Kina tregon "formulën", autoriteti shëndetësor: Po shpëtojmë shumë jetë me mjekimin që zbuluam

6 Prill 2020, 15:54Bota TEMA

Zëdhënësi i autoriteteve shëndetësore kineze Mi Feng, bëri të ditur sot se numri i rasteve kritike në Kinë është ulur nën 300, gjë që tregon efektet e dukshme të mjekimit. Aktualisht Kina ka 265 njerëz në gjendje kritike dhe rreth 30 raste të reja infeksioni në ditë.

Ekipet mjekësore kombëtare që ende qëndrojnë në Wuhan, po vazhdojnë praktikën e terapive specifike për secilin patient të sëmurë rëndë, në mënyrë që të shpëtojnë sa më shumë jetë.

Deri tani, numri i rasteve të infektimit nga koronavirusi në mbarë botën ka arritur mbi 1.2 milionë. Kurse më shumë se 70 mijë njerëz kanë humbur jetën, ndër të cilët Kina ka zyrtarizuar vetëm 3300 të vdekur.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i autoriteteve shëndetësore kineze Mi Feng tha në një konferencë shtypi të organizuar të dielën në Pekin se duhet të ruhet niveli i kontrollit të epidemisë para presioneve që rastet e infektimit nga jashtë u sjellin qyteteve pritëse të Kinës lidhur me parandalimin, mjekimin dhe testimin.

2 komente në “Kina tregon “formulën”, autoriteti shëndetësor: Po shpëtojmë shumë jetë me mjekimin që zbuluam”

  1. Alo alo says:

    Duheni zhdukur si popull ose t’ju mbyllin kufijtë. Nuk e di sesi ju publikojnë në mediat shqiptare e sidomos këto media që janë kundër komunizmit. Si mund ti besoni komunistave kinezë kur për ata tanët çfarë nuk shkruani ? Besoni vërtet se Kina do shpëtoi botën ? Po ajo Kinë që përhapi virusin e tani thotë se virusin e përhapën amerikanët ose italianët ??? Lajme leshi

  2. Interesant says:

    Futja kot o “Tema”…
    Ça lidhje ka artikulli me titullin..????
    Mos u katandisni dhe ju ne nivelin per te marre klikime.. !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje