Emergjenca e Koronavirusit prej kohësh ka pezulluar kampionatet në vend, kësisoj të gjithë aktorët e futbollit shqiptar, janë detyruar të izoluan, teksa shumica e klube kryejnë stërvitje online.
Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani. Bllokimi i udhëtimeve me shtetet fqinje bëri që trajneri italian të qendronte në vendin tonë duke ndihmuar edhe më tepër në përgatitjen e skuadrës në kushte karatine.
Në një intervistë të gjatë për “Tema Tv” Sormani rrëfen problematikat që kampionët në fuqi kanë hasur këtë sezon. I frymëzuar dhe i trajnuar nga legjenda Sachi, trajneri italian shpreh edhe levdatat e tij për futbollistët e rinjë që Shqipëria po rrit. Nuk mungojnë as thumbimet ndaj Tiranës.
“Është një argument kompleks, pasi nga njëra anë janë organet institucionale që vendosin për pezullim apo rifillim të aktivitetit. Nëse ato do të na lejojnë të luajmë, sigurisht që do ta bëjmë, megjithëse do të jetë e vështirë. Po marr shembullin e Bajern Mynihut që janë duke punuar në gupe dhe kanë marrë masa të rrepta higjienizuese.
Them në përgjithësi që është e vështrë për kampionatin nëse do të luajmë në periudhe të ngjeshur ku jo të gjitha skuadrat kanë mundësi për ta përballuar. Ndërkaq që ne po vazhdojmë të stërvitemi sipas rregullores, ndërsa pashë në stadium lojtarët e Tiranës që po stërviten. Rregullat duhet të jenë njësoj për të gjithë.
Kur humbet ndaj Tiranës dihet që kritikat do të jenë në qendër dhe kjo më duket normale. Megjithatë, nga ajo që kam parë deri tani, them me bindje se skuadra ka performuar shumë mirë dhe meritonte më tepër gjatë këtyre ndeshjeve. Lojtarët kanë dhënë maksimumin, por problemi që unë shoh është faza e sulmit. Duke qenë se nuk kemi një sulmues kryesor që të jetë golashënues, duhet të sulmojmë si skuadër, por kjo nuk ka ndodhur dhe jemi penalizuar. Kjo duhet ndryshuar menjëherë”, u shpreh fillimisht Sormani.
PROJEKTI- Besoj pjesa më e rendësishme që do të bëj diferencën është fakti se është e vetmja skuadër në Ballkan që ka një stadium të vetin. Kjo tregon vullnetin dhe dëshirën e presidentit Demi për të arritur cilësisht, e të mendosh që në Seria A ka skuadra që nuk e kanë. Kjo do të ndikojë në mënyrën e organizimit dhe punës duke ndihmuar në rekrutimin e lojtarëve.
KULTURA SPORTIVE NË SHQIPËRI- Besoj se Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm, pasi shoh futbollist të rinj me cilësi të larta. Ajo që vlersojë është se shoh që kanë dëshirë të bëhen lojtar të rendësishëm. Prandaj ekziston mundësia për rritjen e nivelit. Nga ajo që thëm duke e krahasuar me vende të tjera qendron te tendenca për të qenë gossip dhe jo në analizën e fazës tekniko-taktike.
Ngjason me kulturën italiane. Në Angli është kënaqësi kur shkon në stadium. Shikon një ndeshje të madhe dhe për mua kjo është e bukura e sportit. Për të qenë korrekt brenda kompeticionit, dhe ajo është themelore.
BABAI ISH-FUTBOLLIT- Im atë ka lindur në Brazil dhe gjithmonë si i till ka synuar gjithmonë spektaklin. Mendosjë se e ardhmja e futbollit është e shënuar nga spektakli dhe këtë e thonë të dhënat. Kampionatet më të ndjekura janë ato spektakolare por diferencën në sport e bëjnë të drejtat televizive, po duke synuar drejt spektaklit.
TRAJNERI I PREFERUAR- Kam marrë spunto nga shumë trajner që kam luajtur dhe jam trajnuar. Jam stërvitur që kur kam qenë lojtar nga Arigo Sachi. Ish-trajneri i Kombëtares dhe Milan që sipas meje ka shënuar një ndryshim radikal organizimin e punës së trajnerëve, konceptet pastaj mund të ndryshojnë pasi çdokush ka idetë e veta. Por si logjik besoj se ka nisur nga ai”-ka thënë në mbyllje të intervistës Sormani.