Kryeministri i Britanisë Boris Johnson është shtruar në spital vetëm 10 ditë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.
Sipas BBC, ai ka pasur simptoma të vazhdueshme ndaj ishte i detyrueshëm shtrimi në spital dhe qëndrimi nën kujdesin e mjekëve.
Zëdhënësja e tij njoftoi se ishte mjeku i Johnson ai që e këshilloi kryeministrin që të shtrohej në spital si një masë parandaluese.
Ajo shtoi se “kryeministri falënderon stafin e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit për punën e tyre të jashtëzakonshme dhe e nxit publikun që të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi”.
Që prej datës 27 mars kur ai rezultoi pozitiv, Johnson ka qenë sërish në krye të detyrës duke zhvilluar videokonferenca.
Edhe e fejuara e tij, Carrie Symons ka rezultuar pozitiv me COVID-19.