Mjeku shqiptar i infektuar me COVID-19: Ata mbi 70 vjeç i lëmë të vdesin

8 Prill 2020, 09:14Sociale TEMA

Mjeku shqiptar Adrian Fandi, i cili e ushtron profesionin e tij në Londër është i infektuar me koronavirus.

Në një lidhje me “Skype” me emisionin “Opinion”, mjeku Fandi tregoi se çfarë ka kaluar ai gjatë këtyre ditëve që ka qenë i sëmurë.

“U shtrova në spital me 8 litra oksigjen. Për 48 orët e para shikoja që të mos merrja më shumë se 8 litra oksigjen se do haja tubin. 

Atë nuk e desha. E kam përdorur për dhjetëra herë tek njerëzit, por vetë nuk doja ta përdorja. Është si puna e armës që e ke në dorë dhe e përdor kundër armikut, por kur e kthen nga vetja nuk të pëlqen. 

Qëndrova pesë net derisa dje në mëngjes e hoqa oksigjentin. Thashë ia hodha. 48 orët e para e shikoje veten që nuk ecje as përpara dhe as mbrama. Thoja jam njësoj si dje”- thotë mjeku.

Mes të tjerash, ai foli edhe për protokollet mjekësore në Britani ku ata mbi 70 vjeç nuk marrin shërbim mjekësor pasi shtretërit në spital lihen për ata më të rinj. Ai foli edhe për Gjermaninë, ku tha se mjekët po zgjedhin kë të shpëtojnë e kë të lënë të vdesin.

“Diçka që doja të thoja për intubimin dhe moshat e vjetra. Ministrja që foli përpara dhe foli shumë mirë, nuk është mjeke. Nuk ia ka idenë çfarë është intubimi. Në Shqipëri deri tani kemi intubuar. Kur kemi qenë fëmijë luanim me topa futbolli, dikush e kishte të ri, e dikush me balloma. Po ta fryje topi i ri mbante, kurse topi i vjetër fryje sa të duash nuk e përballonte deri në fund të lojës.

 Pacientët me patologji të tjera dhe të vjetër në moshë nuk arrijnë ta përballojnë deri në fund. E patë atë letrën e koleges gjermane. Ajo tha intubojnë pacientë nga 20 deri në 60 vjeç. Nuk ka statistika mbi 60 vjeç. Ata e kanë vendosur kë do shpëtojnë dhe kë do lënë të vdesin. 

Në Itali moshat e vjetra i kanë intubuar si të rinjtë, por fatkeqësisht nuk e kanë përballuar. Problemi është kur vdesin moshat e reja. Në Itali kanë vdekur 20 mijë vetë në Gjermani, kanë vdekur 1 mijë vetë. Mbase do ta shpjegojnë gjermanët. Megjithatë është politikë e një shteti tjetër e s’dua të ndërhyj në punë të tyre.

Ne na vijnë protokolle dhe thonë se je mbi 70 vjeç shikojmë sa i sëmurë je dhe çfarë sëmundjesh ke, vendoset nëse je për intubim apo për t’u dërguar në shtëpi. Shumicën e të moshuarve në azil i nisim në shtëpi pa u bërë test. Sepse testi nuk ka rëndësi, është diagnozë teknike. Sepse nuk ka shans të rrijnë në spital, okupojnë një shtrat spitali kot pa pasur një shans të mbijetojnë”– thotë mjeku.

25 komente në “Mjeku shqiptar i infektuar me COVID-19: Ata mbi 70 vjeç i lëmë të vdesin”

  1. Xhaxhi says:

    Ky është krim. Shërbimi mjekësor duhet të jetë I njëjtë pa dallim mosheje.

    1. Nardi kombinatit says:

      Tani eshte rradha e matematikes

    2. Fazlliu me internet says:

      eshte krim te perpiqesh the shpetosh njerin nga dy paciente kur njeri e ka te sigurt qe nuk shpeton por ka rradhen per mjekim, kurse tjetri edhe mund te shpetoje por meqe nuk ka rradhe e le te iki kot?

      Nuk kam ç´te them..

      1. Totololi says:

        Une mendoj se ky eshte thjesht deshtim i sistemeve shendetsore te shteteve kaq te fuqishme. Gjithmone kur donin te benin shkurtime buxhetesh, shkurtonin nga mjeksia asnjehere nga ushtria. Te gjithe kane te drejte te kene nje shans per tu sheruar, akoma me shume pleqte qe kane punuar nje jete dhe nje jete kane paguar siguracione. Po ketu ku erdhi puna tani vendimet e mjekeve te bejne seleksionime na duken te drejta gati humane.

    3. bac says:

      Fandi qe flet ketu me siper ose nuk eshte mjek ose eshte nga ata lloj mjekesh qe me mire te mos i kesh. Mneyra e tij e shprehjes le shume per te deshiruar e ndoshta kjo eshte menyra si ja kane transkiptuar fjalet. Por ka probleme serioze konceptuale dhe etike sesi ai shprehet per veten dhe per gjoja protokollet mjekesore ne UK.
      Se pari Nese je i semure, qofte edhe mjek, nuk e vendos ti se cfare dozimi te oksigjenit do te marresh, dhe nese eshte ashtu sic thote ai ne lidhje me simptomat e tij ai nuk ka pasur nevoje per intubim qe kudo ne bote (dhe ne UK) perdoret vetem ne raste ekstreme/finale sipas protkollesh te caktuara qarte.
      Eshte totalisht e pavertete qe ka protokolle ne Angli qe te mos intubojne personat mbi 70 vjec, kjo eshte idiotekse – padyshim qe ka protokolle per te priorizuar personat qofte sipas veshtiresise se simptomatologjise qofte edhe sipas benefitit te trajtimit. Dhe ky priorizim ne fund te fundit ngelet ne doren dhe profesionalitetin e ekipit mjekesor/ kryesisht anestezisteve ne spitalet perkatese. ME fjale te tjera, ne Angli do te ishte e pamundur qe p.sh. kryeministri Boris Johnson te trajtohej ne menyre prioritare nese nuk ka simptoma serioze si cdo qytetar tjeter anglez. Informacioni qe Fandi ka thene me siper duket ose imaturitet i personalitetit te tij (nese eshte vertet mjek) ose nje lajm tejet keqinformues per publikun shqiptar.

  2. Arberor Epiroti says:

    Fole shumë gjatë. Duhet të dish se vërtet kjo është luftë, por është luftë e gjithë botës për të shpëtuar sa më shumë njerëz. Ndërsa lufta mes njerëzve armiq është ndryshe, në atë luftë luftohet për të vrarë sa më shumë njerëz. Nëse ti mendon të diferencosh moshat, duhet të dish se në luftërat me dyfeqe vriten moshat e reja, ndërsa moshat e vjetra dirigjojne të rinjtë. Mos harro se edhe në luftën “pa dyfeqe” dirigjojne ata që ti i quan mosha për tu vrarë.
    Arbëror Epitoti

  3. Ilir says:

    Eshte jo njerezore… te moshuarit nuk e durojne thote !!! Atehere ata te moshuar qe jane sheruar?! Edhe ne Shqiperi ka te moshuar 80 vjec qe ja kane hedhur… Kjo nuk eshte e besueshme. C’jane keto… “protokolle” qe vendoskerkan Kush duhet te jetoje e Kush jo!!! Pamjaftueshmeria e sistemeve shendetesore, shkurtimet e buxheteve ne shendetesi,jo krevat e e aparatura te mjaftueshem, jo personnel I mjaftueshem, ne favor te politikave jo sociale po nxjer sheshit deficitet e politikes ne vendet ku po ndodhin keto… Seleksionime si ne kohen e nazizmit. Kjo eshte e tmerrshme.

    1. Leci says:

      Të moshuarit që ja kanë hedhur,nuk kanë qënë në fazën e intubimit.Po të arrijnë deri atje….nuk kanë shpëtim.Prandaj veri veshin muabetit jo ……

    2. Martin Iden says:

      Nuk durojne, do te thote qe mushkerite e tyre nuk e perballojne dot intubimin, sepse eshte me shume presion. Ta ka shpjeguar shume qarte dhe thjesht me shembullin e topit. Dhe mjeku po flet te verteta, sic ndodhin, zgjedhje reale. Kur e bejne mjeket, quhet krim, ndersa kur e bejne politikanet, quhet gabim dhe deficite. As ata nuk duan te zgjedhin, por kjo eshte situata.

  4. Mjek Leshi says:

    Asnje mjek i vertete nuk shprehet si ky trapi ketu. Ai flet sikur cdo gje qe ai nxjerr nga goja eshte e vertete absolute. Lexoni cka shprehet per perdorimin e respiratorit kur ben krahasimin me armen qe vret armiq dhe pastaj ja drejton vetes .Dmth per doktor leshin ish pacientet ishin armiqte dhe tani ai u be pacient vete.
    Ne Gjermani ka plot paciente mbi 70 vjec qe kane jetuar pas perdorimit te respiratorit. Duket sikur virusi e ka lene me pasoja ne tru.

  5. Tepelena says:

    Viktor Hygo shprehesh: rinia ka bukurine dhe mosha madherine e saj, por sot degjojme doktrinen e zgjedhjes se kampit te vdekjes :duhet te jetoje rinia dhe skemi kohe per kokecarje, ku asnje mendje e shendoshe njerezore nuk mund ta pranoje kete krim te madh njerezor qe njeriu kafshe ka arritur te beje nga imoraliteti mendor i tij .

  6. Pato says:

    Ne Angli u be eksperiment me popullin dhe deshtoi.. Eshte shume e vertet ato qe thote doktori eshte katastrofe.

    1. Sllavo Mongolian Komunist says:

      K’to jane mashtrime te rangut t’ulet..nje doktor i rangut te ulet qe fatkeqesisht e njoh personalisht duke genjyer haptazi..perfiton ngaqe nuk ka nje ligj ta denoje per genjeshtrat me bisht qe thote..qenie e poshter

  7. Dr Adrian Fendi says:

    Kete e paska lene COVID me pasoja… po pse, armiq paskan qene ata qe paske intubuar deri me sot?
    Ku e di ky idiot qe ne Gjermani nuk intubohen mbi 70 vjec? Nga 14000 shtreter ne dispozicion per paciente COVID, jane te okupuar vetem 2-3000… ka edhe 87 vjec te intubuar…
    Flasim per sot… me vone asnjeri se di

  8. Flutura says:

    Ky qenka idiot mjek. Edhe sikur 0.5% e vertete te jete kjo, absolutisht nuk duhet thene. Perben krim kunder njerzimit.
    Nese je mjek zoteri, nuk meriton bluzen e bardhe me keto qe thua.
    Flisni nga jashte dhe ju duket se ne do te besojme cfare thoni ju, ka midis jush qe flasin brockulla.

  9. Lani says:

    Mos eshte roje te spitali e i vijne informacionet nga brenda si ato te telefonit arab! Po pse ia vlen te rojne ata qe kane ardhur nga ane e anes ne Britani thjesht sepse jane te rinj e te vdesin britaniket qe e ndertuan ate vend bashke me ato spitale?! Edhe veterineri flet ku e ku me me shume respekt per njeriun se ky “doktor” bajga.

  10. Dibrani says:

    Ky nuk eshte mjek.Eshte nje ndyresire qe kerkon te perhape panik me emrin e nderuar te mjekut. Edhe sikur te ishte e vertete,kurre nuk duhej ta thoshte. Palacot , ne kete situate , na dalin te gjithe shkencetare. Turp !

  11. Dibrani says:

    Ky nuk eshte mjek.Eshte nje ndyresire qe kerkon te perhape panik me emrin e nderuar te mjekut. Edhe sikur te ishte e vertete,kurre nuk duhej ta thoshte. Palacot , ne kete situate , na dalin te gjithe shkencetare. Turp !

  12. Turi says:

    Quhet Triage ekstremo Uroj qe askush te mos semuret ne keto dite te veshtira
    .

  13. Fideli says:

    Ky, mjek? Ky te vdes pa nje pa dy. Me shume ngjan si njeri i krimit. Ose e ka lene covid 19 ne gjendjen qe e pame.

  14. Xhemal says:

    Turp i madh dhe krim shume i madh.

  15. XHH says:

    A di anglishte ky Mjeku se po te jete e vertete cfare thote atehere ky eshte nje kemi i pa pare dhe I pa degjuar Te pakten gazetaret nuk Do e kishin lene pa e nxjer kete krim

  16. Vjollca says:

    Artikulli nuk i eshte pembajtur drejt intervistes se doktorit.

  17. I duruari says:

    Ardi Fandi eshte mjek shume i zoti. Une e njoh personalisht. Shkollen e ka mbaruar para vitit 1990, dmth atehere kur behej shkolle. Punon mjek ne Angli me emergjencen mjekesore. Ardi dhe shume kolege te tij angleze rane viktime e protokollit angles per arsye se mjeket e emergences nuk i lejonin qe te mbanin as maskat e frymemarrjes kur shkonin per te marre te semuret ne zonat e prekura me qellim qe te mos perhapej panik te njerezit. Kjo ishte politika e kryeministrit anglez i cili po e paguan me shendetin e tij per shkak te injorances personale.
    Ata komentues qe e shajne Ardi Fandin, uroj qe te mos kene fatin e kryeministrit anglez dhe bejne mire te mbajne gojen dhe te hapin veshet kur degjojne vuajtjet e nje njeriu qe ka kaluar ne ate rruge te rrezikshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje