Mjekët e spitalit rajonal Lezhë përgënjeshtrojnë Partinë Demokratike: Mos përdorni emrin tonë për lojra politike, nuk kemi kërkuar shpërblimin që ju takon kolegëve tanë në vijën e parë të frontit

7 Prill 2020, 18:49Sociale TEMA

“Personeli i ugjencës së spitalit rajonal Lezhe deklaron se ka qenë dhe do të jetë në gadishmëri të plotë në kryerjen e detyrës në plotësim të misionit human që ka”.

Kështu nis reagimi i mjekëve të spitalit rajonal Lezhë lidhur me zërat se kanë kërkuar shpërblim financiar.

Mjekët e spitalit të Lezhës në reagimin e tyre shkruajnë se as kanë kërkuar dhe as do të kërkojnë asnjë shpërblim që u takon kolegëvë të tyre që janë në linjën e parë të luftës kundër COVID.

Reagimi i mjekëve të spitalit rajonal Lezhë:

Personeli I ugjencës së spitalit rajonal Lezhe deklaron se ka qenë dhe do të jetë në gadishmëri të plotë në kryerjen e detyrës në plotësim të misionit human që ka.

Ne nuk kemi kërkuar e as kërkojmë asnjë shpërblim që u takon kolegëve tanë që janë në linjën e parë të luftës të angazhuar në përkujdesjen ndaj pacientëve në strukturat mjekësore të dedikuara COVID.

Ne vazhdojmë të përkujdesemi me angazhim të plotë ndaj të gjithë pacientëve në nevojë dhe nuk bëhemi pjesë e asnjë loje politike ndaj çdo përpjekje për të përdorur emrin tonë nuk ka asnjë lidhje me punën, angazhimin dhe përgjegjësitë tona para pacientëve të cilat do t’i përmbushim pa asnjë hezitmim.

6 komente në “Mjekët e spitalit rajonal Lezhë përgënjeshtrojnë Partinë Demokratike: Mos përdorni emrin tonë për lojra politike, nuk kemi kërkuar shpërblimin që ju takon kolegëve tanë në vijën e parë të frontit”

  1. Nick says:

    Ata qe nderprene punen per nje ore dhe nuk pranuan leket e shperblimit ishin te turnit te pare???

  2. Ce says:

    Do jete ndonje celule e vogel e Nafije fallxhores se leshitlikes ne reagimin e pare ne mengjes. Ju pershendesim per kete reagim
    .Mos i besoni kurre Nafije fallxhores doktoreshes horoskopike,, te leshelise.

  3. Kto jane xheste te pergjegjeshme qytetare
    sinqeriteti dhe guximi per te thene te verteten
    e ben shoqerine me te pergjegjeshme dhe jeten ne shoqeri me te mire .
    Le te rrespektojme Vlerat njerezore ,duke u bashkuar per nji shoqeri me te mire ,
    larg Djallit Politike .
    Boll me .30-VJET MASKARADE ME KTE POPULL
    VRASJE MASHTRIME DHUNE MIZERJE NGA CA MASKARENJE POLITIKANE

  4. Gjakovari says:

    Ju lumtë vëllezër Lezhjan. Në këtë kohë sinqeriteti dhe e vërteta janë më se të nevojshëm për shpëtim nga Corona dhe nga Koronaviruserët.

  5. Falenderim says:

    Eshte dora e maskarenjve, njerezve me maska, qe per 30 vjet me radhe kane shkaterruar kete vend, ku kampionin e mban e ashtuquajtura pede dhe lesei. Ne kohe krize per jeten e popullin, hapin yçkëla, bejne shpifje e hamendesime, vetem e vetem per te mbjelle tymnajen e radhes. Sa te marre, qe jane!
    Falenderim dhe respekt te thelle per te gjithe personelin mjekesor te Lezhes per kete qendrim te guximshem, te aresyeshem dhe te vertete! Shendet e suksese ne misionin tuaj human.

  6. ALFONSI says:

    Ja cben PD parti kriminale qe ne rastin e kesaj fatekqesie perdor mjeket kunder. Turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje