Fshehu pasurinë dhe kaloi para cash në kufi, shtyhet me një muaj seanca për Adriatik Llallën

9 Prill 2020, 10:56Kronika TEMA

Shtyhet seanca për ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, për shkak të situtës së krijuar prej Covid-19.

Senaca paraprake që ishte planifikuar ditën e djeshme është shtyrë me një muaj. Ish-kryeprokurori akuzohet për mosdeklarim të një shume të madhe parash në kufi.

Mësohet se ai është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale: ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Gjatë hetimeve 2 vjeçare nga ana e SPAK, për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm, rezulton se Lalla kur ka qenë në krye të detyrës ka bërë një udhëtim në Gjermani në të cilin nuk ka deklaruar një shumë të madhe parash, të cilën e ka përdorur për të shkolluar të bijën.

Aktualisht Llalla vijon të hetohet për mosdeklarim të hollash në kufi, ndërsa më herët mbi të rëndonin akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

3 komente në “Fshehu pasurinë dhe kaloi para cash në kufi, shtyhet me një muaj seanca për Adriatik Llallën”

  1. Sidrit Golemi says:

    Perse nuk pezullohen afatet juridike per keto procese gjyqesore ?

    1. – Seanca Gjyqesore ndaj Adriatik Llalla e shtyre – shkaku COVID-19,

    2. – Seanca Gjyqesore ndaj Lulezim Basha e shtyre – shkaku COVID-19,

    3. – Seanca Gjyqesore ndaj Saimir Tahiri e shtyre – shkaku COVID-19,

    4. – Seanca Gjyqesore ndaj “te fortve” pas veprimeve te OFL-se jane shtyre – shkaku COVID-19.

  2. Rustemi says:

    Mos u tallni me njerezit, ai del dhe ben selfie per t’ju thene ate qe thot Ilir Meta, se çudia madhe tre dit zgjat. Do denohet me peseqind mije leke, jo mor jo, ai duhet te tregoje se si i vuri parate dhe pasurine qe ka, te tregoje lirimin e vrasesve se do ta vrasin ato qe vrau ky ne kembim te pasurise. Te dhjefsha akuzen, talleni se s’keni bythe per t’ja nxjerre pislleqet ne emer te drejtesise. Ky eshte krye trafikant ku njemije e nje te zeza ne kembim te vdekjeve ky ka mare para. Drejtesi e tille kurre mos ardhte ne emer te SPAKut. Kjo eshte tallje, prandaj dhe ky fytyra e pin kafen oer qefe tek plaza, per ti bere karshillek popullit, pthu fare e keqe.

  3. Sali says:

    Jepini komentet o plehra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje