Befason epidemiologu: Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në Shqipëri, në mesin e majit merr fund

7 Prill 2020, 20:01Sociale TEMA

“Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në vendin tonë”.

Kështu u shpreh në intervistën me Endri Xhafon në Abc News, profesori i Epidemiologjisë, Eduard Kakarriqi.

Unë dua të vë theksin se OBSH vetëm me datën 27 shkurt ka bërë përkufizimin e rastit për pacientët me sëmundje Covid-19, ky përkufizim rasti i munguar për të gjithë vendet mund të jetë një bazament që të tregojë se vërtet ka pasur një qarkullim të Covid-19 duke filluar që në janar në vendin tonë. 

Ky qarkullim ka ardhur duke u rritur për të marrë më shumë në fund të javës së dytë të shkurtër në fillim të marsit një formë për ulje ngritje, por me një pritje drejt uljes së vet në fund të prillit dhe fillim të majit. 

Janë fakte pak a shumë jo të drejtpërdrejta që  qarkullimi i Covid në vendin tonë fillesat i ka në janar”, tha ai mes të tjerash.

Mjeku thekson më tej se fakti që ky virus ka qarkulluar shumë më herët në vend, para se të konfirmohej rasti i parë do të sjellë edhe uljen e kurbës.

Sipas tij, java e dytë e majit do të ketë vetëm raste sporadike. Ndërsa në Shqipëri vera do të jetë e qetë.

Po ashtu Kakarriqi, nënvizon se sipas tij virusi nuk do të kthehet më në vjeshtë, ashtu sikurse pretendojnë shumë ekspertë.

Endri Xhafo: Sot kemi vetëm 6 të infektuar, a po bie kurba?

Eduard Kakarriqi: Janë 182 teste dhe nga këto kanë dalë 6 raste, por nga këto teste mund të dilnin edhe 22 raste. Ne jemi në fazën kur kurba është horizontale dhe me një tendencë rënie që nuk vihet shumë re por me shumë mundësi në fund të muajit do të bjerë dhe në fillim të muajit tjetër do të duket ndjeshëm.

Endri Xhafo: Në datë 9 mars kemi rastin e parë dhe në 11 viktimën e parë. Sa kohë pas në kalendar e coni momentin e infektimit. Ku duhet kërkuar. Ju si epimidiolog sa kohë më pas e cconi, kur mund të ketë hyrë në vendin tonë?

Eduard Kakarriqi: Unë mund të them se Instituti i Shëndetit Publik prej vitesh në survejancat e veta të aplikuara në vendin tonë aplikon survejancën e dedikuar të bazuar në spitalin e gripit dhe çdo vit në sezonin e gripit merren vazhdimisht mostra nga rastet e shtruara në QSUT dhe në spitalet e tjera ku  shihet dhe shikohet prania e virusit të gripit, dua të theksoj një moment në survejancën tonë të dedikuar ne kërkojmë nga mjekët klasifikimin e tre formave.

Marrim të dhëna nazofaringale në tre grupe pacientësh. Grupi i parë më i gjëri që nuk janë ndoshta në spital, por në shtëpira, apo ambulator nëpër poliklinika që quhen grip apo sëmundje të ngjashme me të, grupi i dytë janë ato që janë të shtruar në spital, që quhen më rëndë, dhe grupi i tretë që quhet grupi i të sëmurëve me sëmundje tepër të rënda që paraqet në radhë të parë prekje pulmonare ose pneumoni që kërkon patjetër asistencën e ndërhyrjeve me oksigjenim etj. Mund të them se ky numër rastesh ka qenë që në muajin janar, në 20 janar unë kam nxjerrë disa shifra ku kanë qenë rreth 54 raste të identifikuara viroligjikisht dhe në shkurt 123 dhe në 17 shkurt 153 raste dhe në këtë shifra në fund të shkurtit dhe fillim të marsit në këto raste ka pasur vdekje.

Unë dua të vë theksin se OBSH vetëm me datën 27 shkurt publikon përkufizon publikimin e rastit për pacientët me sëmundje Covid-19 ky përkufizim rasti i munguar për të gjithë vendet mund të jetë një bazament që të tregojë se vërtet ka pasur një qarkullim të Covid-19 duke filluar që në janar në vendin tonë. Ky qarkullim ka ardhur duke u rritur për të marrë më shumë në fund të javës së dytë të shkurtër në fillim të marsit një formë për ulje ngritje, por me një pritje drejt uljes së vet në fund të prillit dhe fillim të majit. Janë fakte pak a shumë jo të drejtpërdrejta që  qarkullimi i Covid në vendin tonë fillesat i ka në janar.

Endri Xhafo: Kjo është një deklaratë që jeni i pari që e bëni. Ju po thoni se në mungesë të një përkufizimi të saktë nga OBSH se çfarë është Covid-19 mund të analizohej si virus i stinës. Nisur nga ky pohim që ju bëni, cfarë ndryshon gjë në pikëpamjen e kurbës nëse pranojmë se koronavirusi ka ekzistuar që në janar.

Eduard Kakarriqi: Dikton atë që pritja jonë për rënien e kurbës është për një kohë të afërt. Unë në gjykimin e tim mendoj se gjysma e dytë e muajit maj do të jetë në një rënie jo të vogël rastesh, do të kalojë në një kurbë të rasteve sporadike për të kaluar më pas në qershor, dhe korrik muaj të qetë të verës. Por për gjykimin tim për të mos pasur një rikthim në vjeshtë. Për mua në verë virusi zhduket. Në Shqipëri dhe në Evropë. Në Amerikë jo them, ndoshta nga fundi i verës, dhe nga fundi i verës ai mbetet vetëm në Kinë.

6 komente në “Befason epidemiologu: Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në Shqipëri, në mesin e majit merr fund”

  1. Flutura says:

    O doktor Kakariqi, nese do te ishte virusi qe ne janar, sipas te gjithe mjekeve e zyrtareve te larte, periudha e futjes ne trupin e njeriut e deri ne shfaqjen e simptomave te qarta te prekjes, pra si e quani ju, periudha e inkubacionit, eshte 14 dite, pra gjate kesaj periudhe do te ishin shtuar te semuret ne menyre masive, sepse nuk ka patur asnje mase kufizimi, nuk ka patur asnje trajtim mjekesor. Si ndodhi qe mbas konstatimit te pacientit 0 apo 1, sic u quajt nga disa, filloi te rritet numuri i te prekurve? Argumentat tuaja nuk kane asnje baze llogjike.

  2. Epirioti II says:

    O doktor hajvani. Po aludon qe 3 jave numri i atyre me simptoma te ngjashme me COVID u rrite nga 54 (grip stinor) ne 153 (grip stinor + COVID).
    Dmth sipas kesaj logjike me 17 Shkurt kane qene 100 te dyshuar shtese, kryesisht prej COVID-it. OK ja ta zeme se ka qene minimumi gjysma e tyre pra 50 vete me simptoma te forta. Atehere i bie qe numri total i te infektuarve duke shtuar ata pa simptoma ose me simptoma te lehta do ishte minimumi 200.

    Tani shkenca thote qe nese ne 17 Shkurt ka 200 veta me COVID te lene fare te lire, me 10 Mars qe u zbulua rasti i pare ne Shqiperi do te ishin bere 25000 pa ata qe erdhen shtese nga Italia. ??????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Dhe mqs vetem disa qindra prej tyre jane zbuluar, me 7 Prill numri i tyre do disa qindra mijera dhe nja 2000-5000 te vdekur deri me sot.

    Keshtu pra Doktor Adhamudh Kakarriqi, ose ti ke rrjedh fare nga trute e kokes, ose je ndonje shok konvikti i Tritan Shehut apo Tit Vasilit se nuk ta dime as moshen. Larg qofte te kesh ne konvikt me Sali Berishen.

  3. Dea says:

    Shume njerez hamendesojne keshtu pasi kete vit e kane kaluar sh rende gripin. Me ka befasuar sivjet edhe vdekja e nje polici, djali te ri prej gripit agresiv te sivjetshem. Gjithsesi logjikisht do te kishte patur me sh raste fatkeqe nese do te ishte qe Covidi te kishte qarkulluar qe ne janar. E sado I rende ka qene gripi I ketij viti serish nuk kishte keto simptoma kaq te renda per shume persona,

  4. Maks Dani says:

    Po ketyre komentuesve defiçente ketu kush i tha te lehin kot me kot?

    1. Dea says:

      Ne deficenteve bir, na ka informuar OBSH-ja por ndonjehere veme dhe llogjiken ne pune…jua sugjerojme dhe juve. Perdorimi i llogjikes eshte pa pagese dhe shume i dobishem. Sa per lehje mbase se kupton gjuhen e njerezve, ste ve faj…spara je mesuar te rrish me njerez e te ngjan si “lehje” eshte semundje qe ka qarkulluar perpara covidit e janarit kjo qe ke ti. Sherim te shpejte!

  5. goni says:

    Per te bere nje gjykim me te sakte per ate qe doktori thote, le te bejne nje analize te vdekjeve ne shkurt dhe mars nuk po them per ne ditet e para te prillit sepse do ngaterroheshim me efektin e karantinimit dhe mbi kete baze mund te diskutohet. Se dhe ju qe hidheni si gjela duhet ta kini degjuar qe vetem 20% e atyre qe prek ky virus japin simtoma te dukshme dhe nje sasi e vogel e ketyre rrezikojne (pra moshat sh te vjetra dhe ata qe kane semundje te tjera te renda).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje