Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi Kongresin të premten se po pushon inspektorin e përgjithshëm të inteligjencës amerikane, pasi u përfshi vitin e kaluar në nxitjen e një hetimi mbi presidentin.
Përmes një letre drejtuar ligjvënësve kryesorë, Trump shkruante se kishte planifikuar largimin e zyrtarit, Michael Atkinson, brenda 30 ditëve, me arsyetimin se është thelbësore që ai të ketë besim më të madh te personat e emëruar që shërbejnë si inpektorë të përgjithshëm të inteligjencës amerikane.
“Nuk është më çështja vetëm në lidhje me këtë inspektor të përgjithshëm”, tha ai.
Një zyrtar amerikan tha që Thomas Monheim, një profesionist në karrierë i inteligjencëes amerikane, do të shërbejë për momentin si inspektor i përgjithshëm.
Atkinson, një i emëruar nga Trump, kishte përcaktuar se raporti i një informatori ishte i besueshëm në pretendimin se Trump, abuzoi me detyrën e tij, duke i kërkuar Ukrainës të ndërhyjë në zgjedhjet e përgjithshme presidenciale të 2020 në SHBA, që ai të përfitonte politikisht.
Atkinson ishte i shqetësuar edhe se Trump rrezikoi sigurinë kombëtare, duke vepruar kundër inteligjencës amerikane, kur ai i bëri presion presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, gjatë një telefonate me 25 korrik për të hetuar kandidatin demokrat Joe Biden dhe djalin e tij, kjo sipas një opinioni të Departamentit të Drejtësisë.
Pas polemikave nga të dy krahët, Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët votoi për fajësinë e Trump, por Senati i udhëhequr nga republikanët në fillim të muajit shkurt e shpalli atë të pafajshëm nga akuzat.
Demokratët e kritikuan Trump për shkarkimin e Atkinson, veçanërisht në kohën kur vendi është pllakosur nga pandemia Covid-19.
kjo si quhet sistem demokratik apo sistem mafjoz,kush eshte kundra trumpit apo heton trumpin ose shkarkohet ose denohet,fiks si erdogani apo putini,o te qifsha sistemin moj amerike me istuticionet e tuja te pavarura qe perpara ligjit te gjitha jane njesoj,cfar beri enveri me shume se ky sistem asgje,koka nuk u denonte atehere koka nuk denohet edhe me kete sistem demokratik,di ndonjeri deri me sote se eshte denuar ndonje president ne vendet me gjase demokratike,apo ketyre i lejohet kurse te tjereve jo.