“Ka shumë episiode që më kanë lënë gjurmë, shija e të cilëve do jetë përjetë tek unë”.
Keshtu shprehet, Bianka Zhupa, një vajzë shqiptare, e cila prej vitesh punon si infermiere në Reggio Emilia. Koronavirusi i ka ndryshuar jo vetëm rutinën ditore, por scic thotë ajo, dhe vetë jetën e saj. Në një rrefim për gazetaren Fabiola Hoxha, ajo sjell një pjese nga dita e saj ne spitalin “IRÇS Santa Maria Nuova”, ku çdo ditë i duhet të kujdeset për shumë pacientë me Covid-19, mes tyre është bashkatdhetarë të saj.
Ndër të tjera ajo tregon edhe momentin kur gjatë turnit i kishin thënë se në një dhomë ishte shtruar një maroken, por më pas rezultoi se ishte shqiptar.
Intervista, dhënë gazetares Fabiola Hoxha
Ju punoni si infermiere ne spitalin “IRÇS Santa Maria Nuova” në Reggio Emilia, nder zonat e kuqe ne Itali. Si është situata e të infektuarve në qytetin tuaj? Mesatarisht sa pacient mund te shtrohen ne nje dite me spitalin tuaj?
Situata është kritike, nuk mund të jap një numër të saktë – pasi një gjë e tillë nuk është në kompetencat e mia – dhe për momentin nuk kemi një shifër zyrtare, por mund të them se çdo ditë ka shtrime në spital, nuk ka dallim dita nga nata, të gjitha orët janë njësoj, shtrojmë pacientë në cdo orar, asnjë shtrat nuk mbetet bosh, sapo lirohet një shtrat sepse një pacient shërohet vjen një tjetër, përpiqemi të shpëtojmë sa më shumë që është e mundur dhe mbi të gjitha t’i japim një mundësi të gjithëve që të mjekohen.
Në çfarë grade të sëmundjes shtrohen në spital të infektuarit?
Pacientët shtrohen tek ne, pasi paraqiten fillimisht në urgjencë me simtoma të tilla si: temperaturë të lartë prej të paktën 5 ditësh, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, si dhe me dyshimin e një pneumonie si pasojë e kovid 19.
Mund të na përshkruani si është një ditë pune në pavionin tuaj? Si është dinamika?
Një ditë tipike në repart nis me një turn në orën 7 të mëngjesit, ku merr dorëzimet nga kolegu i natës që ka qëndruar në këmbë prej më shumë se 12 orësh.
Pasi merr dorëzimet, vishesh me uniformë, dhe për orë të tëra do të qëndrosh kështu pa të dalë kohë që të pish dicka apo të shkosh në banjë.
Sapo vishesh hyn në dhomat e pacientëve, bën analizat, mat parametrat, kryen terapinë, i sistemon, përpiqesh të kuptosh se për cfarë kanë nevojë dhe mbi të gjitha kërkon dhe t’u japësh kurajo!
Në kushte normale të gjitha këto gjëra kryhen gradualisht, ndërsa tani duhet t’i bësh të gjitha këto gjëra së bashku, për të reduktuar hyrjet dhe daljet nga dhomat, për të shmangur që të nxjerrësh virusin nga dhoma…pra duhet të jesh i kujdesshëm për çdo gjë, të marrësh të gjithë materialin që duhet, për të shmangur që të dalësh nga dhoma të zhvishesh dhe më pas të rivishesh sërish pasi mund të kesh harruar diçka.
Ju punoni mbi 12 orë në ditë dhe mbani një veshje speciale që ju mbron nga infektimi. A është e vështirë për trupin ta përballojë këtë veshje?
Në fillim më dukej e çuditshme të vishesha kështu, më bezdiste shumë, nuk isha mësuar… djersin shumë, të mbeten shenjat e maskës në fytyrë, i ke buzët e thara sepse nuk ke kohë të pish apo t’i njomësh ato.
Por tashmë që e bëj çdo ditë, jam mësuar me idenë.
Si reagojnë pacientet kur janë në pikën kritike? Kërkojnë familjar?
Kurdo qe është e mundur ne përpiqemi të telefonojme me video një familjar të pacientit, madje duke përdorur dhe telefonat tanë – shumë të mbrojtur – është një gje shumë e rëndësishme dhe thelbësore, vecanerisht në këtë moment historik,ku në ato dhoma spitali, pacientët ndodhen vetëm, 24 orë në 24.
Pasi përfundon telefonatën – video, mund të shohësh në fytyrën e pacientit, lumturinë, pavarësisht situatës shumë të keqe, arrin ta bësh të lumtur në ato pesë minuta dukei bere te harrojne për pak momente se ku ndodhet dhe pse ndodhet aty.
A mund te na veçoni ndonjë rast, historia e të cilit ju ka lënë shenjë?
Ka shumë episode dhe kujtime që kanë lënë shenjë tek mua e që do i mbaj me vete pergjithmone! Janë më shumë se një.
Dicka gjë që më bën të ndihem keq sa herë që mendoj për të, dhe në këtë periudhë mendoj shpesh, është kur më daten 9 mars, shkova të marr në dorëzim turnin e natës, dhe më thonë se në shtratin 4, zoti B është nga Maroku dhe pengesat në gjuhë e bënin të vështirë komunikimin me të.
Kryej veprimet e mia, shkoj tek ai e përshëndes dhe e sistemoj për natën, por ai nuk më kuptonte, në atë dhomë qëndrova gjatë gjithë natës pasi pacienti pranë tij nuk ndihej mirë, gjendja e tij ishte kritike, dhe kështu që kalova natën aty brenda.
Por ai ishte i qetë, madje flinte… në mëngjes në orën 6:50 (para ndryshimit te turnit në orën 7 të mëngjesit) kur më në fund po shkruaja dorëzimet dhe kam dy minuta kohë për të lexuar kartelat e secilit pacienti, zbuloj se zotëria i shtratit 4 ishte shqiptar.
Ne atë moment mu shemb bota, sikur të më kishte përplasur një kamion, nuk e desha më veten, pasi thoja sene do ta dija që ishte shqiptar, do ti kisha folur shqip.
Në ato momente kur je i shtruar dhe je në një shtrat spitali vetëm, dhe nje përshëndetje e thjeshtë në gjuhën tënde të bën të ndihesh më mire.
Turni im kishte përfunduar duhej të largohesha dhe nuk mund të hyja më në dhomë dhe kështu i thashë vetes mirë Bianka, qetësohu, nesër do të vish në turnin e mëngjesit; kështu që kur të rikthehesh në repart do i flasësh në shqip dhe do i shpjegosh pak situatën…do e qetësosh dhe do i qëndrosh pranë… sepse ndonjëherë këto gjëra të vogla ndihmojnë shumë.
Diten tjetër ai pacient nuk ishte më!! Dhe u ndjeva akoma më keq!!! Nuk doja ta besoja, ishte transferuar në reanimacion.
Qava, sepse dhe një përshëndetje atij do i ndryshonte jetën ( sidomos në një moment të tillë, për një të huaj që nuk di gjuhën është dhe më e vështirë).
Nuk ia fal vetes që nuk komunikova me ‘të, që nuk e kuptova se ai ishte shqiptar si mua…. do ishte ndjerë pak më mire.
Cili është momenti më i vështirë në punën tuaj?
Të shohësh pacientët, të cilët vdesin vetëm pasi pacientët me kovid 19 janë vetëm në atë shtrat, pa asnjë të afërm që i ndihmon!
Èshtë një ndjenjë që të shkatërron emocionalisht….
Mendoj gjithnjë për natën e 9 marsit, biseden me nje pacient, i cili me kerkoi te MOS I BENIN TRAJTIMIN ME PLACEBO. I mbaj mend fjalët e tij, mbaj mend cdo detaj të asaj nate me të…
“Bianka DO IA DAL, DERI SA TE MUNDEM DO TE DUROJ!!”
Ai besonte dhe së bashku me të besoja dhe unë – dhe pse e dinim të dy se nuk do ia dilte..
Në fytyrën e tij pavarësisht vështirësise për të marrë frymë dhe temperaturës së lartë, kishte gjithnjë një buzëqeshje të mrekullueshme, dëshirë për të jetuar dhe për të bërë shaka.
Një gjë tjetër që kam vënë re, ai mbante gjithnjë në dorë telefonin e tij, qe te komunikonte me te dashurit e tij. Kur i rregullova shtratin gjëja e parë që më kërkoi në fakt ishte “Bianka kur të mbarosh ma jep prapë celularin..”.
Kur shkova të bëj turnin e mëngjesit, për fat të keq një lajm më krijoi një boshllëk edhe më të madh brenda. Zoti G nuk ia kishte dalë mbanë…
Këto janë dy histori (edhe historia e pacientit shqiptar) që më bëjnë të ndihem keq, dhe kur i rimendoj rrëqethem.
Ka shumë episode të tjera, por këto të dyja më kanë lënë gjurmë në mënyrë të vecantë.
A keni frikë ju personalisht teska jeni çdo ditë në kontakt me njerëz të infektuar?
Unë nuk kam frikë, më pëlqen puna ime dhe kur dicka të pëlqen, pavarësisht gjithckaje, ti përpiqesh ta përballosh me nje buzëqeshje, kjo është shumë e rëndësishme sepse unë arrij të transmetoj të njëjtën gjë tek pacientët që kanë nevojë, kanë nevojë të qetësohen!!! Kanë nevojë të të shohin të fortë, ata kanë nevojë për ne.
Kemi në dispozicion të gjithë materialin për të shmangur infektimin. Frika ime me e madhe është se mund të infektoj prindërit e mi, dhe në fakt përpiqem të qëndroj sa më pak është e mundur me ata, dhe pse ata duan të qëndrojnë të bisedojnë me mua dhe të më përqafojnë por unë nuk dua, nuk dua sepse mund të jem pozitive por pa simptoma.
Masat mbrojtëse të personelit mjeksor, janë në nivelin e duhur sa tju garantojnë mbrojtje ndaj virusit?
Spitali ku punoj është një nga më të mirët dhe mund ta konfirmoj dhe për faktin se po bëhet cdo gjë është e mundur për të na dhënë të gjitha materialet që duhen.
Pse mendoni se Italia u godit kaq rënde nga koronavirusi?
Italia është një vend që ka shumë njerëz të cilët shkojnë e vijnë, për punë, për turizëm dhe ja sepse erdhi virusi.
Sipas meje në fillim e morëm shumë lehtë në kuptimin që nuk besonim se do të vinte dhe këtu tek ne, dhe kur mbërriti na u desh pak kohë për të kutpuar se nuk duhet të dilnim nga shtëpia; shumë persona nuk e kishin kuptuar akoma një gjë të tillë. Në fakt shumë njerëz shkonin nëpër parqe, bënin aktivitete sportive, sipas këndvështrimit tim duhej të shmangnim fillimisht këto gjëra dhe të linim hapur vetëm gjërat e rëndësisë primare.
Çfarë keshillash keni për qytetaret shqiptare?
Një këshillë për Shqipërinë (kur kam pak kohë të lirë shoh lajmet) dhe shoh që janë vendosur rregulla për të mos dale nga shtëpia dhe shkollat janë mbyllur prej kohësh. Dëshiroj t’u them të rinjve që të mos e marrin me mendjelehtësi këtë situatë por të dëgjojnë me të vërtetë këto këshilla!!! Qëndroni në shtëpi, mos dilni sepse ndryshimin e bëjmë së bashku duke bashkëpunuar të gjithë!!!!
Të bashkuar do të fitojmë!!
Dua të falenderoj Shqipërinë për atë që po bën në këtë moment për Italinë, është vërtet një gjest shumë i bukur vëllazërie…(ABC News)
hahhaha,jom dhi tu qesh,maroken shqipfoles!!!
e mer beqira erdhi dite e keqe per zhak tourkalvanosi-n,cti besh,ishte deshira e allahit qe ”autocthonus”shqipfoles te citohet si maroken ne evropi.
Ti i dhjere je edhe pa qeshur,te ka dhjere perendia qe te ka bere mi halesh.Te vetmen kohe krenarie qe ke eshte ,te tregosh jeten tende te dhjere prej miu me ane ketyre komenteve.
Perse qesh me fatkeqesite njereaore ti more handikapat mendor?
Ne keto situate, kur eshte ne prove vete ekziatenca e qenieve njerezore, nuk ka ndasi misis njerezve, te cdo ngjyre, besimi apo kombi. Te gjithe kane nje emer te vetem: “njerez”. Vetem ndyresira si puna jote bejne komente te tilla antinjerezore. Si te mban toky ty more moster i qelbur? Mjere ti p[er shpirtin e zi qe ke. Pale kur thua se je edhe besimatar. Nuk ka besime qe te percmojne njeriun. Ne kete pike je njesoj me ato te ISI-t, kafshe me fytyre njeriu.
TEMA- ju lutemi eleminoni komente si ky i ketij faqeziut qe vazhdimisht shkruan mesazhe te pa pranueshme per publikun normal.
magjyp i pontit lum greqia qe po mbushtet me aziatiket e pontit pasardhesit e alexandrit
Do vij dita për të gjith po për ty ka ardhur ora për psiqiatrin o daku mer nanje hap qe të dali e keqja. Shumë trgim rrenjgjethes i kesaj zonje shqipëtare të nderuar dhe të mrekullieshme. Zoti ja shtogt jeten!
A te mallkofte Allahu..e ta zbulofte identitetin inshAllah…po e mora vesh kush je kam me ta bo nje surprize…mer klysh greku I degjeneru
Psikopat
Cuna, duhet ta mirekuptojme tjetrin. Shqiptaret nuk e perfillin (sepse grek m…), greket nuk e honepsin (sepse shqiptar m…), ekzistence e veshtire. Rrofte tastiera dhe jeta virtuale, thuaj. Une thjesht te meshiroj. Ne te tjeret (shqiptaret), nje pjese e madhe e dime cilet jemi dhe pjesa tjeter po e kupton. Ti nuk ke per ta arritur asnjehere kete.
Hajde te ngresh kryqin ne Himare se nga Tastiera Hiqesh Grek,po nje Shqiptar je sado te besh ,nuk ta var njeri ne Greqi dhe skato albano je…bjer dhe kosen me vete se Kaqifes ju rrit bari dhe po I bejne bajgat Gomaret e fshatit,se Trimat iken me mut neper kembe.ne kemi shume Varre gabelesh ketu ne malet tona,dhe Kaqifes ja gjetem nje Varr ,hajde dhe ti se do ta qijme gruan me fort se ta qin Greku dhe ta bejme dermanin..Ne varrim priftin me zorret e hoxhes u bere ti bastardh te ndash Kombin tone..ne beme Shtet Greqine dhe nxorren 13 kryeministra e vezira nga iraku ne janine , gam gam si kurva neper gazeta tonat,ik ore te qifsha motren komento ne gazeta greke,po ku Di te shkrush ti nje emigrant sqepari je.dhe ate shkrim qe ti ne ta mesuam.
Infermiere me IPhone 11, mire e paska rrogën goca. Bravo.
Meqenese qenke dhjere haje ate qe dhjeve IDIOT NOTERIK…………
eshte me keq kur citohen magjypet e pontit si pasardhesit e alexandrit
E mo mir se si suedez nuk ngjajm
nje maroken! veshtire te ngaterohet me shqipetar. Eshte e pabesueshme infermierja
Fabji i shtimit te te shtruarve ne spital eshte direkt i mos instruktimit te njerezve qe sapo te ndjejne simtomen gripale, te marrin menjehere masat qe dihen per fytin dhe muskulaturen. Dhe, diten e trete duhet te marrin antibiotik, qe te parandalohet cdo infeksion ngapasojat qe sjell prekja nga viruesi.
Qe nje person te mos identifikohet eshte gjeja me normale,kur ai nuk komunikon ne gjuhen e vendit.Nuk mund ta identifikosh personin nga ngjyra apo ndonje tipar tjeter.Infermierja jep ate qe po perjeton Ajo dhe gjithe Italia dhe Europa.Egjithe bota eshte e shokuar nga gjendja e sotme.Dhente zoti te perfundoj me sa me pak deme njerezore.
Me shume ngjajne me marokenet italianet se Shqiptaret,Shikoni Di Maio ministrin italian apo turkun salvini.mos te flasim per italine e jugut qe ne amerike krahasohen me Wog jo race e bardhe.
Ajo ka pare emrin turkoarabe, dhe e ka mare per maroken, se po t’a kishte emer shqiptar, do tr komunikonte.
Pacienti shqiptare ,qe ajo e mori per maroken, ka pase emrin turkoarabe, prandaj shqiptaret ,duhen te kene emra shqiptare, dhe jo arabe, se identitéti, fillon nga emri dhe mbiemri.
Mos u merni me budalliqe.
Mos u merni me budalliqe