Pasojat e Coronavirus në merkato, mbi 9 miliardë euro zhvlerësim

8 Prill 2020, 16:06Sport TEMA

Coronavirus do të ketë shumë efekte negative edhe në merkaton e futbollit. Disa aktorë të rëndësishëm të futbollit europian e kishte dhënë mendiminn e tij në lidhje me këtë temë. I fundit ka qenë ish-numri një i Bayern-it, Hoeness, i cili ka paralajmëruar fundin e transferimeve të çmendura për mbi 100 milionë euro.

Konfirmimi vjen edhe nga Transfermarkt, që ka lajmëruar një zhvlerësim të vlerës së futbollistë profesionistë në botë të barabartë me 9.2 miliardë euro. Jo vetëm. Në përgjithësi, lojtarët e lindur para 1998-ës kanë arirtur të vlejnë 20% më pak. Ata të lindur pas 1998-ës, 10% më pak.  

Sipas drejtuesit  të Transfermarkt, Matthias Seidel, do të ketë një situatë pasigurie të madhe me një ndryshim strategjie dhe politike nga ana e të gjithë klubeve. Zhvlerësohen edhe lojtarët e Premier League. Vlera e përgjithshme e futbollistëve të kampionatit anglez kishte kaluar 1 miliard euro në total, por tani ka rënë në 937 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje