Shqipëria po përballet me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi, që deri tani ka marrë 22 jetë, ndërsa të infektuarit janë 377.
Qeveria shqiptare ka marrë masa drastike për të parandaluar përhapjen, ndërsa sistemi shëndetësor është në vijën e parë të zjarrit.
Por çfarë mendojnë shqiptarët mbi masat e marra nga qeveria dhe si e gjykojnë sjelljen e politikanëve në këtë kohë pandemie? Për herë të parë Report Tv dhe shoqëria italiane “MG Research” kryejnë një sondazh kombëtar si në Itali dhe në Shqipëri për të testuar opinionin publik mbi këtë emergjencë që ka bashkuar dy vendet nga pikëpamja humanitare dhe që po trondit mbarë botën.
75% e shqiptarëve i gjykojnë të drejta dhe të domosdoshme masat shtrënguese të ndërmarra nga qeveria e Edi Ramës për të frenuar përhapjen e epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi në Shqipëri. 11% i cilësojnë si shtrënguese, 8% tepër shtrënguese dhe 7%
Është 82% dakord me masat. 7% e duan edhe me të shtrënguar se sa janë rregullat
Pra janë dakord me këto qe janë plus më të forta
I keni mare leje Saliut qe beni sondazhe,keto shifra nuk i konvenojne,prandaj nuk quhen,vetem Gani Bobi bente sondazhe qe i konvenonin Saliut,ato na duhen.