Studimi i ri: Ilaçi kundër morrave vret qelizat e COVID-19 për 48 orë

4 Prill 2020, 11:08Sociale TEMA

Një studim i ri ka provuar se një ilaç kundra parazitëve të kokës, që është në dispozicion në të gjithë botën, e vret COVID-19 brenda 48 orëve.

Daily Mail shkruan se studimi është realizuar nga Universiteti Monash në Australi, që ka zbuluar se një dozë e vetme e ilaçit “Ivermectin” mund të ndalojë rritjen e virusit SARS-CoV-2.

“Ne zbuluam që edhe një dozë e vetme në thelb mund të largojë të gjithë ARN-në virale (duke hequr në mënyrë efektive të gjithë materialin gjenetik të virusit) në 48 orë, madje edhe në 24 orë ka pasur një zvogëlim vërtet të rëndësishëm”– tha Dr.Kylie Wagstaff i Institutit të Zbulimit të Biomedicinës të Monash.

Ndërsa nuk dihet se si funksionon “Ivermectin” në virus, ilaçi ka të ngjarë të ndalojë virusin të prekë aftësinë e qelizave pritëse për ta spastruar atë.

Hapi tjetër është që shkencëtarët të përcaktojnë dozën e saktë që duhet përdorur tek njeriu, për t’u siguruar që përdorimi i tij është i sigurt.

“Në momentet kur ne kemi një pandemi të globale dhe nuk ka një trajtim të aprovuar, nëse do të kishim një përbërje që tashmë është në dispozicion në të gjithë botën, atëherë kjo mund t’i ndihmojë njerëzit më shpejt”– tha Dr Wagstaff.

Ai shtoi se do të duhet kohë derisa një vaksinë të jetë në dispozicion. Para se “Ivermectin” të mund të përdoret për të luftuar koronavirusin, nevojiten fonde për të nisur testet para-klinike dhe provat klinike.

“Ivermectin” është një ilaç anti-parazitar i aprovuar nga FDA, i cili gjithashtu ka rezultuar të jetë efektiv in vitro kundër viruseve, duke përfshirë HIV, ethet tropikale dhe gripin.

17 komente në “Studimi i ri: Ilaçi kundër morrave vret qelizat e COVID-19 për 48 orë”

  1. Jimi says:

    Mire e ka! Perderisa njerezit jane kthyer ne morra, vetem ai ben derman.

  2. Mos jepni lajme te paku firmuara sepse kete lajmë duhet ta jap OBSh.

  3. Kamera e fshehte says:

    Nuk besoj te jete e vertete, Flamur Ndoka ka me shume se 48 ore qe vjen verdall

  4. zigur qarri says:

    hahahah
    sa kom qesh
    ilaci i morrave per MORRAT!

  5. zigur qarri ... says:

    hahahah
    sa kom qesh
    ilaci i morrave per MORRAT!

  6. zigur qarri ... says:

    hahahah
    sa kom qesh
    ilaci i morrave per MORRAT!!

  7. zigur qarri ...xhunior says:

    hahahah
    sa kom qesh
    ilaci i morrave per MORRAT!!

  8. Kevin says:

    Që virusi përbëhet nga qeliza vetëm ktu po e lexoj.

    1. Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare... says:

      Po per qelizat telefonike ke degjuar gje?

    2. Tiranare says:

      Edhe une kur e lexova qesha me titullin. Ne fact ivermectin eshte per qelizat parazitare. Kam punuar me kete ilac per formulimin e tij ne tablet me procesin e tabletimit direkt. Eshte shume i mire si antiparazitar por nuk me duket shume bindes per vetite antivirale. Shpresoj vetem nese arrin te shperbeje mbeshtjelljen proteinike te virusit. Te shohim.

  9. Pelioni says:

    po qe se ilaçi kundër morrit shkatërron coid.19 ,shqipëria lëndën e parë e ka me shumicë ka morrin sali berisha,mbase e ka shkrojtur Zoti që dhe ky moorrrr të behet qoftë edhe një herë të vetme i dobishëm për këtë popull ,përpara përdorimit duhet shtypur me rrul 20tonsh,pasi në të kundërt infekton.

  10. Sahit Dollapi says:

    Pyeni Edi Pathoken se ja ka provuar gruas se vete qe kishte mora pidhi .

  11. Dauti says:

    Do ishte nje fat i madh per shqiptaret. Morri eshte autokton ne vendin tone.!!!

  12. Albann says:

    Tamam si te vrasesh mushkonjat me shogun.

  13. Ladi says:

    Kete pune e ndan nh komisin i perber nga Doktoret e shkencave te gomereve Tit vasili, Nard ndoka, Flamur Noka dhe Edi paloqa,per vide te marun kosulencen e atij budallajt nga Dushari Korçes perversit i dashuruar me Grida Dumen SALIANJIT.

  14. Arben says:

    Nuk e përkthen mirë ti shoku.
    Ivermectina është preparat me bazë ivomecu.
    I cili ka afersisht 20 vjet që përdoret. Është shumë efikas për krimbat plloçakë dhe të shtypur për zgjebe dhe faciolozë( flutura) të mëlçisë. Përdoret shumë në veterinari dhe ka bërë revolucion si antiparazitarr për extraparazitë dhe intraparazitë. Pra jo vetëm për morrat e kokës.

  15. Doc-it says:

    Mesoni te perktheni nga anglishtja. Covid-19 nuk ka qeliza sepse eshte virus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje