Presidenti kinez paralajmëron mundësinë e një vale të dytë të infeksionit COVID-19

9 Prill 2020, 12:28Bota TEMA

Presidenti kinez, Xi Jinping paralajmëroi rrezikun e një vale të dytë të infeksionit në vend nëse pandemia globale do të vazhdojë të përhapet, bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Në një takim me grupin e vendinmarrjeve të rëndësishme të partisë komuniste në Kinë, të mërkurën, Xi tha se mes presioneve në rritje në ekonominë globale, “faktorët e paqëndrueshëm dhe të pasigurt” po rriten.

Shpërthimi i koronavirusit në Kinë është nën kontroll me përjashtim të disa rasteve të transmetimit të infeksionit apo vdekjeve në javët e fundit. Të mërkurën, epiqendra e shpërthimit të infeksionit, Wuhan, përfundoi zyrtarisht izolimin.

“Ndërkohë vështirësi dhe sfida të reja janë shfaqur për rifillimin e punës në Kinë dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror “, Xinhua citon të ketë thënë presidenti kinez, Xi

XI u ka bërë thirrje autoriteteve kineze të vëzhgojnë me kujdes rastet e importuara nga jashtë dhe të parandalojnë ringjalljen e shpërthimit në shtëpi, (Kinë), raportoi Xinhua, citon CNN.

Aktualisht në të gjithë botën numërohen mbi 1.5 milionë të infektuar dhe mbi 88 mijë të vdekur.

1 komente në “Presidenti kinez paralajmëron mundësinë e një vale të dytë të infeksionit COVID-19”

  1. miri says:

    e shkatruat botën. ju lumtë. Dhe tani po shitni mend. Fëlliqësira. Por pritni edhe disa muaj. Bota nuk ha bar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje