Skandal në Skoci! Shefja e shëndetësisë jep dorëheqje, shkel rregullat bazë të Covid-19 dhe kërkon falje publike

6 Prill 2020, 11:37Bota TEMA

 Catherine Calderwood, shefja e shëndetësisë në Skoci, ka dhënë menjëherë dorëheqje, pasi u fotografua duke shkelur rregullat bazë të pandemisë së koronavirusit. Një zbulim i turpshëm, ka nxjerrë në pah shkeljen e rregullave në mënyrë të vazhdueshme nga Calderwood.

Ndërsa i kërkonte vazhdimisht popullit skocez të qëndronin në shtëpi të izoluar, ajo u fotografua disa herë duke udhëtuar fundjavave bashkë me familjen, në shtëpinë e saj të dytë në bregdetin lindor të Skocisë.

Zbulimet bënë që policia të vizitojë shtëpinë e Dr Calderwood dhe të lëshojë një paralajmërim se”udhëzimet ligjore për të mos u larguar nga shtëpia juaj pa ndonjë justifikim të arsyeshëm zbatohen për të gjithë.”

Ky skandal e detyroi Ministrin e Parë të Skocisë, Nicola Sturgeon të merrte masa, ndaj veprimit të shefes së shëndetësisë. Dr Calderwood kërkoi falje publike, për veprimet e saj të patolerueshme, duke dhënë dorëheqje nga posti i saj.

Me një zemër të fortë, jap dorëheqje si shefe mjeksore,” – tha ajo në një deklaratë të shkurtër, duke pranuar se një “përqendrim i justifikueshëm” në sjelljen e saj “rrezikoi të bëhej shpërqendrim” nga detyra jashtëzakonisht e rëndësishme e përballimit të situatës përmes krizë koronavirus.

Shefja e mjeksisë kishte parashtruar reklama në TV dhe radio duke i kërkuar publikut që të qëndronte në shtëpi për të shpëtuar jetë dhe për t’u mbrojtur nga pandemia e Covid-19.

1 komente në “Skandal në Skoci! Shefja e shëndetësisë jep dorëheqje, shkel rregullat bazë të Covid-19 dhe kërkon falje publike”

  1. kacaku says:

    Jane njerez me cipe dhe jo lapanjoze si ketu ne Shqiperi , dhe dine te kerkojne te falur kur eshte nevoja dhe jo te hedhin fajin tjetrit , tipike ballkanase dhe nje metodike mbijetse ne Shqiperi ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje