Në Kakavijë vijon kalvari i emigrantëve që ju duhet të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin me Greqinë për të shkuar në shtëpi.
Dilaver Çepa dhe Kujtim Fieri nga Kozaraj e Kuçovës ishin pjesë e një grupi prej 9 emigrantësh që kaluan në mënyrë të paligjshme kufirin. Ata flasim për peripeci të shumta fillimisht në Greqi ku janë gjobitur 2 herë me 150 Euro, kanë paguar taksi nga 400 Euro seicili nga Athina në Kakavije, kanë kaluar natën jashtë pasi nuk janë lejuar të hyjnë në Shqipëri. Pasi hynë në mënyrë të paligjshme në tokën shqiptate ata janë gjobitur me nga 10.000 lekë seicili ndërsa një furgon që pret për të mbledhur të gjithë të ardhurit ju ka kërkuar nga 25 Euro seicilit për t’i çuar në shtëpi.
Brenda furgonit plot me emigrantë nuk mund të imagjinohet distancimi social dhe rregullat për parandalimin e virusit.Emigrantët thonë se kanë qenë të painformuar që kur janë nisur dhe se nuk e kanë ditur se ju duhej autorizim.
Në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë 17 emigrantë kanë mundur të kalojnë kufirin pasi u autorizuan nga ambasada, ndërsa qëndronin në kufi prej së premtes.
Ndërkohë të paktën 25 vetë vijojnë të mbeten aty pa një rrugëzgjidhje edhe pse kanë kaluar 3 netë në qiell të hapur dhe në temperatura të ulëta.
Edhe pse një ditë më parë 63 emigrantë qëndronin në kufi me shpresën për të kaluar disa prej tyre u kthyen pas në shtetin grek pasi kishin dokumente rezidenti, ndërsa të tjerë nuk po kthehen pasi deklarojnë se kanë humbur vendet e punës.
Pavarësisht situatës së vështirë për ta të tjerë emigrantë vazhdojnë t’i drejtohen kufirit i cili është mbyllur prej disa javësh duke krijuar kështu një situatë të vështirë.
Zoti Pandeli Majko, tregoje cfare mund te beje Ministria qe drejtoni epo ashtu dhe pervojen e vitit 1999.
Tani eshte koha te beni zgjidhje sa humanitare, aq edhe ligjore.
Dikur iknim ne kembe ne greqi ilegal,tani krhehemi ilegal ne Shqiperi….
Le te rrine 14 dite ne karantine dhe pastaj te shkojne prane familieve..Cfare taksirati kemi ne qe po bejme muajin te mbyllur qe vjen dikush nga Greqia, me koronavirus apo jo, qe ja ngjit familjarit apo jo dhe ai vete apo familjari tij neser ne market apo diku tjeter ja ngjit nje hallexhiu qe ka nje muaj qe rri ne karantine…Keta jane kafshe…