STATISTIKAT/ Lulëzojnë fasonet edhe për vitin 2019: Të ardhurat arritën në 452 milionë euro

8 Prill 2020, 12:42Ekonomia TEMA

Të ardhurat me puna me porosi në ekonominë shqiptare u rritën sërish për vitin 2019. Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga sektori i fasonëve arritën në 452 milionë euro. Krahasuar me vitin 2018, të ardhurat nga shërbimet e përpunimit të mallrave për llogari të kontraktorëve të huaj u rritën me 8%. Rritja e vazhdueshme në vitet e fundit besohet të ketë krijuar rezerva në ndërmarrjet e rëndësishme të këtij sektori për të përballur me pandeminë e COVID 19.

Epidemia mendohet se do të ndikojë në uljen e kërkesës së jashtme dhe rënien e porosive. Në këtë fazë të parë, sipërmarrësit ankohen për vështirësi në furnizmin me lëndë të parë, por ndërkohë edhe procesi i punës është vështirësuar për shkak të karantinës së vendosur me qëllim frenimin e përhapjes së epidemisë.

Sektori i fasonerisë, sidomos në degët e produkteve tekstile dhe këpucë, i rezistoi mirë viteve të krizës ekonomike. Falë afërsisë me Europën Perëndimore, përvojës së fituar në 25 vjet, por edhe falë pagave shumë të ulëta, fasoneria shqiptare po arrin jo vetëm të mbijetojë, por edhe të rritet vit pas viti.

Ky sektor është grupi me peshën më të lartë ndër eksportet shqiptare, me mbi 40% të totalit. Por, ndërkohë, aktiviteti fason po shtrihet edhe në segmente më të specializuara të industrisë, megjithëse këtu Shqipëria ëhstë mbrapa krahasuar me vendet fqinje dhe sidomos me Maqedoninë e Veriut.

Sipas sipërmarrësve, mungesa e forcës së punës ngelet një nga problemet kryesore për të diversifikuar bazën e aktiviteteve që mund t’i zhvendosin pjesërsiht proceset e prodhimit në Shqipëri.

1 komente në “STATISTIKAT/ Lulëzojnë fasonet edhe për vitin 2019: Të ardhurat arritën në 452 milionë euro”

  1. Olimpia says:

    Ka ardhur koha qe shtetit shqiptar te kontrolloje deri ne qindarke fitimet reale te biznesit te madh dhe te mesem.Eshte absurde qe ka para per investime qindramilioneshe nderkohe pagat jane te ulet,thjesht ne nivelin e mjerimit.Mjafton te behej nje llogari e thjeshte.Nje biznes fason trnsferohet nga Italia ne Shqiperi.Ta zeme se ka 100 punetore .Ne Itali i paguante me 1200 euro plus 400 euro sigurimet shoqerore.Nuk ia del sepse ka edhe taksa mbi fitimin deri ne 45 % .Thjeshte rrogat dhe sigurimet kushtojne 160000 euro.Transferohet ne Shqiperi.Paguan maksimumi 250 euro rrogen plus 50 euro sigurimet shoqerore.Gjithesej per 100 punetore paguan 30000 euro ne muaj.Nderkohe tatimin mbi fitimin e ka vetem 15%.Si rrjedhoje,vetem nga transferimi i punes nga Italia ne Shqiperi i del nje fitim neto…16000-3000 barabar,.130000 euro.Natyrisht ai ka ardhur ne Shqiperi per kete diference fitimi.Por eshte kriminale dhe poshteruese qe te lejojhen norma te tilla fitimi mbi kurriz te punetoreve.Pikerisht ketu duhet nderhyrja e shtetit,ne se quhet i tille.Minimumi biznesi duhet te paguante puntoret 500 euro ne muaj plus sigurimet .Dhe perseri ai vetem nga rrogat do te fitonte 60 000 euro ne muaj ose 720000 euro ne vit .Pa llogaritur fitimet nga taksat me te uleta dhe fitimi nga shitjet.Kjo eshte nje llogari e thjeshte .Por duke u thelluar ne argument,rrogat me te larta do te rritin mireqenien,shpenzimet per ushqim,arsim,shendetesi,veshje etj do te jene me te larta,do te rritet kerkesa dhe offerta,do te rritet prodhimi,konsumi ,do te ulet krimi,korrupsioni.Dhe njerezit nuk do te synonin largimin ,pasi me 1000 euro te ardhura duke patur edhe pronesine e shtepise ,mund te behet nje jete normale,natyrisht Jo lluksi.Prandaj Rama,ne se synon ti sherbeje realisht shqiptareve,duhet te shkallmoje kete sistema kriminal pagash,qe e mban vendin nen thundren e hekurt te kapitalit primitiv.Parate jane pothuajse ne te gjithe bizneset, ,mjafton te funksionoje shteti si kudo ne boten e zhvilluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje