Imazhi i koronavirus është bërë i famshëm në një foto të shkëputur nga laboratori në Lombaridi në Spitalin Sacco në Milano.
Imazhet e mikrografisë elektronike tregojnë grimcat virale të bashkangjitura në membranat qelizore dhe kurorën e tyre tipike të glikoproteinave sipërfaqësore.
Koronavirusi ishte izoluar në Laboratorin e Sëmundjeve Infektive nga grupi i koordinuar nga Massimo Galli dhe Gianguglielmo Zehender, në bashkëpunim me Anatominë Patologjike të drejtuar nga Manuela Nebuloni të Departamentit të Shkencave Biomjekësore dhe Klinike Luigi Sacco.
Izolimet u morën nga studiuesit Alessia Lai, Annalisa Bergna, Arianna Gabrieli dhe Maciej Tarkoëski, ndërsa Antonella Tosoni dhe Beatrice Marchini bëri vëzhgimet nën mikroskopin elektronik dhe prodhuan imazhet e bukura.
Në të parën, me një zmadhim prej 30000X, vërehen grimcat virale të SarsCov2 (të treguar nga shigjeta), të bashkangjitura në membranat në sipërfaqe dhe qelizat e brendshme, të përdorura për izolim.
Kombinimi i dy imazheve të tjera në zmadhime të ndryshme (50000X dhe 140000X) tregon grimcat virale me ultrastrukturën tipike të karakterizuar nga kurora e glikoproteinave sipërfaqësore.