Agjencia ruse hapësinore, Roscosmos, ka akuzuar sot Donald Trump për krijimin e një baze për të marrë përsipër “pushtimin” e planetëve të tjerë duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv për kërkimet minerale në hapësirë. Urdhri ekzekutiv, për të cilin Roscosmos thotë se cenon fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar në hapësirë, u nënshkrua të hënën.
Moska deklaroi tha se Shtetet e Bashkuara duhet të negociojnë fillimisht deklarata të përbashkëta dhe marrëveshje bilaterale dhe shumëpalëshe me shtetet e huaja në lidhje me përdorimin e burimeve hapësinore, pastaj të nisin misione.
Por sipas urdhrit të nënshkruar nga Trump, kërkohet që qytetarët amerikanë duhet të kenë të drejtë të përfshihen në një aktivitet të tillë. “Hapësira e jashtme është një fushë unike juridikisht dhe fizikisht e veprimtarisë njerëzore, dhe Shtetet e Bashkuara nuk e shohin atë si një bashkësi globale”, thuhet në urdhrin e Trump.
Por sipas agjencisë ruse hapësirës urdhri i bëri Shtetet e Bashkuara bie në kundërshtim me nocionin që hapësira i përket tërë njerëzimit.
“Përpjekjet për të pronësuar hapësirën e jashtme dhe planet agresive për të kapur në territoret e planetëve të tjerë nuk na vendosin në kursin për bashkëpunim të frytshëm,” thuhet në deklaratën e agjencisë.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë në nivele të ulëta pas Luftës së Ftohtë, por bashkëpunimi në hapësirë ka vazhduar pavarësisht një sërë dallimesh mbi një sërë çështjesh, duke filluar nga Ukraina deri tek akuzat për ndërhyrje në zgjedhje.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se “çdo lloj përpjekje për të privatizuar hapësirën në një formë ose në një tjetër, do të ishte e papranueshme”.
Po sh mire e ben! Ne interes te njerezimit eshte. Jo po te ngelesh ne vendimarrjen e pallavrave ruse qe ka ambicje qe dhe planetet e pabanuar ti infektoje me stilin rus. Kur do mbarojne keto regjime ne planetin toke?! se tani duan ti mbjellin dhe ne planete te tjera.
Absurd, nuk mund te pervehtesohet hapesira, mbi siperfaqen e Tokes, apo nen siperfaqen e oqeanit.
Amerikanet jane me te forte si ushtarakisht ashtu edhe ekonomisht,DHE AMERIKANET KURRE NUK DO BEJNE MARREVESHJE BASHKPUNIM,APO MARVESHJE PAQE KUR ATO JANE NE DEM TE INTERESAT E AMERIKES,SEPSE NE JEMI ME TE FORTE,,DHE I FORTI KA GJITHMON TE DREJTE,,,ADOLF HITLER…
Po joni te ka qir perendia mendjen.
Pordhe me rigon, se skane vajtur akoma ne hene.
kesaj rradhe jam me Ruset. gjithesia per te gjithe, dhe jo vetem per ata qe kane mundesi.
Gare eshte kjo,,,,, si ajo qe ndodhi ne vitet 60. Kush te jete i zoti me burime,shkence etj, mire i behet njerezimit te zbuloje hapsiren. Zoti njerezve ne toke ju ka dhene jeten dhe mendjen, e nese shfrytezohen ne te mire te njerezimit nuk jemi te humbur asnje.
Po mer plak …….. “gare eshte kjo ” por masanej kur duhet me shku ene ne atje ameriqanet kane me na e nalu do na thone qe eshte toke e zanun !!!!!!! Ene kane me e shite metrin katror sa “frongu pulen” dmth shume shtrenjt .