Të gjitha shpenzimet funerale të familjeve që kanë humbur të afërmit prej COVID-19, do të mbulohen nga Bashkia e Tiranës. Gjatë ndarjes së pakove ushqimore për familjet e Kujtim Halilit, Ramiz Kalasë, Zoje e Lutfi Totës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se një nga vendimet e sotme të Këshillit Bashkiak do të jetë pikërisht lehtësimi i familjeve që në këtë periudhë të vështirë humbasin të afërmit e tyre.
“Kam bërë një propozim për mbledhjen e stotme të Këshillit Bashkiak: të gjitha shpenzimet funerale, sidomos të familjeve që kanë humbur dikë prej virusit, t’i mbulojë bashkia. Kjo është një luftë dhe këta njerëz, për shkak të një viroze, ranë në betejë, ndaj funeralet do t’i mbulojmë ne si shpenzime sepse nuk dua që këto familje, mes 100 halleve, të jenë duke vrarë mendjen edhe për këtë”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku siguroi se në këtë periudhë nuk do të mungojë ndihma për asnjë familje në nevojë apo të moshuar që jeton vetëm. Ai siguroi familjet që jetojnë në çadra ose në shtëpi-kontenierë, se do të kenë gati shumë shpejt edhe banesat e reja.
“Do ecim pak më shpejt me shtëpitë tani që mbaruam dosjet, pasi pjesa e dokumentacionit është pjesa më e rëndësishme. Shtëpitë e reja që janë bërë, janë më të mira se ato që u prishën nga tërmeti. Ne do të vazhdojmë me dosjet e shtëpive, pavarësisht virusit”, tha Veliaj, teksa u kërkoi qytetarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të respektojnë masat e vendosura nga institucionet.
Duke komentuar situatën në tregun e Kombinatit, Veliaj deklaroi se masat e marra kanë dhënë rezultat. “Sot ishte si dita me natën. Nuk do lejonim që një lagje dhe një treg të prishë harmoninë e të gjithë Tiranës. Se në qoftë se rregulli po mbahet në gjithë Tiranën, duhet mbajtur edhe në Kombinat, pasi kjo lagje nuk është gjenetikisht ndryshe nga pjesa tjetër. Po ta disiplinojmë këtë javë do jetë mirë. Aty bëhet një dezinfektim, secili me` maskë, bën blerjet, sepse nuk është një treg i mirëfilltë”, nënvizoi kryebashkiaku.
Ne Pezë jetojnë në çadra ose në kontenierë rreth 70 familje, ndërkohë që një vëmendje në shpërndarjen e ndihmave u është kushtuar edhe 75 familjeve që janë në listat e ndihmës ekonomike apo të moshuar të vetmuar.
nje fjale e urte popullore thote beje te miren dhe hidhe ne det, boll mos ja u permend me torben qe ju dergon te varferve , mos i futemi se cfare po ju jep se ajo eshte teme tjeter, i dergoni nga nje kile vaj dhe miell qe jane vetem per dy dite petlla te hane te shkretet vakira, kur mjeket e ngrene me te madhe qe te hani shendetshem qe te keni trup te shendetshem dhe te kini imunitet , po me petlla zoti velia nuk hahet shendetshem, duhen dhe nje frut dhe perime se keshtu do vdesin nga uria si ne afrike ne boten e trete, do besh mire te keshe ato qese me ushqimet te larmishme dhe te shendetshme se sic ka thene dhe kryeministri edi rama se nuk e kemi ate luks qe te kemi viktima se jemi shume pak se jemi vend i vogel , prandaj puno me kualitet dhe pa shume reklama televizive , qe te uroj i madh dhe i vogel zhdukni urine njerzve me nevoje dhe kur punon shume ske kohe te hash buke dhe jo te besh reklama,
nuk jam ne gjendje te kuptoj qe ky kryetari i bashkise perse na del ne televizor dhe na ben reklama, perse nuk hap nje faqe online dhe te shkruaj emrat e familjeve qe ka ndihmuar dhe secili e shikon emrin e tij , dhe kjo eshte gjeja me e paster, me praktike dhe me e sinqerte qe mund te bej nje qeveritar, por une mendoj qe kjo ka hile dhe se nga ndihmat fitojne vetem 30 perqind te familjeve me nevoje dhe 70 perqind vrasin veten , zoti veliaj njerzit nuk jane dele dhe nuk jetojne ne mesjete, prandaj leri akrobacirat mor pelivan por shtroju punes me sinqerite dhe me devoshmeri per te ndihmuar cdo familje qe ka nevoje, nuk punohet me zkudhiqe si kinezet ne kete bote por me dashuri dhe dhemshuri per cdo hallezhi
Mos!!!!!
Se ta sollen me vrap Shkerdheni me Shkerdhiten tja varrosesh Saline me shpenzimet e shtetit!
Nga qe vete nuk kane kohe se jane duke shkerdhyer leket e shqiptareve neper bote dhe teveqeli qe shesin per lider ju kushton shume qe ti nderroje formalinen mumjes se kalbur, ju dhe rastin o Erjon, te na e fusin ne varrimin e Sali bagles?!