisur”, per arsye shkencore dhe kerkimore deri ne “vetesakrifikim” kjo do ishte me se e kuptueshme dhe kjo histori do tingellonte ndryshe, me nje mesazh I perkthyer ne nje kenveshtrim gati “heroik” dhe i kuptueshem. Por e kryer nga ky zoteria, qe mesa po kuptoj lenden e biologjise nuk e ka patur piken e tij te forte… por mbase e justifikon veten me suksesin e tij ne lende si historia, sociologjia dhe ekonomia, pasi e kupton sh mire qe statistikisht nga mosha dhe nga vendi ku jeton eshte” sh I mbrojtur deri diku”, mund te themi… Mbase ka dashur te imunizohet tani qe ka sh shtreter te lire, duke menduar skenarin me te keq te se nesermes…Por gjithsesi ngjan nje veprim aspak I arsyeshem! Po sikur ta mendonim sh persona njeheresh kete gje?! “Te imunizohemi te gjithe sa ka kapacitete te mirefillta pritese dhe kushte rehabilitimi maksimale sepse neser nuk I dihet”. Ndaj veprimi I tij me ngjan tjesht egoist, e madje I jashteligjshem. Ka nje sere masash per tu respektuar dhe kjo jo vetem per veten por edhe per te tjeret, kushdo qofte deri kur nuk ka dale ndonje trim dhe hero I nje bote futuriste qe po te kete deshire te shkoje te jetoje I vetem ne nje planet te pabanuar dhe atje te veteinfektohet vetesherohet etj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje