Edhe nëse jemi në gjendje ta luftojmë pandeminë e koronavirusit, efektet e saj ka të ngjarë të nxisin një rikonceptim të mënyrës sesi bota bën biznes.
Tronditjet që po pësojnë zinxhirët e furnizimit global ka të ngjarë të reagojnë për t’u mbrojtur. Konflikti tregtar SHBA-Kinë nuk është zgjidhur dhe mund të rikthehet në çdo moment.
Kompanitë nuk mund ta marrin më si të mirëqenë se angazhimet tarifore të parashikuara nga Organizata Botërore e Tregtisë do të parandalojnë rritje të papritur të proteksionizmit. Mekanizmi i mosmarrëveshjeve të OBT-së nuk punon më!
Në të njëjtën kohë, Covid-19 ka ekspozuar atë që shumëkush mund ta konsiderojë një mbështetje të tepruar te furnitorët e vendosur në Kinë.
Provinca e Hubei, ku filloi shpërthimi, është një qendër prodhuese e teknologjisë së lartë, shtëpi për firmat lokale dhe të huaja që janë shumë të integruara në industrinë e automobilave, elektronikës dhe farmaceutikës.
Provinca përbën 4.5 përqind të produktit të brendshëm bruto kinez; 300 nga 500 kompanitë më të mira në botë kanë fabrika në Wuhan, kryeqyteti i Hubei. Përhapja e koronavirusit shkaktoi ndërprerje në furnizimi në të gjitha kontinentet, edhe para se virusi të shpallej një pandemi.
Shumë vende këto kohë po zbulojnë se sa të varur janë nga furnizimet nga Kina. Për shembull, gati tre të katërtat e holluesve të gjakut të importuar nga Italia vijnë nga Kina.
E njëjta gjë vlen dhe për 60 përqind të antibiotikëve të importuar nga Japonia dhe 40 përqind të importuara nga Gjermania, Italia dhe Franca.
E gjitha kjo do të shtojë pasigurinë për politikat tregtare, pas mbarimit të Covid-19. Bizneset do të detyrohen të rimendojnë zinxhirët e tyre të furnizimit global.
Mund të shohim në të ardhmen disa rivlerësime të zinxhirëve furnitorë, pasi automatizimi ul kostot e punës. Shtetet e reja anëtare të BE-së dhe Spanja mund të shohin një rritje të punësimit në prodhim.
Mund të krijohen mundësi për vendet që nuk kanë qenë në krye të listave të investitorëve. Në një botë post-pandemike, prodhimi mund të zhvendoset në vende si Bjellorusia, Ukraina ose Mongolia, ndërsa drejtuesit ekzekutiv të kompanive të mëdha do të shkëmbejnë ide në mbledhje nëpër qytete si Tirana dhe Kisinau.
Koronavirus nuk do t’i jap fund globalizimit, por do ta ndryshojë atë, sepse kompanitë do të duhet të përshtaten për të pasur sukses. (SCAN, Financial TImes)
Oh sikur t’na i bojn kte te mire Koronnavirus
E kam thene edhe me pare: ky virus nuk i prek kafshet. Mos shpreso kot!
Ku flitet për Tiranën o bole?
I futet nje Tirana me fund edhe thoni ne titull si ndikon shqiperia. Ca s’beni per klikime.
Rama u dergoj 30 infermier perendimit.
Taktik e mencur.
Frutet do I merrni nga perendimi mbas pandemise.
Stay strong Rama!
Kjo do ishte nje mrekulli per Europen. Do zhvillonte shtetet e varfra te Europes dhe vete BE nuk do ishte e varur per gjera jetike nga nje shtet qe konsiderohet ne doktrinen e mbrojtjes se shumices se ketyre shteteve si nje armik potencial.
Kjo situate e gjeti NATO-n pa breke fare. U rrofshin aeroplanmbajteset, nendeteset berthamore dhe avionet ultra moderne, nderkohe qe nuk kane maska dhe xhel hidroalkoolik.
A ka kryeredaktor kjo gazetë????!!!
Nuk ju vjen turp?!
Këtu po lexoj parashikime të skenarëve global të tregtis në postpandemi, nderhynë Vjeshta duke thënë s’keni turp…. (….???)
Bota perendimore e finances dhe e biznesit krijoi pa dashje nje perbindesh qe per jo me shume se 25-30 vjet do gllaberoje krijuesin e vet.
Globalizmi po e kthen perendimin ne nje pjate te shijeshme gjelle ne tryezen e perbindeshit kinez.
Perpjekjet amerikane per ata kufizuar ekspansionin nuk po funksionojne.
Pandemia, kjo “fatkeqesi” eshte nje rast I mire reflektimi per kapitalin financiar.