Gjenerali italian: Tani na takon neve, e dashur Shqipëri, të themi faleminderit

5 Prill 2020, 16:09Sociale TEMA

Disa ditë më parë një avion i Guardia di Finanza u ngrit  nga aeroporti “Nënë Tereza” i Tiranës, kryeqyteti i Shqipërisë, duke transportuar  një ngarkesë të çmuar drejt aeroportit ushtarak italian “Pratica di Mare”: 30 “engjëj” me rroba të bardha, 10 mjekë dhe 20 infermierë që kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur për të ndihmuar Italinë e shkatërruar nga urgjenca e COVID-19, shkruan gjenerali italian, Fabrizio Lisi.

“Kjo është vetëm një ndihmë e vogël, thjesht një qiri i ndezur”, tha kryeministri Rama duke përshëndetur punonjësit e shëndetësisë, të gjithë shumë të rinj.

Ndoshta kështu, por ai qiri ka një dritë të pamatë. Thjesht, ajo është drita e mirënjohjes nga një popull mik dhe Rama e di mirë këtë, më mirë se askush.

Burri i shtetit, njeriu (ish-ministri) i kulturës, piktori i vlerësuar, sportisti, kryetari i bashkisë i “buldozerëve dhe ngjyrave”, i përdori të dyja këto të fundit për të zbukuruar së pari kryeqytetin, pastaj gjithë vendin.

Me veprimin e tij ai diti të interpretojë në mënyrë perfekte dhe me ndjeshmëri të madhe institucionale ndjenjat e popullit të tij, duke gjetur kështu mënyrën më të mirë për t’i thënë “faleminderit” Italisë për ndihmën dhe bujarinë që ajo kurrë nuk I ka kursyer Tokës së Shqiponjave (së fundmi me ndërhyrjen e menjëhershme të Mbrojtjes sonë të shkëlqyer Civile dhe Kryqit tonë të mrekullueshëm të Kuq me rastin e një tërmeti shumë të forte dhe shkatërrues në fund të nëntorit).

Në prill të vitit 1997, i njëjti aeroplan i Guardia di Finanza, kishte bërë udhëtimin e kundërt, nga Italia në Shqipëri, duke transportuar një ekip policësh dhe oficerësh të Guardia di Finanza dhe të karabinierëve nga aeroporti ushtarak “Pratica di Mare” për në Tiranë.

Ishte një grup i vogël ekspertësh që Italia kishte nisur vetëm 48 orë pas një kërkese të dëshpëruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë. Sapo mbërritën, ata filluan të ofrojnë ndihmë për kolegët e tyre shqiptarë, në mënyrë që të inkurajonin krijimin e një baze sigurie në një vend në revoltë.

Situata që u paraqit në sytë e “ekspertëve” të “Misionit Interforce” ishte dramatike: qytetet ishin nën kontrollin e bandave kriminale (banda e Zani Çaushit në Vlorë rrethoi qytetin duke plaçkitur kazerma, fabrika, institucione dhe duke marrë armët, ushqimet dhe  mallrat e të gjitha llojeve), kudo kishte shtetrrethimi, rrugët me gropa  përshkoheshin nga makina pa targa të drejtuara nga njerëz të armatosur deri në dhëmbë.

Heshtja shurdhuese prishej nga shpërthimet e bombave dhe të shtënat e  kalashnikovëve. Në zonat përreth ndodheshin bunkerë të vegjël të shpërndarë kudo si kërpudha (në periudhën e diktatorit Enver Hoxa ishin ndërtuar më shumë se 700 000 për të mbrojtur vendin nga “pushtuesit” imagjinarë).

Në ato ditë të pranverës së vitit 1997 Shqipëria po kalonte të dytën nga tre krizat dramatike që e goditën atë gjatë viteve ’90, dhe të cilat ishin pasuar nga shumë valë migrantësh (klandestinë, siç quheshin, në ato periudha).

Kriza e parë ishte në vitin 1991. Në Berlin binte Muri, në Tiranë vakej ëndrra “i vetmi vend socialist në botë”. Mijëra njerëz të dëshpëruar, sidomos të rinj, kishin pushtuar ambasadat e huaja (“tempujt e shpresës”), dhe më pas u derdhën masivisht në portin e Durrësit, ku sulmuan të gjitha anijet e mundshme detare…

Pastaj iu drejtuan bregdetit italian “në një mënyrë apo në një tjetër. Imazhi më domethënës i atij eksodi të vërtetë ishte anija “Vlora”, një anije tregtare që  përdorej për të transportuar sheqer (quhej edhe “Anija e ëmbël”), e ngarkuar me “shpirtra” të grumbulluar në çdo centimetër katror, të cilët, pasi arritën në portin e Barit, u hodhën në det dhe notuan drejt kalatave të portit.

Vala e tretë e migracionit ishte në vitin 1999, pas spastrimit etnik që u zhvillua në Kosovë kundër shqiptarëve. Të mbijetuarit e shfarosjes u dëbuan përsëri drejt  Shqipërisë, veçanërisht përtej kufirit të Kukësit, dhe u pritën nga bashkësia ndërkombëtare (shumë ishin organizatat humanitare italiane) në struktura të ndërtuara posaçërisht, ku, megjithatë, ranë pre e lehtë e kriminelëve që kishin rifilluar menaxhimin e kontrabandës së klandestinëve drejt Puglias.

Në atë pranverë të vitit 1997, megjithatë, kriza e dytë e kishte origjinën te fundi i luftës në ish-Jugosllavi, që kishte tërhequr me vete sistemin e pastrimit të parave nga trafiku i paligjshëm, i investuar në firmat piramidale, një numër kutish bosh, të shpikura nga spekulantët ndërkombëtarë që u jepnin interes shumë të lartë “kursimtarëve”. Njerëzit në Shqipëri kishin investuar gjithçka kishin, por, duke u gjendur përsëri në rrugë të madhe, pushtuan kazermat, burgjet, fabrikat, duke ikur në Itali këtë herë me gomonet e shpejta që krimi italo-shqiptar kishte përdorur për të transportuar drogë dhe armë.

Skafistët fusnin në këto gomone 30 apo 40 njerëz të dëshpëruar, të cilët përpiqeshin t’i largoheshin dëshpërimit (dhe në to kishte jo pak kriminelë). Një flotë me dhjetëra gomone të shpejta që mbërrinin në brigjet pulieze nga ku, duke shkarkuar ngarkesën, riktheheshin në ato shqiptare. Udhëtimet e fundit të shpresës me anije patën pasoja tragjike: “Kateri i Radës” pësoi një fundosje dramatike, duke u përplasur me anijen “Sibilla” të Marinës Italiane: 120 persona vdiqën.

Italia kishte dërguar tashmë “burra me uniformë” në Shqipëri, në misionet europiane “Pelikani” dhe “Alba”, ku kishin drejtimin e tyre, por kësaj radhe sfida ishte më e vështirë. Ishte një çështje e rindërtimit të strukturave të policisë, komisariateve, drejtorive, shërbimeve qendrore dhe kombëtare pothuajse nga e para, siç ishte Policia Rrugore dhe Policia Kufitare. Mbi të gjitha, kjo detyrë e fundit e vështirë iu besua Shërbimit Detar të GdF i cili filloi të patrullojë brigjet nga Durrësi në Vlorë me anije patrullimi të shpejta, që filluan të kishin edhe kolegë shqiptarë në bord.

Misioni ishte të dekurajonte gomonet, t’i kthenin nga ishin nisur apo të sinjalizonin  Italinë për rrugën e atyre që kishin arritën t’u shpëtonin.

“Misioni Interforce” ishte një sukses. Policia shqiptare u organizua shpejt në strukturat e saj, duke marrë për shembull ato të forcave policore italiane. Trafiku i emigrantëve ilegalë nga deti dalngadalë u zvogëlua.

Drejtuesit e GdF në mision kontribuan me kolegët shqiptarë për të përgatitur një ligj kundër “skafistëve”, i cili u dërgua në Parlament, ku u miratua unanimisht. Në një kohë të shkurtër, patrullimet e përbashkëta, të forta dhe me rregulla detyruese dhe një bashkëpunim spontan dhe i sinqertë, arritën të bllokojnë një herë e përgjithmonë gomonet e përdorura për “udhëtimet e shpresës”.

Nuk pati asnjë incident, i cili mund të kishte krijuar probleme serioze diplomatike; ndihma u shndërrua në një bashkëpunim të vërtetë midis policive të të dy vendeve, për kënaqësinë e autoriteteve italiane dhe mirënjohjen e atyre shqiptare.

E njëjti avion i Guardia di Finanza nga 1997-a deri sot ka fluturuar vazhdimisht mbi qiellin e Vendit të Shqiponjave. Për misionet operacionale, siç janë ato për të mbështetur kontrollet në det ose ato për të “skanuar” kultivimin e drogës, ose për shkaqe humanitare, siç është kur transportohej në Bari, Ilaria, një vajzë nga Durrësi, disa muajshe, e cila lindi me një keqformim serioz kardiak, ose kur solli nga Italia ndihmat e shumta që familjet e financuesve të Shërbimit Detar të Trupave të stacionuar në Durrës dhe Vlorë u dërguan sidomos për familjet e refugjatëve, ku përgjegjës ishin Financierët e Shërbimit Detar.

Tani, e dashur Shqipëri, na takon neve të themi faleminderit për këtë shenjë mirënjohjeje, miqësie dhe njerëzillëku të madh.

Çfarë emocioni të shohësh ata mjekë të rinj që mbërrijnë në Itali, krejt tjetër gjë nga prindërit e tyre të frikësuar apo të hutuar, përkundrazi me sytë plot forcë, guxim dhe zemërgjerësi.

Faleminderit kryeministri Rama, në emër të të gjithë ne italianëve. Faleminderit edhe nga unë, që isha në bordin e avionit në 1997, si shef i Misionit të Guardia di Finanza; që përshkova detrat dhe fluturova mbi qiellin e Shqipërisë; që prita  refugjatët në kampet e Mbrojtjes Civile dhe Kryqit të Kuq italian; që kam punuar për një kohë të gjatë edhe në vitet në vijim (dhe që akoma e bëj), së bashku me autoritetet tuaja, policinë tuaj dhe njerëzit tuaj, aq fisnikë dhe të mëdhenj në shpirt.

40 komente në “Gjenerali italian: Tani na takon neve, e dashur Shqipëri, të themi faleminderit”

  1. kujtimi says:

    E shkelqyer, nuk kam cfare te them.

    1. Deti says:

      Ne 23 Mars 1997 ata vrane me anije 83 shqiptare (Kateri i Rades). Tani po po dorezohen nga e mira shqiptare. Ashtu si u shpetuan me Shtator 1943 – Nentor 1944 mbi 20’000 ushtare te dorezuar italiane.

      1. Andi says:

        Ky hipokrit nuk mund te luaje me shqiptaret. Ky e quan perplasje anijen Sibilla me anijen shqiptare. Ku qellimisht marina italiane me urdher nga lart vrau dhe mbyti dhjetra jete te pafajshmish duke perfshire dhe femije.E thote sikur cdo gje ndodhi aksidentalisht . Si dy makina qe udhetojne perballe njera tjetres ne kahe te kunderta. Ose mund te merret si fjale “perplasje” ne kete rast.Edhe sikur keto anije po luftonin nepermjet tyre. Pra ben cben ky fut fjalen perplasje. Qe si e si ushtria kriminale italiane qe mori urdher nga qeveria kriminale italiane te dalin te pafajshem. Ky mut as falje nuk kerkon per kete rast. Sado ta mbuloje mutin me shurre me miell e oriz dhe te konservave te peshkut te operacionit Pelikan. Shurra nuk ja lan dot mutin qe i ka ngelur ne fytyre qe nga 1997.

    2. Theatre and Drama says:

      Bravo..forconi aleancat me miqte dhe aleatet tane si Italia dhe Turqia qe te izolohet komplet Greqia,

      mqs ra fjala
      kur ne 1953,ate muaj te mbare dhe fatlum per gjithe popujt e Ballkanit dhe Europes,osmanet moren Costantinopolen,
      paten mbeshtetjen e Vatikanit

  2. fcb says:

    Qazo pompisti i Vores , infermier :))

    1. Roberto says:

      Kur dikush te ve lakun ne fyt per nje vend pune dhe te kerkon 5000 euro sic kam lexuar ketu normal qe personi i cili do te punoje do gjeje c’fardo pune per te mbajtur familjen.Une nuk e gjykoj,absolutisht. Jo c’do njeri qe mbaron nje shkolle sistemohet ne profilin e tij por nese nuk ka turp nga puna e gjen ate kudo qe te jete deri sa ta arrije synimin e tij per atje ku eshte i specializuar.Ky eshte mendimi im. Nuk eshte turp te jesht pompist ne te gjitha kuptimet e fjales me qe FCB e thote me buzeqeshje.

    2. Llesh says:

      Fcb ose faccia di culo ti je je nje bastard dhe asgje me teper, ti je nje klysh kurve i Dale besoj ngs koridori i kurvave te shqup. vazhdoni me te njejtin ritem se besoj populli ju a njohu fytyren e vertete.

    3. cfrc says:

      Ore zagar i tit Vasilit, kemi pasur pompist presidentin, jo per gje. Qazo i shkrete profesionin e ka per infermier, po ti mor gomar cfare zanati ke?

      1. Lala says:

        E mer nga mbrapa . Është “zogu i kurvës ,, se ai i Tiranës nuk ka nge, ka gjthë burgun në patronazh.

  3. Aleksander says:

    Po Edi Rama vleresohet ne Italia per arsyen se sjedh sperance per jeten, Italia e ka kuptua qe Sali (larg qofte) sjedh vetem vdekje. Prandaj sali vdekjen nuk e duan Italianet dhe nuk e duan 700 000 Shqiptare e Shqiptar se jetojne ne Itali, siç nuk e duan miliona Arbresh, e quajne tradhtar te Popullit Shqiptar. Dhe kane shum te drejte. Saliu eshte tradhtar.

  4. Ne do tja dalim ??????? says:

    Faleminderit ITALIA ??

  5. "BOHOTINA" says:

    Te faleminderit per fjalet e verteta…

  6. Pellazgos says:

    Ke do “ndihmoni” zoti General,ata qe thone qe jane pasarrdhes te Pirros,Kastriotis,Arvanitasve dhe nga ana tjeter e kane bere Terezen e Kalkutes sikur ka “krijuar” kete Komb te Lashte? Kete Komb qe kaq shume e kini luftuar,ne cdo periudhe te historise.
    Ne Epirotet e Pirros nuk harrojme Atdheun e Pirros se Epirit qe ju e kini te pushtuar,Magna Grecian e Arkimedit,krimet qe na kini bere per hakmarrjen kunder Pirros duke shkaterruar Polis te Tij.
    Viti 1913te.
    Me ikjen e Turqise nga Epiri ju moret Dhodhekanisen 12 ishujt tane,por shyqyr Zotit,e humbet luften bashke me Gjermanine dhe kunder Greqise dhe keshtu i morem perseri ne 1948.
    U lidhet me turqit dhe popullin e pafajshem Cam te Thesprotise vetem e vetem te luftoni Epirin e Pirros dhe Kastriotis duke vrare me mijera Arvanitas Greke,Epirote etj.
    Besoj e mbani mend Telinin qe e vrane Palikaret Epirote Arvanitas,se donit nje Pashallek turk deri ne Preveze.
    Eshte fatkeqesi qe kete ndihme te popullit ne keto caste te veshtira te popullit Italiane ti politizojne armiqte e betuar te Epirit dhe Ilyreve duke mashtruar servilet dhe spiunet tuaj.

    1. Anilw says:

      Cfare flet more idiot. Te vrafte zoti more i pa udhe. Te marrte virusi se i rendon tokes meme.
      Ju e turperoni kete vend ,ju te cmendurit. Tregoje emrin e vertete dhe te cojme menjehere tek 5 aty ku ke vendin o i shkalluar.

    2. Gjon Leka says:

      Ç’është kjo përzierje balte e bajge, ô korofillak i shpallur grekoman. Ti shpik kombe, se vet s’ke komb ô trutharë.

    3. Ilir says:

      Ajo qe ti quan “dhodhekanise” eshte ne detin egje, c’lidhje ka me ty?! Ti a je ne Epir? Historikisht Epiri eshte quajtur “barbar” dmth I huaj, dmth jo grek, nga vete greket.”I morem”!!! Cfare more ti?! Shshshsht se eshte TURP I madh! Tellini pastaj, ishte perfaqesues I komisionit nderkombetar per percaktimin e kufinjve te Shqiperise, dhe zagaret e pangopur greke e vrane ne pabesi. Sepse donin e duan toka, e te perzene te gjithe ata qe flasin shqip,e qe kishin flamurin kuq e zi te Kastriotit e jo ate pizhamen e shpifur, si shenje e kombit.

    4. DinPak says:

      Une, ne pergjithesi, e lexoj shpesh gazeten online, Tema. Disa here, kur me ben pershtypje diçka ne artikujt e botuar dhe dua te shpreh mendimin tim, shkruaj edhe ndonje koment. Shume here keto komente nuk pasqyrohen, dhe une bej çudi pse, sepse nuk jam as ndonje tip qe perdor fjalor vulgar apo te papershtatshem per shkrime publike. Megjithate, nuk eshte ndonje pune e madhe, redaktori qe ka caktuar Meroja per kete pune nuk e ka pare te arsyeshme ta botoje komentin tim.
      Po mire, a ka ndonje njeri qe mund te me shpiegoje mua se, si ka mundesi qe, per disa komentatore si ky Pellazgos, Turkofagos (qe ka ndryshuar nickname ne diçka me … Pamuk …), etj, Meroja i boton te gjitha komentet e tyre?! Dhe çudia eshte se ata, nuk shkruajne asnjehere per ndonje gje qe ka lidhje me permbajtjen e artikullit, por gjithmone shpalosin me cinizem te theksuar idete dhe interperimet e tyre antishqiptare, historike dhe kulturore. Dhe jo vetem antishqiptare, por anti çdo gjeje qe nuk eshte ne perputhje me pikepamjet dhe botekuptimin e tyre te prapambetur fetar ortodoks. Si guxon redaktori i Temes te botoje kete vjellje vreri qe ka hedhur Pellazgosi ne kete koment ketu, kunder jo vetem çdo gjeje shqiptare, por edhe kunder frymes vellazerore te ndihmes dhe bashkepunimit midis shqiptareve dhe italianeve gjate ketyre 30 vjeteve, e shprehur me aq kulture dhe edukate nga gjenerali italian! Por çudia nuk eshte tek Pellazgosi, per ate nuk ka rendesi se ç’shkruhet ne artikull, mjafton qe artikulli i kujton atij italianet katolike dhe shqiptaret turq, dhe kjo i aktivizon institivisht gjendrat e propagandes anti-çdo-gjeje qe nuk eshte greko-ortodokse. Çudia eshte pse nje gazete shqiptare duhet t’i beje vend kesaj propagande ne faqet e saj?!
      Kjo eshte skandaloze! Kaq here eshte diskutuar problemi i pastrimit te mediave te shkruara dhe audivizive ne Shqiperi, nga sharjet e ulta, vulgariteti i pakufi, etj, etj, per t’i bere ato te perhapin kulture dhe jo banalitet. Dhe ma merr mendja, kjo eshte shume lehte per tu korrigjuar, mjafton te caktosh nje person ne gazete te meret vetem me kete pune, te pengoje komentet me permbajtje te tilla si sharje, vulgaritet dhe banalitete, te padenja per tu shfaqur ne nje gazete serioze qe perhap kulture.
      Po per komente te tilla qe kane qellim vetem antikombetar? Çfare e pengon Meron te vere çensure te plote per to?

  7. o Zot,cfare tjeter do te na shohen site......!? says:

    per 7 prrill ’39 ke ndonje kuvenda mor taliono……!?

    1. Edk says:

      Magjyp i pontit ate qe nuk e bene pipinot do ta bejne turqit

  8. Ana says:

    Faleminderit Italia ju meritoni me te miren.
    Jemi krenar per Kryeministrin Rama!
    Bleresojme bashkepunimin dhe vleresimin midis dy vendeve mike.
    God bless Italine!!!

  9. BRAVO RAMA says:

    Faleminderit NGA ZEMRA per OTRANTON
    NUK KAM FJALE T’JU FALENDEROJ!

  10. BRAVO RAMA says:

    Faleminderit NGA ZEMRA per OTRANTON
    NUK KAM FJALE T’JU FALENDEROJ! !!

  11. BRAVO RAMA bravo says:

    Faleminderit NGA ZEMRA per OTRANTON
    NUK KAM FJALE T’JU FALENDEROJ!!!

    1. Shqip says:

      Nuk ka fjale dhe… 3 here te njejtin koment!

  12. Artur says:

    Une kam pat fatin te punoj me kete zotni dhe me shume me Kolonel Marcelo Marzzoca nje napolitan me zemer e perkushtim te madh per vendosjen e rendit dhe bllokimin e kontrabandes detare ne Shqiperi.
    Respekte Gjeneral .

  13. E VIVA ITALIA
    DIKUR ERDHI SI PUSHTUES POR
    HODHI THEMELET E KULTURES EUROPINANE
    JOVETEM ME NDERTIMIN E TIRANES QENDRES EUROPIANE
    POR NE GJITHE SHQIPERIE
    NDERTOJ RRUGE
    SOLLI UJI PARA CDO LAGJE DHUROJ SHKOLLA E KULTURE
    PERNDRYSHE
    VENDI IM SOT DO ISHTE NJI KADAHAR MBUSH ME HALLDUPA ISLAMIKE
    MJEKERROSH KAFSHE TERRORISTESH

  14. Lloji says:

    E mallengjyeshme permbledhja e nje historie 30-vjecare ne pak rrjeshta te kthjellta dhe plot dashuri….
    Zoti ju bekofte ju Italjanet dhe padyshim vendin e Shqiponjave sic e theksoni me dashamirsi?

  15. Lloji says:

    Thenje e Hitlerit;
    Me gjenerale Italjane e me ushtare Gjerman, un mar Boten!!!
    Jashte temes tek TemA

  16. O says:

    Ne 97n ishim zilia e Zviceres.

    Patriotet e vertete shesin nafte Serbise qe te vrase shqipetar. Kush ashte kunder Berishs, asht anti-Shqiptar.

    Rrofte 97a

    Rrofte Sali Sulltan Berisha, Malsueri ma seksi n’toan moalet

  17. Pensionistja ITALI says:

    Faleminderit shume EDI RAMA qe me zgjuarsine tende ne shqipetarve na hoqe nje barre te madhe nga shpina , na hoqe faqen e zeze qe kishim ku do ne bote ,faleminderit Edi Rama qe na qove ne qiell me zgjuarsin tane. Zoti fmijet e tuje ti ruajt gjithe mone.Shum faleminderit GJENERALIT ITALJAN.

  18. Roni says:

    Ja ke zbardhur faqen ketij vendi Edi Rama me veprimin qe bere, te lumte je gjigand,mos degjo keta lulashet tane qe jane idiota nga truri,vazhdo te luftosh forte edhe me ata qe ke prane se edhe aty ke lyrash te tille sa te duash.

  19. Pelioni says:

    Faleminderit Italia.
    Faleminderit Gjeneral.
    Zoti ju bekoftë ju dhe kombin tuaj.

  20. Trotski says:

    Respekte Gjeneralit.Rrofte Miqesia Shqiperi-Itali.Komentuesit qe ironizojne shkrimin vafshin ne Ferr,,sidomos Ai komentues qe levdon Sali kriminelin -Vafte ne Hale dhe Ai qe fcb qe perserit Tit-Vasilin e Lesh-e-Lise se Mona Baxhelles.

  21. Fieri says:

    ÇA FALEMINDERIT THUA TI OOO KURV KURVE QE JE JE GJENERAL I GUARDIA DI FINANCES, NE FILLIM KERKO FALJE PER ATE ÇA I BETE 100-e ca SHQIPTAREVE QE ISHIN VETEM FAMILJAR ME FEMIJE ME VETE TE PAFAJSHEM QE I MBYTET ME QELLIM EDHE E NXORRET AKSIDENT PASTAJ FILLOJE ME FALENDERIMET

  22. Piro says:

    Mos u beni mosmirenjohes. Vlersoni cdo fjale te mire e c’do ndihme te sinqerte, pavarsisht nga vjen. Sepse njerzilleku vlen ne cdo kohë e ne cdo vend te botes. Sa fisnik dhe sa mirenjohes duket ushtaraku Italian, me fjalet e tij edhe pse ka kryer disa misione ndihmuse ne vendin tone.

  23. Tirana says:

    Shqiptaret si popull jane njerez trima dhe te sakrifices flasim ne kuptimin e gjinise te nje populli me histori te lashte . Dergimi i mjekve dhe infermierve ne Itali ne nje kohe fatale dhe tragjike preku thelle zemrat e Italianve ne komentin e nje personi ketu nga fillimi permendet tragjedia e Otrantos ku humben jeten 83 persona kjo eshte e vertete dhe u mohua nga autoritet Italiane si nje perplasje ata ishin shqiptare te cileve endrra e tyre nuk u realizua kurre. Por populli Shqiptar ka nje zemer dhe shpirt te madh sot ne keto dite me shume se kurre bota u gjunjezua perpara vendimit te guximshem te z. Edi Rama ne dite te tmershme te panikut boteror nga virusi . Ai i tregoi botes se ka popull Shqiptar qe eshte i varfer por i vecante. Mbas humanizmit tone e ndjeku kete veprim edhe Polonia si edhe Ukrain a ky eshte solidariteti dhe guximi i cili fillimisht u nis nga Shqiperia respekt qe kemi emrin e lavdishem Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje