Covid 19, dhjetra qytetarët të zënë në kurth në tokën neutrale mes Greqisë e Shqipërisë

5 Prill 2020, 09:22Sociale TEMA

Nga Dhorjeta Çule

Dhjetra shtetas shqiptar janë bllokuar për orë të tëra në tokën neutrale në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës gjatë javës së fundit dhe nuk lejohen të  hyjnë në Shqipëri për mungesë të autorizimeve nga ambasada pas mbylljes së kufijve për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Mjaft prej të bllokuarve u detyruan të kalojnë natën jashtë në të ftohtë dhe dëborë në tokën mes dy doganave. Ata janë lejuar të dalin nga Greqia, por në një qëndrim mjaft të paqartë dhe kontravers policia shqiptare nuk i lejon ata të futen në territorin e Shqipërisë, për shkak të kufizimeve të vendosura prej situatës epidemike edhe pse disa prej tyre nuk mund të kthehen më as në Greqi pasi kanë kaluar afatet e lëvizjes në zonën shengen.

Nga të dhënat rreth 40 persona mbetën të bllokuar në kufirin shqiptaro- grek në Kapshticë, ndërsa rreth 30 të tjerë u raportuan të bllokuar në Kakavijë. Ndërsa 18 persona u raportuan të arrestuar sepse kaluan kufirin për në Shqipëri ilegalisht.

Qëndrimi në mes të të ftohtit, pa një hapësirë qoftë edhe për qëndrimin e përkohshëm dhe gdhirja e netëve në kufi risjellin në mendjen e shqiptarëve traumat e emigrimit pas rënies së diktaturës, por në krahun e kundërt. “Tani vetëm të sulemi nga mali si dikur që të kalojmë e të presim që të na qëllojnë. Kjo situatë ja kalon komunizmit”- thotë Astrit Cadari nga Gramshi.

Një pjesë e tyre, pavarësisht premtimeve të kryeministrit për një marrëveshje me Greqinë mbi tejkalimin e afateve thanë se janë gjobitur dhe se nuk u është dhënë garanci se nuk do të gjobitëshin nëse tejkalonin afatin 90 ditor.

Cadari i tha BIRN se ishte gjobitur dhe se për këtë fajësonte kryeministrin që i kishte qetësuar se nuk do kishin probleme. BIRN kërkoi një reagim nga qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme, por nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Statistikat e personave të bllokuar në kufi megjithatë janë të paqarta, ndërsa gazetarët nuk janë lejuar në zonën neutrale. BIRN mësoi se një pjesë e qytetarëve janë kthyer pas në Greqi, të tjerë janë lejuar të hyjnë në Shqipëri pasi kanë pritur për orë të tëra, ndërsa të shumtë janë ata që kanë kaluar natën në tokën neutrale.

Kevin Rica nga Mirdita ka mbërritur në kufi në orën 16.00 të së premtes, por pasi kanë kaluar më shumë se 24 orë pritje në kufi ideja se mund të qëndrojë edhe një tjetër natë aty e frikëson së tepërmi.  “Kaluam natën me 20 cm borë na u thanë robat në trup ka edhe të moshuar pa ngrënë pa pirë. Unë jetoja në Selanik tani këtu nuk na lenë të kalojmë, presim urdhër na thonë”, tregon ai.

I riu është përpjekur disa herë të kontaktojë me Ambasadën Shqiptare por shprehet se askush nuk përgjigjet në telefon prej 4 ditësh. Qytetarët ankohen se kanë marrë mesazhe kontradiktore nga ambasada në Athinë dhe policia e vendin fqinj.

Pretendimi i qeverisë shqiptare se ishte arritur një marrëveshje përgënjeshtrohet nga policia lokale greke, që thotë se nuk ka asnjë vendim për të zgjatur afatin e qëndrimit përtej 90 ditëve.

Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar më herët marrëveshje dhe informacione sqaruese për një sërë vendesh ku ndodhesh shqiptarë të bllokuar dhe mënyrën se si mund të zgjasnin vizat apo kohën e qëndrimit, por një sqarim i tillë për Greqinë nuk është dhënë.

Ndërkohë nën presion dhe të paqartë shumë qytetarë tentojnë të kthehen, por për ata që duan të hyjnë në Shqipëri nga shteti grek përsëritet prej disa ditësh i njëjta situata, ndërsa mbeten të bllokuar në tokën neutrale dhe nuk lejohet të hyjnë në vend bazuar në aktin normativ të mbylljes së kufirit.

Shumica e atyre që kthehen janë emigrantë në përfundim të afatit 3 mujor që u lejohet në hapësirën Schengen dhe nuk mund të kthehen as në Greqi. Përpjekja për të punënuar në mënyrë sezonale jashtë edhe pse për një kohë të shkurtër po u sjell atyre peripeci të shumta.

Emigrantët tregojnë se ata kanë gjetur si zgjidhje mbijetese emigracionin sezonal dhe pandemia shkaktoi mbylljen e punës duke i lënë ata pa një zgjidhje apo mundësi qëndrimi në shtetin grek, por rikthimi u ka kushtuar edhe më shtrenjtë sepse ndërsa Shqipëria ka mbyllur kufirin pala greke vazhdon të aplikojë gjoba. “U gjobita 1200 euro edhe pse mund ta kisha shmangur po të isha kthyer më herët. Unë fola me ambasaden dhe më thanë që kryeministri ka bërë marëveshje, por kur erdha këtu më rezultoi e kundërta”, i tha BIRN Astrit Cadari.

Ai tha se në krahun tjetër ua kanë bërë të qartë se nuk ka asnjë pengesë për lëvizje. “Autoritetet greke thonë se ne punojmë 24 orë, s’kemi punë me kufirin tuaj. Nëse vonesa do të ishte përgjegjësia jonë atëherë nuk do të penalizoheshit, ne do të veprojmë sipas ligjit. Me pak fjalë ika për bukën e familjes, shpenzova për udhëtimin me taksi duhet të paguaj gjobën dhe tani qëndroj edhe këtu.” – tha ai për BIRN.

Ndalimi i shqiptarëve që të hyjnë në vendlindje bazohet tek akti normativ i qeverisë për mbylljen e kufijve në kuadrin e masave parandaluese për përhapjen e pandemisë COVID – 19. Autoritetet kufitare thanë për BIRN se tashmë lëvizja në kufi është e ndaluar për të gjithë shtetasit me përjashtim të rasteve të autorizura nga konsullatat apo Ministria e Jashtme.

Por ndër të bllokuarit ka pasur edhe raste me probleme shëndetësore. Shkurte Cara së bashku me vajzën e saj të sëmurë u detyruan të qëndrojnë 5 orë në kufi para se për to të bëhej i mundur kalimi. Për 7 vjeçaren nga Burreli udhëtimi në Greqi pak javë më parë kishte qenë i detyrueshëm për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar të së bijës e pavarësisht kësaj ato qëndruan në pritje derisa mbërriti autorizimi i kalimit.

“Më lanë 5 orë në mes të të ftohtit. Kam 18 vite që kujdesem për vajzën e sëmurë dhe shpesh jam detyruar të shkoj në Greqi, por si këtë herë nuk më ka ndodhur. Nuk e dija procedurën dhe përsëri nuk e di. Më ndihmuan këta punonjësit këtu që të merrja lejen se do kishim vdekur këtu. Tani nuk e di ende nëse do gjej makinë që të shkoj në shtëpi se taksia që kisha lajmëruar iku.”- tregoi gruaja.

Akti normativ që urdhëroi mbylljen e kufirit vështirësoi dhe bëri të pamundur lëvizjen e shqiptarëve edhe pse shumë prej tyre detyrohen të kthehen në vend për arsye nga më të ndryshmet. Edhe rastet përjashtimore përsëri hasin në një procedurë të vështirë ndërsa shqiptarët qëndrojnë në kufi të bllokuar pa kushtet minimale.

“Juridikisht çdo akt normativ në kushtet e emergjencës, fatkeqësisë natyrore dhe situata të tjera të jashtëzakonshme orienton veprimtarinë sipas nevojës duke prevaluar mbi ligjin. Mbyllja e kufirit është e pranueshme në situatën që ne jemi dhe po aplikohet në shumë shtete, por ajo që ka mbetur e pazgjidhur është pikërisht kjo gjendje. Vendet e tjera kanë përcaktuar ambiente ku mbajnë të karantinuar çdo person që kalon kufirin, u bëhen analizat dhe pas 14 ditësh lejohen të shkojnë në banesat e tyre. Duhet të ishte parë si mundësi edhe në vendin tonë kjo zgjidhje.”- tha avokati Esmerald Xhafa.

Autoritetet deri tani nuk kanë dhënë zgjidhje. Një pjesë e qytetarëve janë kthyer pas pasi kanë pasur dokumente të rregullta emigrimi, të tjerë janë detyruar të presin në kufi deri sa janë autorizuar për të hyrë, por të tjerë janë në ankth se do të penalizohen për shkelje të afateve.

*Për këtë shkrim ndihmoi Rajmond Kola në Gjirokastër.

13 komente në “Covid 19, dhjetra qytetarët të zënë në kurth në tokën neutrale mes Greqisë e Shqipërisë”

  1. Jurgen says:

    Te qifsha Birnin dhe gazetarucen. Dhe keta idiotet qe nuk marrin vesh qe kufiri eshte mbyll. Eshte MYBLLUR O KAFSHE TE TRASHE.

  2. kacaku says:

    Do jene shqiptare te” infektuar” ne greqi jo me covid -19 por me rebelizem idjot dhe te arsyshem , atje ka njerez qe tjeter thote ligji dhe tjeter bejne trimat helene , dhe shqipot pane dhe bejne indiferentin , kjo eshte nje e keqe , edhe pse jane qytetare shqiptare , tjetra e keqe me e madhe eshte se do ta perdori politikisht kanceri digital dhe zabrahanet e tjere , presidenti hajdut, e shoqia e tij anomale , Lul karabushi dhe qente qe do nxjrin shkume nga goja , do shtiren si patriote te famshem …….plera hesapi ……..

  3. Kosta says:

    Po pse nuk i lene?C’eshte kjo pune keshtu?Kane te drejte te shkojne ne shtepite e tyre dhe te vetekarantinohen.Eshte e jashteligjshme te ndalosh shtetasit te kthehen ne vendin e tyredhe turp kush e degjon.Ne Himare lexova ne nje gazete kishin ardhur greke shoviniste per te ngritur flamurin e shovinizmit,kurse qeveria ndalon shtetasit shqiptare te shkojne prane familjeve te veta.

  4. Lani says:

    Per avokatin: kufiri eshte mbyllur qe te mos hyjne edhe persona te infektuar. Jane 1 milion shqiptare jashte vendi dhe sigurisht qe do ishin shume te kthyerit e nuk do t’i behej balle situates.
    A te vijne e t’i karantinoje shteti? Mund te behet por jane nga e gjithe Shqiperia dhe behet sh veshtire t’i organizosh. Ndoshta t’i lene te futen rast pas rasti.

  5. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    eh mer beqira, keshtu ndodh kur kafshoni doren e popullit grek qe u zgjati kupen me supe………….

    1. Suksese te metejshme says:

      …me supe te mbushur me helm per atdheun. E hengre edhe ti dikur dhe shiko cfare flet tani. Mbaj doren ne prapanice tani kur ecen neper rruge ne Greqi

    2. Edk says:

      O beqir i pontit per cfare supe flet shqiptaret ne greqi Jane pritur me plumba ne kufi Jane trajtuar dhe trajtihen si njerez te kategorise se trete

  6. ..... says:

    ….. Emigrantët tregojnë se kanë gjetur si zgjidhje emigracionin sezonal…. . Dmth nuk kanë banim të përhershëm por të përkohshëm në Greqi. Ata jetojnë në shtëpitë e të afërmve ose në banesa që u ofrojnë punëdhënësit e tyre .Fatkeqësisht ata mbeten të izoluar në tokën neutrale sepse janë korrekt me ligjin (shembull aktual) e kanë zbatuar se janë larguar brenda afatit. Kush është fajtori për këtë që ndodhi? Vetëm ata nuk janë, sa do të mbajë tjetri në shtëpi akoma edhe njeriu yt qoftë.
    Vërtetë të gjitha vendet mbyllën kufijtë për arsye të Convid 19, por rikthimi i shtetasve ka vazhduar me program si dhe raste të tjera jashtë programit duke i dërguar në hotele në gjendje karantine. Në Greqi shteti ka bllokuar veprimtarinë e të gjithë hoteleve pa përjashtim dhe ka kryer shtetezim objekti të përkohshëm në shërbim të rasteve të tilla. Ka me qindra hotele nga Saranda e deri në Shkodër dhe nga Durrësi e deri në Korçë, bosh e bosh janë, hapini të futen njerëzit se po telendisen, përfshi edhe ata që mbeten pa shtepi mbas tërmetit. Mirë vepruat që dërguat doktorë sa majtas e djathtas, por shikoni njerëzit që keni përpara hundës se janë gjynah. Ajd me kaq ju përshëndes te gjithëve… P/S…. Do të lutem gazetës që këtë koment ta vendosë se mbase e lexon dikush që ka ndjenja dhe fuqi që të ndihmojë këta njerëz që po vuajnë.

  7. Bobi says:

    O Jugen e di ca po flete, mire zoti Rama eshte formuare ne komunizem dhe ben nje veprime qe se ka gezuar asnje shtet evropian. Ne greqi Micotaqis tha mbyllen kufijet po me perjashtim te shtetasve grek lejohen te futen, dhe te huajet qe kan vendebanim greqine, gjermani po mblithe gjermanet kudo neper bote dhe po i kthen ne shtepi. Keshtu po veprojne te gjitha shtetet evropian. Un nuk them qe te veshe ti mbledhur se ke nje shtet te lodhur, po ai qe eshte shtetas shqiptare te vjen te kufiri dhe shteti jote ste lejojne te veshe ne shtepi kjo eshte skandale. Po te kishte ndodhur ne nje shtet tjeter evropian qeverria binte per 2 dite. Coi nje doktore ti kontrolloin dhe I lini te vejne ne shtepi te rrine karantina per 2 jave.

  8. Qerosi says:

    Keta po i futen neser ke te tjeret aty e hajt tu besh derman! Te karantinohen vete? Vetem t’i lidhesh me zinxhir se do marrin radhe fare e fis per ti takuar e per tu çmallur me te afermit. Mu si ne Shkoder.

  9. Anton 79 says:

    Te lejohen te kalojn menjeher, ata qytetar po
    Kthehen ne shqiperi se aty kan shtepit e tyre.
    Sepse ne grecia jan pa documenta, e si perfundim pa siguracion shendetsore.
    Kryeminister i pa pergjegjshem mos u sillni si kafsh se ata jan bijt e shqeperis. Se po te ishin talenta futbolli do shkonit ti merrni me vrap.
    Jan puntor po i lini ne kufi. Turp Turp Turp

  10. Hey says:

    Ata halli I ka nxjere nga shtepia,,njerez lejeni bindjen poliputan,,ata nuk duhet Te flene jashte,,nuk duhet Te trajtohen si minj ,,shtet Shqiptar merni situaten ne dore,,gjinaf ke zoti,,ligjin e ben Maliqi,, flm

  11. Hey says:

    Ata halli I ka nxjere nga shtepia,,njerez lejeni bindjen poliputan,,ata nuk duhet Te flene jashte,,nuk duhet Te trajtohen si minj ,,shtet Shqiptar merni situaten ne dore,,gjinaf ke zoti,,ligjin e ben Maliqi,, flm,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje