Gjermania rreth 100 mijë të prekur, por shumë më pak viktima se Italia, Spanja e Franca

5 Prill 2020, 21:35Bota TEMA

Edhe Gjermania ka parë rritje numrash për sa u përket të prekurve e viktimave nga Covid-19.

Sipas autoriteteve, numri i viktimave ka shkuar në 1527 të dielën, me 169 viktima në 24 orët e fundit. Ndërsa numri i të prekurve është rritur me 5024 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 96.108.

Në raport theksohet gjithashtu se më shumë se 27.000 persona janë shëruar nga virusi.

Gjermania është vendi i tretë më i prekur nga pandemia e koronavirusit në Evropë, por numri i vdekjeve të tij mbetet shumë më i ulët se dy vendet më të goditura, Italia dhe Spanja.

Numri i vdekjeve të koronavirusit në Itali kaloi 15.300 të shtunën, më i larti në nivel global. Spanja ka regjistruar 12.418 vdekje deri më tani.

1 komente në “Gjermania rreth 100 mijë të prekur, por shumë më pak viktima se Italia, Spanja e Franca”

  1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    gjermania nuk ben testime tek te vdekurit qe nuk jane testuar me perpara me koronavirus, italia ben testim te plote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje