Qytetet që dikur gëlonin nga njerëzit janë tani bosh. Trafiku në autostrada është në minimumin e tij dhe gjithnjë e më pak njerëz ecin rrugëve.
Masat e ndërmarra për të luftuar përhapjen e koronavirusit e kanë bërë botën goxha më të qetë. Përveç kësaj, shkencëtarët vunë re edhe diçka tjetër.
Sizmiologët po regjistrojnë goxha më pak zhurmë sizmike ambientale – pra vibracionet e shkaktuara nga makinat, trenët, autobusët dhe njerëzit. Në mungesë të kësaj zhurme, korja e tokës po lëviz më pak.
Thomas Lecocoq, gjeolog dhe sizmiolog në Royal Observatory në Belgjikë, e vuri re këtë fenomen së pari në Bruksel.
Brukseli ka pësuar 30% deri në 50% ulje të zhurmës sizmike ambientale që prej mesit të marsit kur qeveria nisi zbatimin e masave kundër pandemisë.
Kjo do të thotë se sizmiologët janë të aftë të dallojnë tërmete më të vogla.
Gjithashtu, do të thotë se njerëzit po u binden urdhrave të qeverive përkatëse dhe po qëndrojnë në shtëpi.
Nëse ndiheni vetëm, të dhënat sizmiologjike dëshmojnë se se s’jeni të vetmit.
Sisemi politike qe sot udheheq boten i ka bere mutin kesaj toke qe do ta hane brezat qe vijne
Korona virus: Eshte nje virus i lindur nga nje gjendje e re e ambjentit ku jetojme . Ka lidhje me ndotjen e amjentit. Vini re se ku e gjen perhapjen me te madhe .Pikerisht ne ato qytete ku ajeri eshte me i ndotur.Pastaj faktorizohet sipas reaksionit zinxhir nga dendesia e popullsise.Vete natyra kerkon te rinormalizoje gjendjen .Duhet t’a pesojme qe te mesojme. Bota duhet te ndryshoje sjelljen ndaj natyres. Mos me besoni mua por vrojtojeni vete nga ky kend shikimi dhe do krijoni bindjen .