Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, vijon të jetë i shtruar në spital, prej mbrëmjes së kaluar, pasi kishte plot 10 ditë me simptoma të koronavirusit.
“Daily Mail” raporton se kryeministri britanik është vendosur në oksigjen, pasi simptomat e koronavirusit janë përshkallëzuar, duke shqetësuar mjekët.
Johnson iu bë një trajtim me oksigjen, duke e këshilluar të mos rrezikonte jetën e tij me oraret e stërgjatura në punë. Sipas një deputeti britanik është mësuar se Johnson ishte shumë i etur për të imituar heroin e tij, Winston Churchill, por ai nuk pushoi dhe nuk mori kohën e duhur për kurimin e tij pasi vijonte të punonte si një lider edhe nga karantina.
Një deputet i Tory i tha Telegrafit se “Johnson duhet të ndalojë së përpjekuri të kopjojë shembullin e Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në vend të kësaj le të lërë një ministër tjetër të Kabinetit të marrë përgjegjësinë për përpjekjet kombëtare për të luftuar virusin“.
“Dëgjoj që numri i orëve që ai është në gjendje të punojë ishte zhgënjyes, pasi ai nuk do të frymëzojë kombin.
Fatkeqësisht ai ka shkruar shumë libra mbi Churchill dhe dëshiron të jetë si ai, por Boris duhet të jet vetvetja dhe të mos përpiqet të jetë dikush tjetër“, vazhdoi më tej deputeti.
Ditën e premte, kryeministri Johnson postoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej i lodhur nga sëmundja dhe tregonte se ishte ende me temperaturë të lartë.
Downing Street ka këmbëngulur se Kryeministri mbetet në kontroll të qeverisë, pavarësisht se mbetet në spital pa një afat kohor të qartë.
Ndërsa drejtimin e kabinetet e ka marrë Sekretari i Parë i Shtetit dhe për Çështjet e Jashtme, Domonoc Raab.
Ne p…th te gomarit vafte! Idioti i qelbet. La gjithe Angline ne meshire te fatit.
I uroj shërim të shpejtë, por vet u krua me Koronën .
Ky monsra eshte nje drogaxi i qelbur … ishallah vdes si qen….
Ou , po ky ishte para disa javesh qe thoshte se nuk eshte problem ky virus dhe nuk e shihte te nevojshem karantinen apo izolimin ; eshte me mire , thoshte, qe te fitojme imunitetin e tufes.
Ja tani se si e pësoi personalisht. Ne p… te s’ëmës te shkojë !
Ky deklaroi para ca ditesh per imunitetin e tufes nuk mori masa e humbi tufen dhe ky qime kuqi ne te semes vaft
MIR TI BEHET SE ESHTE RRK KOMPLET….
Te dashur (?) moderatore te Tema -s, ka disa kohe qe nuk m’i shfaqni komentet . Dhe , kujt ? Mua , qe jam lexues i rregullt qysh ne fillimet e saj ne Internet, ( banoj jashte , ne Gjermani ). Dua te shtoj se , gazeta Tema eshte e e vetmja gazete qe lexoj sapo çohem ne mengjes. He , pra çuna , apo goca,mos ja varni keshtu dajes. Ju dua fort, veçanerisht Meron ! Te fala !
P.S. – Natyrisht , kete mesazh s’ka nevoje ta shfaqni!
Komentues ju lutem mos ofendoni dike qe eshte ne gjendje te rende.
korona nuk ka ikur dhe edhe ne qe po kujdesemi mund te perfundojme ne gjendjen e tij, prandaj pak respekt ju lutem.
Personit i uroj sherim sa me te shpejte