Nga pacientët në oksigjen tek të intubuarit, pamjet brenda Spitalit Infektiv ku trajtohen të prekurit me Covid-19

7 Prill 2020, 22:25Sociale TEMA

Një pacient me Covid-19 në Shqipëri në terapi intensive

Spitali Infektiv në QSUT po përballon valën më të madhe të pacientëve me koronavirus.

Janë 67 pacientë të shtruar në Spialin Infektiv, 5 prej tyre jan në terapi intensive, ata trajtohen me oksigjen, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar.

Në spitalin COVID-2 “Shefqet Ndroqi”, i njohur si ish-Sanatoriumi, trajtohen 7 pacientë.

Megjithatë situata në spital duket më e qetë, krahasuar me pamjet e trishta që kemi parë në Itali apo vende të tjera t goditura nga pandemia e koronavirusit.

Në pamjet filmike duken mjekët e pajisur me të gjitha masat mbrojtëse, që i shërbejnë pacientëve në çdo moment të ditës.

1 komente në “Nga pacientët në oksigjen tek të intubuarit, pamjet brenda Spitalit Infektiv ku trajtohen të prekurit me Covid-19”

  1. Joni says:

    Bravo Qeveria, Bravo doktore dhe infermiere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje