Kartat e skaduara, Rama publikon letrën drejtuar bankave, thirrje qytetarëve: Ja çfarë duhet të bëni

8 Prill 2020, 14:27Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama sqaron edhe njëherë të gjithë qytetarët, që iu ka skaduar karta e identitetit, se mund ta përdorin atë për të kryer shërbime në banka, deri në fund të kësaj situate të krijuar nga koronavirusi.

Kreu i qeverisë publikon në “Facebook” letrën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtuar bankave të nivelit të dytë, ku iu kërkon të pranojnë kartat e skaduara gjatë kësaj periudhe.

Mesazhi i Ramës:

? U LUTEM TË GJITHË ATYRE QË ANKOHEN, PYESIN, KOMENTOJNË PËR KARTAT ID QË JANË JASHTË AFATIT KUR DUAN TË SHKOJNË NË BANKË, TË MOS PËRTOJNË TË LEXOJNË KËTË SHKRESË SE TEK E TEK TË GJITHËVE NUK U SHPJEGOJ DOT TË NJËJTËN GJË!

? ID KONSIDEROHEN TË GJITHA TË VLEFSHME, MJAFTON TË PRINTONI NGA KOMPJUTERI JUAJ APO NË KOMPJUTERIN E BANKËS NJË ÇERTIFIKATË TË FRESKËT NGA www.e-albania.al/

? AMAN DERMAN LEXOJENI?

2 komente në “Kartat e skaduara, Rama publikon letrën drejtuar bankave, thirrje qytetarëve: Ja çfarë duhet të bëni”

  1. Bato says:

    Aman derman dhe ky kryeministri yne nuk kupton hic. Nese printon certifikate per ta paraqitur ne banke dovte thote qe karta e identitetit ka dale jashte loje.

    1. Turi_Itali says:

      Nqs qeveria nxjerr një urdhër që njihen edhe se janë të skaduara. Banka apo zyra të tjera do ti njohë patjetër…te njëjtën gjë po bëjnë të gjithë vendet që janë në këtë gjendje.. Informohuni mirë para se të komentoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje