Rusia prezanton sistemin e ri të testimit që zbulon shenjat e hershme të Covid-19

6 Prill 2020, 11:08Bota TEMA

Autoriteti mbikëqyrës i të drejtave të konsumatorëve në Rusi, “Rospotrebnadzor” bën me dije se ka nisur të përdorë një sistem të ri testimi që zbulon shenjat e para të virusit Covid-19.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, ky sistem testimi është zhvilluar nga kërkuesit e Insitutit Qëndror të Epidemiologjisë.

“Sistemi i ri zgjeron arsenalin e mjeteve diagnostikuese për të zbuluar infektimin nga koronavirusi. Ai bën të mundur zbulimin e infeksionit që në fazat e para të tij, madje edhe përpara se simptomat të shfaqen”, raporton “Rospotrebnadzor”.

Gjithashtu, më 6 prill, Qëndra e Monitorimit për Diagnostikimin Molekular nisi një kërkim mbi koronavirusin mbi baza komerciale. Kjo do të thotë se kushdo mund të bëjë testin e koronavirusit nëse dëshiron dhe jo vetëm për qëllime mjekësore.

Deri tani në Rusi raportohen 5389 persona të infektuar me koronavirus dhe 355 prej tyre janë shëruar.

3 komente në “Rusia prezanton sistemin e ri të testimit që zbulon shenjat e hershme të Covid-19”

  1. Injoranti says:

    Keta jane bote tjeter – nuk i kuptoj dot fare!!
    Flisni anglisht mbase kuptojme ndonje gje

  2. ceni says:

    bravo sovranizmi
    sovranitet dhe liri

  3. ceni says:

    bravo sovranizmi
    sovranitet dhe liri ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje