Rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri(COVID-19) kanë tejkaluar shifren e 100 000 personave, sipas të dhënave nga autoritetet lokale.
Instituti i analizimit të të dhënave Risklayer dhe Instituti i Teknologjisë Karlsruhe, e cila përpiloi shifrat në kohë reale nga 400 autoritete lokale shëndetësore, sot në mëngjes raportoi 4 024 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar totalin në 100 132.
Autoritetet regjistruan 138 të vdekur më shumë nga koronavirus në 24 orët e fundit, duke rritur numrin e të vdekurve në 1 584.
Gjermania aktualisht ka numrin e katërt më të lartë të rasteve nga koronavirusi në botë, pas SHBA-së, Spanjës dhe Italisë, por numri i të vdekurve mbetet shumë më i ulët se tre vendet më të goditura.
Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali ka tejkaluar 15 800, më i larti në nivel global. Spanja ka regjistruar 12 418 të vdekur deri tani. SHBA-ja deri të dielën arriti shifrën e vdekjeve në 8 503.
Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins që ndodhet në SHBA numri i të vdekurve nga ky virus është mbi 67 mijë, ndërsa numri i të infektuarve mbi 1.2 milionë.