Bayerni zbret në fushë, me 17 prill vendoset për rinisjen e Bundesligës

6 Prill 2020, 12:58Sport TEMA

Bayerni i Mynihut, udhëheqësi aktual i Bundesligës, njoftoi zyrtarisht se ka vendosur të rinisë stërvitjen (sot), megjithëse ushtrimet do të zhvillohen në grupe të vogla me jo më shumë se 4-5 lojtarë.

Në fakt, bavarezët nuk janë të parët që e kanë marrë këtë vendim. Disa ekipe gjermane tashmë janë në fushë, por sigurisht duke zbatuar disa masa për ndaljen e përhapjes së COVID-19.

Kampionati gjerman duket se do të jetë i pari që do të rinisë në Europë. Në takimin midis 36 skuadrave të Bundesligës (e parë dhe e dytë), slogani ishte i qartë:

“Ne duhet të përfundojmë turneun, edhe nëse ndeshjet do të duhet të luhen me dyer të mbyllura.”

Gjermania është i vetmi vend që punon me një kalendar tashmë specifik, me data, afate, me planifikim të finales së Kupës, etj.. Gjithsesi, fjalën e fundit do ta thonë autoritetet shndetësore të qeverisë federale gjermane.

Më 17 prill do të merret vendimi përfundimtar në lidhje me rinisjen e kampionatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje