Pas Kombinatin, Bashkia e Tiranës vendos kabina dezinfektimi edhe në tregjet e tjera publike

8 Prill 2020, 13:55Sociale TEMA

Tregu i Kombinatit nuk është i vetmi në kryeqytet që ka tashmë një kabinë dezinfektimi. 

Pas suksesit në Njësinë Nr.6, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pajisjen e të gjithë tregjeve publikë me kabina dezinfektimi të cilat synojnë që të rrisin edhe më tej parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkaq, pas përfundimit të orarit të tregtimit, janë punonjësit e pastrimit ata që merren me largimin e mbetjeve si dhe larjen me dezinfektant të tezgave dhe të ambientit përreth.

Paralelisht, nëpër tregje vijon puna e Polisë Bashkiake për zbatimin nga ana e qytetarëve të distancimit fizik nga njëri-tjetri dhe të radhëve.

Sikurse mund të shihni edhe nga kjo video, edhe qytetarët janë sensibilizuar me rregullat e reja të Bashkisë së Tiranës duke iu nënshtruar procesit të dezinfektimit në kabinat e vendosura dhe të respektimit të distancës.

1 komente në “Pas Kombinatin, Bashkia e Tiranës vendos kabina dezinfektimi edhe në tregjet e tjera publike”

  1. dardan says:

    Kjo eshte kot. Po e pate honger virusin mrene ne trup, kot qe dezinfekton nga jashte. Ai qe mbart virusin del nga dezinfektimi rrobave dhe i fut nje te teshtime per qejf dhe infekton robt verdalle pa e mar vesh njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje